Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 8:25rreth 31 e.s.

    Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe e zgjuan duke i thënë: ''O Zot, na shpëto, ne po mbarojmë!''

  2. Mateu 8:26rreth 31 e.s.

    Por ai u tha atyre: ''Pse keni frikë, o njerëz besimpakë?''. Dhe, pasi u ngrit, qortoi erërat dhe detin, dhe u bë bunacë e madhe.

  3. Mateu 8:27rreth 31 e.s.

    Atëherë njërëzit u mrekulluan dhe thoshnin: ''Kush është ky, të cilit po i binden deti dhe erërat?''.

  4. Mateu 8:28rreth 31 e.s.

    Dhe kur arriti në bregun tjetër, në krahinën e Gergesenasve, i dolën para dy të demonizuar, që kishin dalë nga varret, dhe ishin aq të tërbuar sa që askush nuk mund të kalonte në atë udhë.

  5. Mateu 8:29rreth 31 e.s.

    Dhe ja, ata filluan të bërtasin duke thënë: ''Ç'është mes nesh dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë? Mos ke ardhur këtu të na mundosh para kohe?''.

  6. Mateu 8:30rreth 31 e.s.

    Jo larg tyre një tufë e madhe derrash po kulloste.

  7. Mateu 8:31rreth 31 e.s.

    Dhe demonët iu lutën duke i thënë: ''Në qoftë se na dëbon, na lejo të shkojmë në atë tufë derrash''.

  8. Mateu 8:32rreth 31 e.s.

    Dhe ai u tha atyre: ''Shkoni!''. Kështu ata, pasi dolën, hynë në atë tufë derrash; dhe ja, gjithë ajo tufë u hodh nga gremina në det, dhe u mbyt në ujë.

  9. Mateu 8:33rreth 31 e.s.

    Dhe ata që i kullotnin ikën dhe, kur shkuan në qytet, i treguan të gjitha këto gjëra, duke përfshirë ngjarjen e të demonizuarve.

  10. Mateu 8:34rreth 31 e.s.

    Dhe ja, gjithë qyteti i doli para Jezusit; dhe, kur e panë, iu lutën që të largohej prej vendit të tyre.

  11. Mateu 9:1rreth 31 e.s.

    Dhe ai, pasi hipi në barkë, kaloi në bregun tjetër dhe erdhi në qytetin e vet.

  12. Mateu 9:2rreth 31 e.s.

    Dhe ja, iu paraqit një paralitik i shtrirë në vig; dhe Jezusi, kur pa besimin që kishin ata, i tha paralitikut: ''Merr zemër, o bir, mëkatet e tua të janë falur!''

  13. Mateu 9:3rreth 31 e.s.

    Atëherë disa skribë thanë me vete: ''Ky po blasfemon!''.

  14. Mateu 9:4rreth 31 e.s.

    Por Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, tha: ''Pse mendoni gjëra të mbrapështa në zemrat tuaja?

  15. Mateu 9:5rreth 31 e.s.

    Në fakt, ç'është më e lehtë, të thuash: "Mëkatet e tua të janë falur", apo: "Çohu dhe ec"?

  16. Mateu 9:6rreth 31 e.s.

    Tani, që ta dini se Biri i njeriut ka autoritet në tokë të falë mëkatet: Çohu (i tha paralitikut), merr vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde''.

  17. Mateu 9:7rreth 31 e.s.

    Dhe ai u çua dhe shkoi në shtëpinë e vet.

  18. Mateu 9:8rreth 31 e.s.

    Turmat, kur e panë këtë, u çuditën dhe lëvdonin Perëndinë, që u kishte dhënë pushtet të tillë njerëzve.

  19. Mateu 9:9rreth 31 e.s.

    Pastaj Jezusi, duke shkuar tutje, pa një burrë që rrinte në doganë, i quajtur Mate, dhe i tha: ''Ndiqmë!''. Dhe ai u çua dhe e ndoqi.

  20. Mateu 9:10rreth 31 e.s.

    Dhe ndodhi që, kur Jezusi u ul në tryezë në shtëpi, erdhën shumë tagrambledhës dhe mëkatarë dhe u ulën në tryezë bashkë me të dhe me dishepujt e tij.

  21. Mateu 9:11rreth 31 e.s.

    Farisenjtë, kur e panë këtë, u thanë dishepujve të tij: ''Pse Mësuesi juaj ha bukë me tagrambledhësit dhe me mëkatarët?''.

  22. Mateu 9:12rreth 31 e.s.

    Jezusi, mbasi i dëgjoi, u tha atyre: ''Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët.

  23. Mateu 9:13rreth 31 e.s.

    Tani shkoni dhe mësoni ç'do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime". Sepse unë nuk erdha për të thirrur në pendim të drejtët, por mëkatarët''.

  24. Mateu 9:14rreth 31 e.s.

    Atëherë iu afruan dishepujt e Gjonit dhe i thanë: ''Pse ne dhe farisenjtë agjërojmë shpesh, ndërsa dishepujt e tu nuk agjërojnë?''.

  25. Mateu 9:15rreth 31 e.s.

    Dhe Jezusi u tha atyre: ''A mund të mbajnë zi dasmorët, ndërsa dhëndërri është midis tyre? Por do të vijë koha kur do t'ua marrin dhëndërrin dhe atëherë ata do të agjërojnë.