circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Mateu 13:56rreth 31 e.s.
Dhe motrat e tij nuk janë të gjitha ndër ne? Atëherë nga i erdhën këtij të gjitha këto?''.
- Mateu 13:57rreth 31 e.s.
Dhe skandalizoheshin me të. Por Jezusi u tha atyre: ''Asnjë profet nuk përçmohet, veçse në vendlindjen e vet dhe në shtëpinë e vet''.
- Mateu 13:58rreth 31 e.s.
Dhe, për shkak të mosbesimit të tyre, ai nuk bëri aty shumë vepra të pushtetshme.
- Mateu 14:1rreth 32 e.s.
Në atë kohë Herodi, tetrarku, mori vesh famën e Jezusit,
- Mateu 14:2rreth 32 e.s.
dhe u tha shërbëtorëve të vet: ''Ky është Gjon Pagëzori; ai u ngjall së vdekuri dhe prandaj fuqitë e mbinatyrshme veprojnë në të''.
- Mateu 14:3rreth 32 e.s.
Herodi, në fakt, e kishte arrestuar Gjonin, i kishte hedhur prangat dhe e kishte futur në burg, për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të vet.
- Mateu 14:4rreth 32 e.s.
Sepse Gjoni i thoshte: ''Nuk është e lejueshme të bashkëjetosh me të!''.
- Mateu 14:5rreth 32 e.s.
Dhe, ndonëse donte ta vriste, Herodi kishte frikë nga populli që e konsideronte Gjonin profet.
- Mateu 14:6rreth 32 e.s.
Kur po festohej ditëlindja e Herodit, e bija e Herodiadës vallëzoi përpara tij dhe i pëlqeu Herodit
- Mateu 14:7rreth 32 e.s.
aq shumë, sa ai i premtoi asaj me betim se do t'i jepte çfarëdo që t'i kërkonte.
- Mateu 14:8rreth 32 e.s.
Dhe ajo, e shtyrë nga e ëma, tha: ''Ma jep këtu, mbi një pjatë, kokën e Gjon Pagëzorit''.
- Mateu 14:9rreth 32 e.s.
Mbretit i erdhi keq, po për shkak të betimit dhe të ftuarve që ishin me të në tryezë, urdhëroi që t'ia japin.
- Mateu 14:10rreth 32 e.s.
Kështu dërgoi dikë për t'i prerë kokën Gjon Pagëzorit në burg;
- Mateu 14:11rreth 32 e.s.
dhe kokën e tij e prunë mbi një pjatë dhe ia dhanë vajzës; ajo ia çoi s'ëmës.
- Mateu 14:12rreth 32 e.s.
Pastaj erdhën dishepujt e tij, e morën trupin dhe e varrosën, mandej ata shkuan dhe ia treguan ngjarjen Jezusit.
- Mateu 14:13rreth 32 e.s.
Kur Jezusi i dëgjoi këto, u nis që andej me një barkë dhe u tërhoq në vetmi, në një vend të shkretë. Dhe turmat, kur e morën vesh, e ndiqnin në këmbë nga qytetet.
- Mateu 14:14rreth 32 e.s.
Dhe Jezusi, kur doli nga barka, pa një turmë të madhe, pati dhembshuri për të dhe shëroi ata që ishin të sëmurë.
- Mateu 14:15rreth 32 e.s.
Pastaj në mbrëmje dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: ''Ky vend është i shkretë dhe u bë vonë; lejo turmat të shkojnë nëpër fshatra për të blerë ushqime''.
- Mateu 14:16rreth 32 e.s.
Por Jezusi u tha atyre: ''Nuk është nevoja të shkojnë; u jepni juve të hanë''.
- Mateu 14:17rreth 32 e.s.
Dhe ata i thanë: ''Ne këtu nuk kemi tjetër përveç pesë bukë dhe dy peshq''.
- Mateu 14:18rreth 32 e.s.
Dhe ai u tha: ''M'i sillni këtu''.
- Mateu 14:19rreth 32 e.s.
Atëherë i urdhëroi që turmat të ulen mbi bar; pastaj i mori pesë bukët dhe dy peshqit dhe, pasi i çoi sytë drejt qiellit, i bekoi; i ndau bukët dhe ua dha dishepujve, dhe dishepujt turmave.
- Mateu 14:20rreth 32 e.s.
Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; pastaj dishepujt mblodhën tepricat në dymbëdhjetë kosha plot.
- Mateu 14:21rreth 32 e.s.
Dhe ata që hëngrën ishin rreth pesë mijë burra, pa i numëruar gratë dhe fëmijët.
- Mateu 14:22rreth 32 e.s.
Fill pas kësaj Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe t'i prijnë në bregun tjetër, deri sa ai t'i lëshojë turmat.