circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Mateu 11:11rreth 31 e.s.
Në të vërtetë po ju them: ndër ata që janë lindur prej gruas nuk ka dalë kurrë ndonjë më i madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e qiejve është më i madh se ai.
- Mateu 11:12rreth 31 e.s.
Dhe qysh nga ditët e Gjon Pagëzorit e deri tash mbretëria e qiejve po pëson dhunë dhe të dhunshmit e grabitën.
- Mateu 11:13rreth 31 e.s.
Sepse të gjithë profetët dhe ligji kanë profetizuar deri te Gjoni.
- Mateu 11:14rreth 31 e.s.
Dhe, në daçi ta pranoni, ai është Elia, që duhej të vijë.
- Mateu 11:15rreth 31 e.s.
Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!
- Mateu 11:16rreth 31 e.s.
Por me kë ta krahasoj këtë brez? Ai u ngjan fëmijëve që rrinë në sheshe dhe u drejtohen shokëve të tyre
- Mateu 11:17rreth 31 e.s.
duke thënë: "Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk kërcyet; nisëm vajin dhe ju nuk u brengosët".
- Mateu 11:18rreth 31 e.s.
Pra, erdhi Gjoni që as hante, as pinte, dhe ata thonë: "Ai ka një demon".
- Mateu 11:19rreth 31 e.s.
Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi dhe ata thonë: "Ja një grykës dhe një pijanec, miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve". Por dituria është justifikuar nga bijtë e vet''.
- Mateu 11:20rreth 31 e.s.
Atëherë ai nisi t'i qortojë ato qytete, ku ishte kryer pjesa më e madhe e veprave të fuqishme të tij, sepse ato nuk ishin penduar duke thënë:
- Mateu 11:21rreth 31 e.s.
''Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti Betsaida! Sepse, në se në Tiro dhe në Sidon do të ishin kryer veprat e fuqishme që u bënë ndër ju, prej kohësh do të ishin penduar me thes dhe hi.
- Mateu 11:22rreth 31 e.s.
Prandaj unë po ju them se ditën e gjyqit, Tiro dhe Sidoni do të trajtohen me më shumë tolerancë se ju.
- Mateu 11:23rreth 31 e.s.
Dhe ti, o Kapernaum, që u ngrite deri në qiell, do të fundosesh deri në ferr, sepse në se do të ishin kryer në Sodomë veprat të fuqishme që janë kryer në ty, ajo do të ishte edhe sot e kësaj dite.
- Mateu 11:24rreth 31 e.s.
Prandaj unë po ju them se ditën e gjyqit fati i vendit të Sodomës do të jetë më i lehtë se yti''.
- Mateu 11:25rreth 31 e.s.
Në atë kohë Jezusi nisi të thotë: ''Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i dheut, sepse ua fshehe këto gjëra të urtit dhe të mençurit, dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël.
- Mateu 11:26rreth 31 e.s.
Po, o Atë, sepse kështu të pëlqeu ty.
- Mateu 11:27rreth 31 e.s.
Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im, dhe asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit; dhe asnjëri nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t'ia zbulojë.
- Mateu 11:28rreth 31 e.s.
Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t'ju jap çlodhje.
- Mateu 11:29rreth 31 e.s.
Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.
- Mateu 11:30rreth 31 e.s.
Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!''.
- Mateu 12:1rreth 31 e.s.
Në atë kohë Jezusi po ecte një të shtunë nëpër arat me grurë; dhe dishepujt e vet, të uritur, filluan të këpusin kallinj dhe t'i hanë.
- Mateu 12:2rreth 31 e.s.
Por farisenjtë, kur panë këtë, i thanë: ''Ja, dishepujt e tu po bëjnë atë që nuk është e lejueshme të bëhet të shtunën''.
- Mateu 12:3rreth 31 e.s.
Dhe ai u tha atyre: ''A nuk keni lexuar vallë se ç'bëri Davidi kur pati uri, ai dhe ata që qenë me të?
- Mateu 12:4rreth 31 e.s.
Si ai hyri në shtëpinë e Perëndisë dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohej t'i hante as ai e as ata që ishin me të, por vetëm priftërinjtë?
- Mateu 12:5rreth 31 e.s.
Apo nuk keni lexuar në ligj që në tempull, të shtunave, priftërinjtë e shkelin të shtunën dhe megjithatë nuk mëkatojnë?