- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Mateu 9:16rreth 31 e.s.
Askush nuk vë një copë prej stofi të ri mbi një petk të vjetër, sepse kështu arna bie dhe grisja bëhet më e madhe.
- Mateu 9:17rreth 31 e.s.
Dhe as nuk shtihet vera e re në kacekë të vjetër; përndryshe kacekët shpohen, vera derdhet dhe kacekët humbin; por shtihet vera e re në kacekë të rinj, kështu që ruhen të dy''.
- Mateu 9:18rreth 31 e.s.
Ndërsa Jezusi u thoshte këto, iu afrua një nga krerët e sinagogës, ra përmbys para tij, dhe i tha: ''Sapo më vdiq vajza, por eja, vëre dorën mbi të dhe ajo do të jetojë''.
- Mateu 9:19rreth 31 e.s.
Dhe Jezusi u ngrit dhe e ndoqi bashkë me dishepujt e tij.
- Mateu 9:20rreth 31 e.s.
Dhe ja një grua, e cila vuante prej dymbëdhjetë vjetësh nga një fluks gjaku, iu afrua nga mbrapa dhe i preku cepin e rrobes së tij.
- Mateu 9:21rreth 31 e.s.
Sepse thoshte me vete: ''Po të prek vetëm rroben e tij, do të shërohem''.
- Mateu 9:22rreth 31 e.s.
Jezusi u kthye, e pa dhe tha: ''Merr zemër, o bijë; besimi yt të ka shëruar''. Dhe që në atë çast gruaja u shërua.
- Mateu 9:23rreth 31 e.s.
Kur Jezusi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës dhe pa fyelltarët dhe turmën që zhurmonte,
- Mateu 9:24rreth 31 e.s.
u tha atyre: ''Largohuni, sepse vajza nuk ka vdekur, por fle''. Dhe ata e përqeshnin.
- Mateu 9:25rreth 31 e.s.
Pastaj, kur turmën e nxorën jashtë, ai hyri, e zuri për dore vajzën dhe ajo u ngrit.
- Mateu 9:26rreth 31 e.s.
Fama e kësaj u përhap në mbarë atë vend.
- Mateu 9:27rreth 31 e.s.
Dhe ndërsa Jezusi po largohej prej andej, dy të verbër e ndiqnin duke bërtitur dhe duke thënë: ''Ki mëshirë për ne, Bir i Davidit!''.
- Mateu 9:28rreth 31 e.s.
Kur arriti në shtëpi, të verbërit iu afruan dhe Jezusi u tha atyre: ''A besoni ju se unë mund ta bëj këtë gjë?''. Ata iu përgjigjën: ''Po, o Zot''.
- Mateu 9:29rreth 31 e.s.
Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: ''U bëftë sipas besimit tuaj''.
- Mateu 9:30rreth 31 e.s.
Dhe atyre iu hapën sytë. Pastaj Jezusi i urdhëroi rreptësisht duke thënë: ''Ruhuni se mos e merr vesh njeri''.
- Mateu 9:31rreth 31 e.s.
Por ata, sapo dolën, e përhapën famën e tij në mbarë atë vend.
- Mateu 9:32rreth 31 e.s.
Dhe, kur ata po dilnin, i paraqitën një burrë memec dhe të demonizuar.
- Mateu 9:33rreth 31 e.s.
Dhe, mbasi e dëboi demonin, memeci foli dhe turmat u çuditën dhe thanë: ''Nuk është parë kurrë një gjë e tillë në Izrael''.
- Mateu 9:34rreth 31 e.s.
Por farisenjtë thonin: ''Ai i dëbon demonët me ndihmën e princit të demonëve!''.
- Mateu 9:35rreth 31 e.s.
Dhe Jezusi kalonte nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat, duke i mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje e çdo lëngatë në popull.
- Mateu 9:36rreth 31 e.s.
Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari.
- Mateu 9:37rreth 31 e.s.
Atëherë ai u tha dishepujve të vet: ''E korra është me të vërtetë e madhe, por punëtorët janë pak.
- Mateu 9:38rreth 31 e.s.
Lutjuni, pra, Zotit të të korrave, të dërgojë punëtorë në të korrat e tij''.
- Mateu 10:1rreth 33 e.s.
Pastaj Jezusi i thirri të dymbëdhjetë dishepujt e tij rreth vetes dhe u dha autoritet t'i dëbojnë frymërat e ndyra, dhe të shërojnë çdo sëmundje e çdo lëngatë.
- Mateu 10:2rreth 33 e.s.
Dhe emrat e dymbëdhjetë apostujve janë këta: i pari Simoni, i quajtur Pjetër dhe Andrea, vëllai i tij; Jakobi i Zebedeut dhe Gjoni, vëllai i tij;