Skip to content

Lazarus

11 vargje · 3 anëtarë të familjes

Vargje që përmendin Lazarus

  1. Ishte atëherë i sëmurë një farë Llazari nga Betania, fshati i Marisë dhe i Martës, motrës së saj.

  2. Maria ishte ajo që e vajosi me vaj erëkëndëshëm Zotin dhe ia fshiu këmbët me flokët e saj; dhe vëllai i saj, Llazari, ishte i sëmurë.

  3. Por Jezusi e donte Martën, motrën e saj dhe Llazarin.

  4. Mbasi i tha këto gjëra, shtoi: ''Mikun tonë, Llazarin e ka zënë gjumi, por unë po shkoj ta zgjoj''.

  5. Atëherë Jezusi u tha atyre haptas: ''Llazari ka vdekur.

  6. Dhe, mbasi tha këto, thirri me zë të lartë: ''Llazar, eja jashtë!''.

  7. Jezusi, pra, gjashtë ditë përpara Pashkës, erdhii në Betani, ku banonte Llazari, ai që kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej së vdekurish.

  8. Dhe aty i shtruan një darkë: Marta shërbente dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me të.

  9. Ndërkaq një turmë e madhe Judenjsh mori vesh se ai ishte atje dhe erdhi jo vetëm për shkak të Jezusit, por edhe për të parë Llazarin, te cilin ai e kishte ngjallur prej së vdekurish.

  10. Atëherë krerët e priftërinjve vendosën ta vrasin edhe Llazarin,

  11. Kështu turma, që ishte me të kur ai e kishte thirrur jashtë Llazarin nga varri dhe e kishte ringjallur prej së vdekuri, jepte dëshmi për të.