Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 10:28rreth 33 e.s.

    Dhe mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin; kini frikë më tepër nga ai që mund t'ua humbë shpirtin dhe trupin në Gehena.

  2. Mateu 10:29rreth 33 e.s.

    A nuk shiten vallë dy harabela për një aspër? Dhe, megjithatë asnjë prej tyre nuk bie për tokë pa dashjen e Atit tuaj.

  3. Mateu 10:30rreth 33 e.s.

    Sa për ju, madje edhe të gjitha fijet e flokëve të kokës suaj janë të numëruara.

  4. Mateu 10:31rreth 33 e.s.

    Mos kini frikë, pra; ju vleni më tepër se shumë harabela.

  5. Mateu 10:32rreth 33 e.s.

    Prandaj kushdo që do të më rrëfenjë përpara njerëzve, dhe unë do ta rrëfejë përpara Atit tim që është në qiej.

  6. Mateu 10:33rreth 33 e.s.

    Por kushdo që do të më mohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta mohoj përpara Atit tim që është në qiej''.

  7. Mateu 10:34rreth 33 e.s.

    ''Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën.

  8. Mateu 10:35rreth 33 e.s.

    Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra,

  9. Mateu 10:36rreth 33 e.s.

    dhe armiqt e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet.

  10. Mateu 10:37rreth 33 e.s.

    Ai që e do të atin ose nënën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua.

  11. Mateu 10:38rreth 33 e.s.

    Dhe ai që nuk e merr kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua.

  12. Mateu 10:39rreth 33 e.s.

    Kush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri.

  13. Mateu 10:40rreth 33 e.s.

    Ai që ju pranon, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar.

  14. Mateu 10:41rreth 33 e.s.

    Ai që pranon një profet në emër të një profeti, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; dhe ai që pranon të drejtin në emër të të drejtit, do të marrë shpërblimin që i takon të drejtit.

  15. Mateu 10:42rreth 33 e.s.

    Dhe kushdo që i jep për të pirë qoftë edhe vetëm një gotë uji të freskët ndonjërit prej këtyre të vegjëlve në emër të një dishepulli, në të vërtetë ju them, që ai nuk do të humbë aspak shpërblimin e tij''.

  16. Mateu 11:1rreth 31 e.s.

    Mbasi Jezusi përfundoi dhënien e porosive të tij dymbëdhjetë dishepujve të vet, u largua nga ai vend, për të mësuar dhe për të predikuar në qytetet e tyre.

  17. Mateu 11:2rreth 31 e.s.

    Por Gjoni, që kishte dëgjuar në burg të flitej për veprat e Krishtit, dërgoi dy nga dishepujt e vet për t'i thënë:

  18. Mateu 11:3rreth 31 e.s.

    ''A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?''

  19. Mateu 11:4rreth 31 e.s.

    Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Shkoni dhe i tregoni Gjonit gjërat që dëgjoni dhe shikoni:

  20. Mateu 11:5rreth 31 e.s.

    Të verbërit po shohin, të çalët po ecin, lebrozët janë pastruar dhe të shurdhërit po dëgjojnë; të vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet të varfërve.

  21. Mateu 11:6rreth 31 e.s.

    Lum ai që nuk do të skandalizohet nga unë!''.

  22. Mateu 11:7rreth 31 e.s.

    Dhe kur ata po largoheshin, Jezusi nisi t'u thotë turmave për Gjonin: ''Çfarë keni dalë të shikoni në shkretëtirë? Kallamin që e tund era?

  23. Mateu 11:8rreth 31 e.s.

    Por çfarë keni dalë të shikoni? Njeriun e mbështjellur me rroba të buta? Ja, ata që veshin rroba të buta banojnë në pallatet mbretërore.

  24. Mateu 11:9rreth 31 e.s.

    Atëherë, pra, ç'dolët të shikoni? Një profet? Po, ju them: ai është më shumë se një profet.

  25. Mateu 11:10rreth 31 e.s.

    Sepse ky është ai për të cilin është shkruar: "Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës sate; ai do ta bëjë gati rrugën tënde para teje".