- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Mateu 7:4rreth 31 e.s.
Ose, si mund t'i thuash vëllait tënd: "Dale të të heq lëmishten nga syri", kur ke një tra në syrin tënd?
- Mateu 7:5rreth 31 e.s.
O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd.
- Mateu 7:6rreth 31 e.s.
Mos u jepni qenve ç'është e shenjtë dhe mos i hidhni margaritarët tuaj para derrave, që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen kundër jush dhe t'ju shqyejnë.
- Mateu 7:7rreth 31 e.s.
Lypni dhe do t'ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t'ju çelet.
- Mateu 7:8rreth 31 e.s.
Sepse kush lyp merr, kush kërkon gjen dhe do t'i çelet atij që troket.
- Mateu 7:9rreth 31 e.s.
A ka midis jush ndonjë njeri që, po t'i kërkojë i biri bukë, t'i japë një gur?
- Mateu 7:10rreth 31 e.s.
Ose po t'i kërkojë një peshk, t'i japë një gjarpër?
- Mateu 7:11rreth 31 e.s.
Në qoftë se ju, që jeni të këqij, dini t'u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj, që është në qiej, do t'u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë.
- Mateu 7:12rreth 31 e.s.
Gjithçka, pra, që ju dëshironi t'ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre, sepse ky është ligji dhe profetët.
- Mateu 7:13rreth 31 e.s.
Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjërë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të.
- Mateu 7:14rreth 31 e.s.
Përkundrazi sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë!
- Mateu 7:15rreth 31 e.s.
Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë.
- Mateu 7:16rreth 31 e.s.
Ju do t'i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat?
- Mateu 7:17rreth 31 e.s.
Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira; por druri i keq prodhon fryte të këqija.
- Mateu 7:18rreth 31 e.s.
Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira.
- Mateu 7:19rreth 31 e.s.
Çdo dru që nuk jep fryt të mirë pritet dhe hidhet në zjarr.
- Mateu 7:20rreth 31 e.s.
Ju, pra, do t'i njihni profetët nga frytet e tyre.
- Mateu 7:21rreth 31 e.s.
Jo çdo njeri që më thotë: "Zot, Zot" do të hyjë në mbretërinë e qieve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej.
- Mateu 7:22rreth 31 e.s.
Shumë do të më thonë atë ditë: "O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?".
- Mateu 7:23rreth 31 e.s.
Dhe atëherë unë do t'u sqaroj atyre: "Unë s'ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi".
- Mateu 7:24rreth 31 e.s.
Prandaj, ai që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në praktikë, mund të krahasohet prej meje me një njeri të zgjuar, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi shkëmb.
- Mateu 7:25rreth 31 e.s.
Ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; por ajo nuk u shemb, sepse ishte themeluar mbi shkëmb.
- Mateu 7:26rreth 31 e.s.
Përkundrazi ai që i dëgjon këto fjalë dhe nuk i vë në praktikë, do të krahasohet me një njeri budalla, që e ka ndërtuar shtëpinë e tij mbi rërë.
- Mateu 7:27rreth 31 e.s.
Më pas ra shiu, erdhi përmbytja, frynë erërat dhe u përplasën mbi atë shtëpi; ajo u shemb dhe rrënimi i saj qe i madh''.
- Mateu 7:28rreth 31 e.s.
Tani kur Jezusi i mbaroi këto fjalë, turmat mbetën të habitura nga doktrina e tij,