circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Mateu 16:23rreth 32 e.s.
Por ai u kthye dhe i tha Pjetrit: ''Shporru prej meje, o Satan! Ti je një skandal për mua, sepse s'ke ndër mënd punët e Perëndisë, por punët e njerëzve''.
- Mateu 16:24rreth 32 e.s.
Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: ''Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë.
- Mateu 16:25rreth 32 e.s.
Sepse ai që do të dojë ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë atë.
- Mateu 16:26rreth 32 e.s.
Ç'përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet?
- Mateu 16:27rreth 32 e.s.
Sepse Biri i njeriut do të vijë në lavdinë e Atit të vet bashkë me engjëjt e tij; dhe atëherë ai do të shpërblejë secilin sipas veprës së tij.
- Mateu 16:28rreth 32 e.s.
Në të vërtetë ju them se disa nga ata që janë të pranishëm këtu nuk do të vdesin pa e shikuar më parë Birin e njeriut duke ardhur në mbretërinë e vet''.
- Mateu 17:1rreth 32 e.s.
Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, vëllanë e tij, dhe i çoi mbi një mal të lartë, në vetmi;
- Mateu 17:2rreth 32 e.s.
dhe u shpërfytyrua përpara tyre: fytyra e tij shkëlqeu si dielli dhe rrobat e tij u bënë të bardha si drita.
- Mateu 17:3rreth 32 e.s.
Dhe ja, iu shfaqën atyre Moisiu dhe Elia, të cilët bisedonin me të.
- Mateu 17:4rreth 32 e.s.
Atëherë Pjetri, duke marrë fjalën, i tha Jezusit: ''Zot, është mirë që ne jemi këtu; po të duash, do të ngremë këtu tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian''.
- Mateu 17:5rreth 32 e.s.
Ndërsa ai fliste akoma, ja një re plot dritë i mbuloi; dhe nga reja u dëgjua një zë që thoshte: ''Ky është Biri im i dashur, në të jam kënaqur: dëgjojeni!''.
- Mateu 17:6rreth 32 e.s.
Dhe dishepujt, sapo e dëgjuan këtë, ranë me fytyrë për tokë dhe i zuri një frikë e madhe.
- Mateu 17:7rreth 32 e.s.
Por Jezusi u afrua, i preku dhe tha: ''Çohuni dhe mos kini frikë!''.
- Mateu 17:8rreth 32 e.s.
Dhe ata, kur i çuan sytë, nuk panë njeri, përveç Jezusit vetëm.
- Mateu 17:9rreth 32 e.s.
Pastaj, kur po zbrisnin nga mali, Jezusi u dha atyre këtë urdhër duke thënë: ''Mos i flisni askujt për këtë vegim, derisa i Biri i njeriut të jetë ringjallur prej së vdekuri''.
- Mateu 17:10rreth 32 e.s.
Atëherë dishepujt e tij e pyetën duke thënë: ''Vallë pse skribët thonë se duhet të vijë më parë Elia?''.
- Mateu 17:11rreth 32 e.s.
Dhe Jezusi u përgjigj: ''Vërtetë Elia duhet të vijë më parë dhe të rivendosë çdo gjë.
- Mateu 17:12rreth 32 e.s.
Por unë ju them se Elia ka ardhur dhe ata nuk e kanë njohur, madje u sollën me të si deshën; kështu edhe Birit të njeriut do t'i duhet të vuajë prej tyre''.
- Mateu 17:13rreth 32 e.s.
Atëherë dishepujt e kuptuan se u kishte folur për Gjon Pagëzorin.
- Mateu 17:14rreth 32 e.s.
Kur arritën afër turmës, një burrë iu afrua dhe, duke u gjunjëzuar para tij,
- Mateu 17:15rreth 32 e.s.
tha: ''Zot, ki mëshirë për birin tim, sepse është epileptik dhe vuan shumë; shpesh ai bie në zjarr dhe shpesh në ujë.
- Mateu 17:16rreth 32 e.s.
Tani unë e solla te dishepujt e tu, por ata nuk mundën ta shërojnë''.
- Mateu 17:17rreth 32 e.s.
Dhe Jezusi duke u përgjigjur tha: ''O brez që nuk beson dhe i çoroditur! Deri kur do të qëndroj midis jush? Deri kur do t'ju duroj? E sillni këtu tek unë''.
- Mateu 17:18rreth 32 e.s.
Atëherë Jezusi e qortoi demonin dhe ky doli nga djali; dhe që nga ai çast djali u shërua.
- Mateu 17:19rreth 32 e.s.
Atëherë dishepujt iu afruan Jezusit mënjanë dhe i thanë: ''Përse ne nuk ishim në gjendje ta dëbonim?''.