circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Mateu 10:3rreth 33 e.s.
Filipi dhe Bartolomeu; Thomai dhe Mateu tagrambledhësi, Jakobi i Alfeut dhe Lebeu, i mbiquajtur Tade;
- Mateu 10:4rreth 33 e.s.
Simon Kananeasi dhe Judë Iskarioti, ai që më pas e tradhtoi.
- Mateu 10:5rreth 33 e.s.
Këta janë të dymbëdhjetët që Jezusi i dërgoi mbasi u dha këto urdhëra: ''Mos shkoni ndër paganë dhe mos hyni në asnjë qytet të Samaritanëve,
- Mateu 10:6rreth 33 e.s.
por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.
- Mateu 10:7rreth 33 e.s.
Shkoni dhe predikoni duke thënë: "Mbretëria e qiejve u afrua".
- Mateu 10:8rreth 33 e.s.
Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët; falas morët, falas jepni.
- Mateu 10:9rreth 33 e.s.
Mos grumbulloni ar, as argjend as bakër në qesen tuaj,
- Mateu 10:10rreth 33 e.s.
as trasta për udhë, as dy palë tunika, as sandale, as shkop, sepse punëtori është i denjë për ushqimin e vet.
- Mateu 10:11rreth 33 e.s.
Në çfarëdo qytet ose fshat që të hyni, pyetni në se ka aty ndonjë njeri të denjë dhe banoni tek ai deri sa të niseni.
- Mateu 10:12rreth 33 e.s.
Dhe kur hyni në shtëpi, e përshëndetni.
- Mateu 10:13rreth 33 e.s.
Dhe në se ajo shtëpi është e denjë, le të vijë paqja juaj mbi të; por, në se nuk është e denjë, paqja juaj le të kthehet përsëri tek ju.
- Mateu 10:14rreth 33 e.s.
Dhe në se dikush nuk ju pret dhe nuk i dëgjon fjalët tuaja, duke dalë nga ajo shtëpi ose nga ai qytet, shkundni pluhurin nga këmbët tuaja.
- Mateu 10:15rreth 33 e.s.
Dhe në të vërtetë po ju them se ditën e gjyqit, vendi i Sodomës dhe i Gomorës do të trajtohet me më shumë tolerancë se ai qytet.
- Mateu 10:16rreth 33 e.s.
Ja, unë po ju dërgoj si dele në mes të ujqërve; jini, pra, të mënçur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat.
- Mateu 10:17rreth 33 e.s.
Por ruhuni nga njerëzit, sepse do t'ju zvarrisin përpara sinedrave të tyre dhe do t'ju fshikullojnë në sinagogat e tyre.
- Mateu 10:18rreth 33 e.s.
Dhe do t'ju çojnë përpara guvernatorëve dhe përpara mbretërve për shkakun tim, për të dëshmuar para tyre dhe para johebrenjve.
- Mateu 10:19rreth 33 e.s.
Dhe, kur t'ju dorëzojnë në duart e tyre, mos u shqetësoni se çfarë dhe si do të flisni; sepse në atë çast do t'ju jepet se çfarë duhet të thoni;
- Mateu 10:20rreth 33 e.s.
sepse nuk do të jeni ju që do të flisni, por Fryma e Atit tuaj që do të flasë në ju.
- Mateu 10:21rreth 33 e.s.
Tani vëllai do të dorëzojë vëllanë në vdekje dhe ati të birin; dhe bijtë do të çohen kundër prindërve dhe do t'i vrasin.
- Mateu 10:22rreth 33 e.s.
Dhe të gjithë do t'ju urrejnë për shkak të emrit tim; por ai që do të qëndrojë deri në fund, do të shpëtojë.
- Mateu 10:23rreth 33 e.s.
Por kur do t'ju përndjekin në një qytet, ikni në një tjetër, sepse në të vërtetë ju them se nuk do të përfundoni së përshkuari qytetet e Izraelit, para se të vijë Biri i njeriut.
- Mateu 10:24rreth 33 e.s.
Dishepulli nuk del mbi mësuesin, as shërbëtori mbi zotin e tij.
- Mateu 10:25rreth 33 e.s.
I mjafton dishepullit të bëhet si mësuesi i tij dhe shërbëtorit të bëhet si zotëria e tij. Në se të zotin e shtëpisë e quajtën Beelzebub, aq më tepër do t'i quajnë ashtu ata të shtëpisë së tij!
- Mateu 10:26rreth 33 e.s.
Mos ia kini frikën pra, sepse nuk ka gjë të fshehtë që të mos zbulohet dhe asnjë sekret që nuk do të nijhet.
- Mateu 10:27rreth 33 e.s.
Atë që unë ju them në terr, e thoni në dritë; dhe atë që dëgjoni të thënë në vesh, predikojeni mbi çatitë.