circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Mateu 12:6rreth 31 e.s.
Dhe unë po ju them se këtu është një më i madh se tempulli.
- Mateu 12:7rreth 31 e.s.
Dhe, po të dinit se çfarë do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime", nuk do të kishit dënuar të pafajshmit.
- Mateu 12:8rreth 31 e.s.
Sepse Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës''.
- Mateu 12:9rreth 31 e.s.
Pastaj, mbasi u largua që andej, hyri në sinagogën e tyre;
- Mateu 12:10rreth 31 e.s.
dhe ja, aty ishte një burrë të cilit i qe tharë dora. Ata e pyetën Jezusin, me qëllim që ta padisin më pas: ''A është e lejueshme që dikush të shërojë ditën e shtunë?''.
- Mateu 12:11rreth 31 e.s.
Dhe ai u tha atyre: ''A ka ndonjë prej jush që ka një dele, dhe ajo bie në një gropë ditën e shtunë, dhe e ai nuk shkon ta nxjerrë jashtë?
- Mateu 12:12rreth 31 e.s.
E, pra, sa më i vlefshëm është njeriu se delja! A është, pra, e lejueshme të bësh të mirën të shtunën?''.
- Mateu 12:13rreth 31 e.s.
Atëherë ai i tha atij burri: ''Shtrije dorën tënde!''. Dhe ai e shtriu dhe ajo iu shëndosh si tjetra.
- Mateu 12:14rreth 31 e.s.
Por farisenjtë, mbasi dolën jashtë, bënin këshill kundër tij si ta vrasin.
- Mateu 12:15rreth 31 e.s.
Por kur Jezusi e mori vesh u largua prej andej dhe turma të mëdha e ndiqnin dhe ai i shëroi të gjithë,
- Mateu 12:16rreth 31 e.s.
dhe i urdhëroi ata rreptësisht të mos thonin kush ishte ai,
- Mateu 12:17rreth 31 e.s.
me qëllim që të përmbushej ç'ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia që thotë:
- Mateu 12:18rreth 31 e.s.
''Ja shërbëtori im, që unë e zgjodha; i dashuri im, në të cilin shpirti im është i kënaqur. Unë do ta vë Frymën tim mbi të dhe ai do t'u shpall drejtësinë popujve.
- Mateu 12:19rreth 31 e.s.
Ai nuk do të zihet dhe as nuk do të bërtasë dhe askush nuk do t'ia dëgjojë zërin e tij nëpër sheshe.
- Mateu 12:20rreth 31 e.s.
Ai nuk do ta thërmojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym, deri sa të mos e ketë bërë të triumfojë drejtësinë.
- Mateu 12:21rreth 31 e.s.
Dhe njerëzit do të shpresojnë në emrin e tij''.
- Mateu 12:22rreth 31 e.s.
Atëherë i paraqitën një të idemonizuar, që ishte i verbër dhe memec; dhe ai e shëroi, kështu që i verbëri e memeci fliste dhe shikonte.
- Mateu 12:23rreth 31 e.s.
Dhe mbarë turmat çuditeshin dhe thonin: ''A mos është ky i Biri i Davidit?''.
- Mateu 12:24rreth 31 e.s.
Por farisenjtë, kur e dëgjuan këtë, thanë: ''Ky i dëbon demonët vetëm me fuqinë e Beelzebubit, princit të demonëve''.
- Mateu 12:25rreth 31 e.s.
Dhe Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, u tha: ''Çdo mbretëri, që përçahet në vetvete, shkon drejt shkatërrimit; dhe çdo qytet ose shtëpi, që përçahet në vetvete, nuk shkon gjatë.
- Mateu 12:26rreth 31 e.s.
Atëherë, në qoftë se Satani dëbon Satanë, ai është përçarë në vetvete, dhe si mund të qëndrojë mbretëria e tij?
- Mateu 12:27rreth 31 e.s.
Dhe në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Beelzebubit, me ndihmën e kujt i dëbojnë bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.
- Mateu 12:28rreth 31 e.s.
Por, në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Frymës së Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur në mes tuaj.
- Mateu 12:29rreth 31 e.s.
Ose, si mund të hyjë dikush në shtëpinë e të fuqishmit dhe t'i grabisë pasurinë, po të mos e ketë lidhur më parë të fuqishmin? Vetëm atëherë ai do të mund t'ia plaçkisë shtëpinë.
- Mateu 12:30rreth 31 e.s.
Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh.