- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Mateu 4:11rreth 26 e.s.
Atëherë djalli e la; dhe ja, u afruan engjëjt dhe i shërbenin.
- Mateu 4:12rreth 26 e.s.
Jezusi, mbasi dëgjoi se Gjonin e kishin futur në burg, u tërhoq në Galile.
- Mateu 4:13rreth 26 e.s.
Pastaj la Nazaretin dhe shkoi të banojë në Kapernaum, qytet bregdetar, në kufijtë të Zabulonit dhe të Neftalit,
- Mateu 4:14rreth 26 e.s.
që të përmbushej ç'ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia kur tha:
- Mateu 4:15rreth 26 e.s.
''Toka e Zabulonit, toka e Neftalit, mbi bregun e detit, krahina përtej Jordanit, Galileja e paganëve,
- Mateu 4:16rreth 26 e.s.
populli që dergjej në errësirë ka parë një dritë të madhe, dhe përmbi ata që dergjeshin në krahinë dhe në hijen e vdekjes, doli drita''.
- Mateu 4:17rreth 26 e.s.
Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: ''Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!''.
- Mateu 4:18rreth 26 e.s.
Duke ecur gjatë bregut të detit të Galilesë, Jezusi pa dy vëllezër: Simonin, të quajtur Pjetër, dhe Andrean, të vëllanë, të cilët po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë;
- Mateu 4:19rreth 26 e.s.
dhe u tha atyre: ''Ndiqmëni dhe unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish''.
- Mateu 4:20rreth 26 e.s.
Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.
- Mateu 4:21rreth 26 e.s.
Dhe, duke vazhduar rrugën, pa dy vëllezër të tjerë: Jakobin, birin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, në barkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke ndrequr rrjetat; dhe i thirri.
- Mateu 4:22rreth 26 e.s.
Dhe ata lanë menjëherë barkën dhe atin e tyre dhe i shkuan pas.
- Mateu 4:23rreth 26 e.s.
Jezusi shkonte kudo nëpër Galile, duke mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje dhe çdo lëngatë në popull.
- Mateu 4:24rreth 26 e.s.
Dhe fama e tij u përhap në gjithë Sirinë; dhe i sillnin të gjithë të sëmurët që vuanin nga lëngata dhe dhimbje të ndryshme, të demonizuar, epileptikë dhe paralitikë; dhe ai i shëronte.
- Mateu 4:25rreth 26 e.s.
Dhe një mori e madhe njerëzish i shkonte pas, nga Galileja, nga Dekapoli, nga Jeruzalemi, nga Judeja dhe nga përtej Jordanit.
- Mateu 5:1rreth 31 e.s.
Dhe ai, kur pa turmat, u ngjit në mal dhe, pasi u ul, iu afruan dishepujt e tij.
- Mateu 5:2rreth 31 e.s.
Atëherë ai hapi gojën dhe i mësoi duke u thënë:
- Mateu 5:3rreth 31 e.s.
''Lum skamësit në frymë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.
- Mateu 5:4rreth 31 e.s.
Lum ata që vajtojnë, sepse ata do të ngushëllohen.
- Mateu 5:5rreth 31 e.s.
Lum ata që janë zemërbutë, sepse ata do ta trashëgojnë tokën.
- Mateu 5:6rreth 31 e.s.
Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen.
- Mateu 5:7rreth 31 e.s.
Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse ata do të gjejnë mëshirë.
- Mateu 5:8rreth 31 e.s.
Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.
- Mateu 5:9rreth 31 e.s.
Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.
- Mateu 5:10rreth 31 e.s.
Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë, sepse e tyre është mbretëria e qiejve.