circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Mateu 15:37rreth 32 e.s.
Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; dhe ngritën tepricën e copave, shtatë kosha plot.
- Mateu 15:38rreth 32 e.s.
Dhe ata që hëngrën ishin katër mijë burra, pa i numëruar gratë dhe fëmijët.
- Mateu 15:39rreth 32 e.s.
Pastaj, mbasi e lejoi turmën, hipi në barkë dhe u drejtua për në krahinën e Magdalas.
- Mateu 16:1rreth 32 e.s.
Pastaj iu afruan farisenjtë dhe saducenjtë dhe, për ta tunduar, i kërkuan që t'u tregojë një shenjë nga qielli.
- Mateu 16:2rreth 32 e.s.
Por ai iu përgjigj atyre dhe tha: ''Në mbrëmje ju thoni: "Do të jetë mot i mirë, sepse qielli është i kuq".
- Mateu 16:3rreth 32 e.s.
Dhe në mëngjes thoni: "Sot do të jetë stuhi, sepse qielli është i kuq dhe i vranët". Hipokritë, pra, ju dini të dalloni dukuritë e qiellit, por nuk arrini të kuptoni shenjat e kohës?
- Mateu 16:4rreth 32 e.s.
Një brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por nuk do t'i jepet asnjë shenjë, përveç shenjës së profetit Jona''. Dhe i la ata dhe shkoi.
- Mateu 16:5rreth 32 e.s.
Kur dishepujt e vet arritën në bregun tjetër, ja që kishin harruar të marrin bukë me vete.
- Mateu 16:6rreth 32 e.s.
Dhe Jezusi u tha atyre: ''Kini kujdes dhe ruhuni nga majaja e farisenjve dhe e saducenjve!''.
- Mateu 16:7rreth 32 e.s.
Dhe ata arsyetuan ndërmjet tyre duke thënë: ''Se nuk kemi marrë bukë''.
- Mateu 16:8rreth 32 e.s.
Por Jezusi i vuri re e iu tha atyre: ''O njerëz besimpakë, përse diskutoni ndërmjet jush që nuk keni marrë bukë?
- Mateu 16:9rreth 32 e.s.
Nuk e keni kuptuar akoma dhe nuk kujtoni të pesë bukët për pesë mijë burrat dhe sa kosha keni mbledhur?
- Mateu 16:10rreth 32 e.s.
Dhe të shtatë bukët për katër mijë bu-rra dhe sa kosha keni mbushur?
- Mateu 16:11rreth 32 e.s.
Si nuk kuptoni që nuk e kisha fjalën për bukën kur ju thashë të ruheni nga majaja e farisenjve dhe saducenjve?''.
- Mateu 16:12rreth 32 e.s.
Atëherë ata e kuptuan se ai nuk u kishte thënë të ruheshin nga majaja e bukës, por nga doktrina e farisenjve dhe të saducenjve.
- Mateu 16:13rreth 32 e.s.
Pastaj Jezusi, mbasi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti dishepujt e vet: ''Kush thonë njerëzit se jam unë, i Biri i njeriut?''.
- Mateu 16:14rreth 32 e.s.
Dhe ata thanë: ''Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, të tjerë Jeremia, ose një nga profetët''.
- Mateu 16:15rreth 32 e.s.
Ai u tha atyre: ''Po ju, kush thoni se jam unë?''.
- Mateu 16:16rreth 32 e.s.
Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: ''Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë''.
- Mateu 16:17rreth 32 e.s.
Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: ''I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.
- Mateu 16:18rreth 32 e.s.
Dhe unë po të them gjithashtu se ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë.
- Mateu 16:19rreth 32 e.s.
Dhe unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve; gjithçka që të kesh lidhur mbi tokë, do të jetë lidhur në qiej, dhe gjithçka që të kesh zgjidhur mbi tokë, do të jetë zgjidhur në qiej''.
- Mateu 16:20rreth 32 e.s.
Atëherë i urdhëroi dishepujt e vet që të mos i thonin askujt se ai ishte Jezusi, Krishti.
- Mateu 16:21rreth 32 e.s.
Që nga ai çast Jezusi filloi t'u sqarojë dishepujve të vet se i duhej të shkonte në Jeruzalem, të vuante shumë për shkak të pleqve, të krerëve të priftërinjve dhe të skribëve, se do të vritej dhe do të ringjallej të tretën ditë.
- Mateu 16:22rreth 32 e.s.
Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe nisi ta qortojë duke thënë: ''O Zot, të shpëtoftë Perëndia; kjo nuk do të të ndodhë kurrë''.