Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 13:6rreth 31 e.s.

    por kur doli dielli u fishk dhe u tha sepse s'kishte rrënjë.

  2. Mateu 13:7rreth 31 e.s.

    Një pjesë tjetër ra midis ferrave dhe ferrat u rritën dhe ia zunë frymën.

  3. Mateu 13:8rreth 31 e.s.

    Një tjetër ra në tokë të mirë dhe dha fryt duke dhënë njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish dhe tjetra tridhjetëfish.

  4. Mateu 13:9rreth 31 e.s.

    Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjojë!''.

  5. Mateu 13:10rreth 31 e.s.

    Atëherë dishepujt iu afruan dhe i thanë: ''Pse po u flet atyre me shëmbëlltyrë?''.

  6. Mateu 13:11rreth 31 e.s.

    Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: ''Sepse juve ju është dhënë mundësia të njihni të fshehtat e mbretërisë së qiejve, ndërsa atyre nuk u është dhënë.

  7. Mateu 13:12rreth 31 e.s.

    Sepse atij që ka, do t'i jepet dhe do të ketë bollëk; ndërsa atij që nuk ka, do t'i merret edhe ajo që ka.

  8. Mateu 13:13rreth 31 e.s.

    Prandaj unë u flas atyre me shëmbëll-tyrë, sepse duke parë nuk shohin, dhe duke dëgjuar nuk dëgjojnë as nuk kuptojnë.

  9. Mateu 13:14rreth 31 e.s.

    Kështu ndër ta përmbushet profecia e Isaias, që thotë: "Ju do të dëgjoni, por nuk do të kuptoni, do të vështroni, por nuk do të shikoni.

  10. Mateu 13:15rreth 31 e.s.

    Sepse zemra e këtij populli është bërë e pandjeshme, ata janë bërë të rëndë nga veshët dhe kanë mbyllur sytë, që nuk shohin me sy dhe nuk dëgjojnë me vesh, dhe nuk gjykojnë me zemër dhe nuk kthehen, dhe unë t'i shëroj.

  11. Mateu 13:16rreth 31 e.s.

    Por lum sytë tuaj që shohin dhe veshët tuaj që dëgjojnë.

  12. Mateu 13:17rreth 31 e.s.

    Sepse në të vërtetë ju them se shumë profetë dhe të drejtë deshën t'i shohin gjërat që ju po shihni dhe nuk i panë, dhe t'i dëgjojnë gjërat që ju dëgjoni dhe nuk i dëgjuan!

  13. Mateu 13:18rreth 31 e.s.

    Juve pra kuptoni shëmbëlltyrën e mbjellësit.

  14. Mateu 13:19rreth 31 e.s.

    Kur dikush dëgjon fjalën e mbretërisë dhe nuk e kupton, vjen i ligu dhe i merr atë që ishte mbjellë në zemrën e tij. Ky është ai njeri që ka marrë fara përgjatë rrugës.

  15. Mateu 13:20rreth 31 e.s.

    Dhe ai që ka marrë farën nëpër gurishte, është ai që dëgjon fjalën dhe e pranon menjëherë me gëzim;

  16. Mateu 13:21rreth 31 e.s.

    por, nuk ka rrënjë në vete, dhe është për pak kohë; dhe kur vijnë mundimi ose përndjekja për shkak të fjalës, skandalizohet menjëherë.

  17. Mateu 13:22rreth 31 e.s.

    Dhe ai që ka marrë farën midis ferrave është ai që e dëgjon fjalën, por shqetësimet e kësaj bote dhe mashtrimet e pasurisë ia mbysin fjalën; dhe ajo bëhet e pafrytshme.

  18. Mateu 13:23rreth 31 e.s.

    Por ai që merr farën në tokë të mirë, është ai që e dëgjon fjalën, e kupton dhe jep fryt; dhe prodhon njëri njëqindfish, tjetri gjashtëdhjetëfish dhe tjetri tridhjetëfish.

  19. Mateu 13:24rreth 31 e.s.

    Ai u propozoi atyre një shëmbëlltyrë tjetër: ''Mbretëria e qiejve i ngjan një njeriu që mbolli farë të mirë në arën e vet.

  20. Mateu 13:25rreth 31 e.s.

    Por, ndërsa njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjër nëpër grurë dhe iku.

  21. Mateu 13:26rreth 31 e.s.

    Kur më pas gruri u rrit dhe jepte fryt u duk edhe egjra.

  22. Mateu 13:27rreth 31 e.s.

    Dhe shërbëtorët e padronit të shtëpisë iu afruan atij dhe i thanë: "Zot, a nuk ke mbjellë farë të mirë në arën tënde? Vallë nga doli egjra?

  23. Mateu 13:28rreth 31 e.s.

    Dhe ai u tha atyre: "Këtë e ka bërë armiku". Atëherë shërbëtorët i thanë: "A do ti të shkojmë e ta shkulim?".

  24. Mateu 13:29rreth 31 e.s.

    Por ai tha: "Jo, kam frikë se, duke shkulur egjrën, bashkë me të, do të shkulni edhe grurin.

  25. Mateu 13:30rreth 31 e.s.

    I lini të rriten bashkë deri në të korra. Në kohën e korrjes unë do t'u them korrësve: Mblidhni më parë egjrën, lidheni në duaj për ta djegur; por grurin futeni në hambarin tim"''.