Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 2:1rreth 4 p.e.s.

    Pasi Jezusi lindi në Bethlehem të Judesë në kohën e mbretit Herod, ja që disa dijetarë nga lindja arritën në Jeruzalem,

  2. Mateu 2:2rreth 4 p.e.s.

    duke thënë: ''Ku është mbreti i Judenjve, që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në Lindje dhe erdhëm për ta adhuruar''.

  3. Mateu 2:3rreth 4 p.e.s.

    Mbreti Herod, kur dëgjoi këto fjalë, u shqetësua, dhe bashkë me të mbarë Jeruzalemi.

  4. Mateu 2:4rreth 4 p.e.s.

    Dhe, mbasi i mblodhi të gjithë krerët e priftërinjve dhe skribët e popullit, i pyeti ku duhet të lindte Krishti.

  5. Mateu 2:5rreth 4 p.e.s.

    Dhe ata i thanë: ''Në Bethlehem të Judesë, sepse kështu është shkruar nëpërmjet profetit:

  6. Mateu 2:6rreth 4 p.e.s.

    "Dhe ti, Bethlehem, tokë në Jude, nuk je aspak më e parendësishmja ndër princat e Judesë, sepse nga ti do të dalë një udhëheqës, që do të kullotë popullin tim, Izraelin"''.

  7. Mateu 2:7rreth 4 p.e.s.

    Atëherë Herodi i thirri fshehurazi dijetarët, dhe i pyeti me hollësi se kur e kishin parë yllin për herë të parë.

  8. Mateu 2:8rreth 4 p.e.s.

    Dhe i dërgoi në Bethlehem dhe tha: ''Shkoni dhe pyesni me kujdes për fëmijën; dhe, kur ta gjeni, më njoftoni që të vij edhe unë ta adhuroj''.

  9. Mateu 2:9rreth 4 p.e.s.

    Dhe ata, pasi e dëgjuan mbretin, u nisën; dhe ja, ylli që kishin parë në lindje u shkonte përpara atyre derisa u ndal përmbi vendin ku ndodhej fëmija.

  10. Mateu 2:10rreth 4 p.e.s.

    Ata, kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh.

  11. Mateu 2:11rreth 4 p.e.s.

    Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.

  12. Mateu 2:12rreth 4 p.e.s.

    Pasi Perëndia i udhëzoi në ëndërr që të mos ktheheshin te Herodi, ata u kthyen në vendin e tyre nga një rrugë tjetër.

  13. Mateu 2:13rreth 4 p.e.s.

    Tani pasi u nisën Dijetarët, ja një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr Jozefit dhe i tha: ''Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe ik në Egjipt, dhe rri aty deri sa të të lajmëroj, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë''.

  14. Mateu 2:14rreth 4 p.e.s.

    Jozefi, pra, u zgjua, mori fëmijën dhe nënën e tij natën dhe iku në Egjipt.

  15. Mateu 2:15rreth 4 p.e.s.

    Dhe qëndroi aty deri sa vdiq Herodi, që të përmbushet ç'ishte thënë nga Zoti me anë të profetit: ''E thirra birin tim nga Egjipti''.

  16. Mateu 2:16rreth 4 p.e.s.

    Atëherë Herodi, duke parë se dijetarët e kishin mashtruar, u zemërua fort dhe urdhëroi të vriten të gjithë fëmijët meshkuj që ishin në Bethlehem dhe në tërë rrethinën e tij, nga dy vjeç e poshtë,

  17. Mateu 2:17rreth 4 p.e.s.

    Atëherë u përmbush ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Jeremi që thotë:

  18. Mateu 2:18rreth 4 p.e.s.

    ''Në Ramë u dëgjua një klithmë, një vaje një qarje dhe gjëmë e madhe; Rakela vajton bijtë e saj dhe nuk pranon të ngushëllohet, sepse ata nuk janë më''.

  19. Mateu 2:19rreth 4 p.e.s.

    Pasi vdiq Herodi, ja një engjëll i Zotit i shfaqet në ëndërr Jozefit në Egjipt,

  20. Mateu 2:20rreth 4 p.e.s.

    dhe i thotë: ''Çohu, merr fëmijën dhe nënën e tij dhe shko në vendin e Izraelit, sepse ata që donin ta vrisnin fëmijën kanë vdekur''.

  21. Mateu 2:21rreth 4 p.e.s.

    Dhe ai u çua, mori fëmijën dhe nënën e tij dhe shkoi në vendin e Izraelit;

  22. Mateu 2:22rreth 4 p.e.s.

    por, kur dëgjoi se Arkelau mbretëronte në Judë në vend të Herodit, atit të tij, pati frikë të shkojë atje. Dhe, mbasi u udhëzua nga Perëndia në ëndërr, iku në krahinën e Galilesë,

  23. Mateu 2:23rreth 4 p.e.s.

    dhe, mbasi arriti atje, zuri vend në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: ''Ai do të quhet Nazareas''.

  24. Mateu 3:1rreth 26 e.s.

    Tani në ato ditë erdhi Gjon Pagëzori, që predikonte në shkretëtirën e Judesë,

  25. Mateu 3:2rreth 26 e.s.

    dhe thoshte: ''Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!''