Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 14:23rreth 32 e.s.

    Mbasi i nisi ato, u ngjit vetëm mbi mal për t'u lutur. Dhe kur u ngrys ai gjëndej aty, i vetëm fare.

  2. Mateu 14:24rreth 32 e.s.

    Ndërkaq barka ndodhej në mes të detit; dhe përplasej nga valët sepse era i ishte e kundërt.

  3. Mateu 14:25rreth 32 e.s.

    Në rojën e katërt të natës, Jezusi shkoi drejt tyre, duke ecur mbi det.

  4. Mateu 14:26rreth 32 e.s.

    Dishepujt duke parë atë që po ecte mbi det, u trembën dhe thanë: ''Éshtë një fantazmë!''. Dhe filluan të bërtasin nga frika;

  5. Mateu 14:27rreth 32 e.s.

    por menjëherë Jezusi u foli atyre duke thënë: ''Qetësohuni; jam unë, mos kini frikë!''.

  6. Mateu 14:28rreth 32 e.s.

    Dhe Pjetri, duke u përgjigjur tha: ''Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujëra''.

  7. Mateu 14:29rreth 32 e.s.

    Ai tha: ''Eja!''. Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujëra, për të shkuar te Jezusi.

  8. Mateu 14:30rreth 32 e.s.

    Por, duke parë erën e fortë, kishte frikë, dhe duke filluar të fundosej, bërtiti duke thënë: ''O Zot, shpëtomë!''.

  9. Mateu 14:31rreth 32 e.s.

    Dhe Jezusi ia zgjati menjëherë dorën, e zuri dhe i tha: ''O njeri besimpak, pse dyshove?''.

  10. Mateu 14:32rreth 32 e.s.

    Pastaj, kur hynë në barkë, era pushoi.

  11. Mateu 14:33rreth 32 e.s.

    Atëherë ata që ishin në barkë erdhën dhe e adhuruan, duke thënë: ''Me të vërtetë ti je Biri i Perëndisë!''.

  12. Mateu 14:34rreth 32 e.s.

    Pastaj, mbasi dolën në bregun tjetër, erdhën në krahinën e Gjenezaretit.

  13. Mateu 14:35rreth 32 e.s.

    Dhe njerëzit e atij vendi, sapo e njohën, e përhapën fjalën në gjithë krahinën përreth; dhe i sollën të gjithë të sëmurët;

  14. Mateu 14:36rreth 32 e.s.

    dhe iu lutën që të mund t'i preknin të paktën cepin e rrobes së tij; dhe të gjithë ata që e prekën u shëruan plotësisht.

  15. Mateu 15:1rreth 32 e.s.

    Atëherë skribët dhe farisenjtë e Jeruzalemit erdhën te Jezusi dhe i thanë:

  16. Mateu 15:2rreth 32 e.s.

    ''Përse dishepujt e tu shkelin traditën e pleqve? Sepse nuk i lajnë duart para se të hanë''.

  17. Mateu 15:3rreth 32 e.s.

    Por ai u përgjigj dhe u tha atyre: ''Dhe ju përse shkelni urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj?

  18. Mateu 15:4rreth 32 e.s.

    Perëndia, në fakt, ka urdhëruar kështu: "Ndero atin dhe nënën"; dhe: "Ai që e mallkon të atin ose të ëmën të dënohet me vdekje".

  19. Mateu 15:5rreth 32 e.s.

    Kurse ju thoni: "Kushdo që i thotë atit ose nënës: "Gjithçka me të cilën mund të të mbaja i është ofruar Perëndisë",

  20. Mateu 15:6rreth 32 e.s.

    ai nuk është më i detyruar të nderojë atin e vet dhe nënën e vet. Kështu ju keni prapësuar urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj.

  21. Mateu 15:7rreth 32 e.s.

    Hipokritë, mirë profetizoi Isaia për ju kur tha:

  22. Mateu 15:8rreth 32 e.s.

    "Ky popull po më afrohet me gojë dhe më nderon me buzët; por zemra e tyre rri larg meje.

  23. Mateu 15:9rreth 32 e.s.

    Dhe më kot më nderojnë, duke i mësuar doktrina që janë urdhërime nga njerëzit"''.

  24. Mateu 15:10rreth 32 e.s.

    Pastaj e thirri turmën pranë tij dhe u tha atyre: ''Dëgjoni dhe kuptoni:

  25. Mateu 15:11rreth 32 e.s.

    Njeriun nuk e ndot çfarë i hyn në gojë, por ajo që del nga goja e tij e ndot njeriun''.