Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 5:36rreth 31 e.s.

    Mos u beto as për kokën tënde, sepse nuk ke fuqi të zbardhësh ose të nxish qoftë edhe një fije floku;

  2. Mateu 5:37rreth 31 e.s.

    Por fjala jote të jetë: Po, po; jo, jo; gjithçka më tepër vjen nga i ligu.

  3. Mateu 5:38rreth 31 e.s.

    Ju keni dëgjuar se qe thënë: "Sy për sy dhe dhëmb për dhëmb".

  4. Mateu 5:39rreth 31 e.s.

    Por unë po ju them: Mos i rezisto të ligut; madje, në qoftë se dikush të qëllon mbi faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën,

  5. Mateu 5:40rreth 31 e.s.

    dhe në qoftë se dikush do të të nxjerrë në gjyq për të të marrë tunikën, jepi edhe mantelin.

  6. Mateu 5:41rreth 31 e.s.

    Dhe në qoftë se dikush të detyron të ecësh një milje, ti bëji dy me të.

  7. Mateu 5:42rreth 31 e.s.

    Jepi atij që të kërkon, dhe mos refuzo t'i japësh atij që të kërkon hua.

  8. Mateu 5:43rreth 31 e.s.

    Ju keni dëgjuar se qe thënë: "Duaje të afërmin tënd dhe urreje armikun tënd".

  9. Mateu 5:44rreth 31 e.s.

    Por unë po ju them: "Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin,

  10. Mateu 5:45rreth 31 e.s.

    për të qenë bij të Atit tuaj, që është në qiej, sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët.

  11. Mateu 5:46rreth 31 e.s.

    Sepse, po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?

  12. Mateu 5:47rreth 31 e.s.

    Dhe nëse përshendetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni të veçantë? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?

  13. Mateu 5:48rreth 31 e.s.

    Jini, pra, të përkryer, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, që është në qiej''.

  14. Mateu 6:1rreth 31 e.s.

    ''Mos e jepni lëmoshën tuaj para njerëzve, me qëllim që ata t'ju admirojnë; përndryshe nuk do të shpërbleheni te Ati juaj, që është në qiej.

  15. Mateu 6:2rreth 31 e.s.

    Kur do të japësh lëmoshë, pra, mos i bjer borisë para teje, ashtu siç bëjnë hipokritët në sinagoga dhe në rrugët, për të qenë të nderuar nga njerëzit; në të vërtetë ju them, se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.

  16. Mateu 6:3rreth 31 e.s.

    Madje kur jep lëmoshë, e majta jote të mos dijë ç'bën e djathta,

  17. Mateu 6:4rreth 31 e.s.

    që lëmosha jote të jepet fshehurazi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas.

  18. Mateu 6:5rreth 31 e.s.

    Dhe kur ti lutesh, mos u bëj si hipokritët, sepse atyre u pëlqen të luten në këmbë në sinagoga dhe në sheshet e rrugëve, në mënyrë që njerëzit t'i shohin; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.

  19. Mateu 6:6rreth 31 e.s.

    Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht.

  20. Mateu 6:7rreth 31 e.s.

    Por kur ju luteni, mos përdorni përsëritje të kota siç bëjnë paganët, sepse ata mendojnë se do t'u plotësohet lutja se kanë përdorur shumë fjalë.

  21. Mateu 6:8rreth 31 e.s.

    Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t'i kërkoni.

  22. Mateu 6:9rreth 31 e.s.

    Ju, pra, lutuni kështu: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.

  23. Mateu 6:10rreth 31 e.s.

    Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.

  24. Mateu 6:11rreth 31 e.s.

    Bukën tonë të përditshme na e jep sot.

  25. Mateu 6:12rreth 31 e.s.

    Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë.