Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 7:29rreth 31 e.s.

    sepse ai i mësonte, si një që ka autoritet dhe jo si skribët.

  2. Mateu 8:1rreth 31 e.s.

    Tani kur Jezusi zbriti nga mali, turma të mëdha e ndiqnin.

  3. Mateu 8:2rreth 31 e.s.

    Dhe ja, një lebroz erdhi dhe e adhuroi, duke thënë: ''O Zot, po të duash, ti mund të më shërosh''.

  4. Mateu 8:3rreth 31 e.s.

    Jezusi e shtriu dorën, e preku dhe i tha: ''Po, unë dua, shërohu''. Dhe në atë çast u shërua nga lebra e tij.

  5. Mateu 8:4rreth 31 e.s.

    Atëherë Jezusi i tha: ''Ruhu se ia tregon kujt; por shko, paraqitu te prifti, bëj flijimin që ka urdhëruar Moisiu, me qëllim që kjo të jetë dëshmi për ta''.

  6. Mateu 8:5rreth 31 e.s.

    Kur Jezusi hyri në Kapernaum i erdhi një centurion duke iu lutur,

  7. Mateu 8:6rreth 31 e.s.

    dhe duke thënë: ''O Zot, shërbëtori im rri shtrirë në shtëpi i paralizuar dhe po vuan shumë''.

  8. Mateu 8:7rreth 31 e.s.

    Dhe Jezusi i tha: ''Do të vij dhe do ta shëroj''.

  9. Mateu 8:8rreth 31 e.s.

    Centurioni duke u përgjigjur i tha: ''Zot, unë nuk jam i denjë që ti të hysh nën strehën time; por thuaj vetëm një fjalë dhe shërbëtori im do të shërohet.

  10. Mateu 8:9rreth 31 e.s.

    Sepse unë jam një njeri nën urdhërin e të tjerëve, dhe i kam ushtarët nën vete; dhe, po t'i them dikujt: "Shko", ai shkon; dhe po t'i them një tjetri: "Eja", ai vjen; dhe po t'i them shërbëtorit tim: "Bëje këtë", ai e bën''.

  11. Mateu 8:10rreth 31 e.s.

    Dhe Jezusi, kur i dëgjoi këto gjëra, u mrekullua dhe u tha atyre që e ndiqnin: ''Në të vërtetë po ju them, se askund në Izrael nuk e gjeta një besim aq të madh.

  12. Mateu 8:11rreth 31 e.s.

    Unë po ju them se shumë do të vijnë nga lindja dhe nga perëndimi dhe do të ulen në tryezë me Abrahamin, me Isaakun dhe me Jakobin, në mbretërinë e qiejve,

  13. Mateu 8:12rreth 31 e.s.

    por bijtë e mbretërisë do të flaken në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllimi dhëmbëve''.

  14. Mateu 8:13rreth 31 e.s.

    Dhe Jezusi i tha centurionit: ''Shko dhe u bëftë ashtu si besove!''. Dhe shërbëtori i tij u shërua që në atë çast.

  15. Mateu 8:14rreth 31 e.s.

    Pastaj Jezusi hyri në shtëpinë e Pjetrit dhe pa që e vjehrra ishte në shtrat me ethe.

  16. Mateu 8:15rreth 31 e.s.

    Dhe ai ia preku dorën dhe ethet e lanë; dhe ajo u ngrit dhe nisi t'u shërbejë.

  17. Mateu 8:16rreth 31 e.s.

    Dhe kur u ngrys, i sollën shumë të pushtuar nga demonë; dhe ai, me fjalë, i dëboi frymërat dhe i shëroi të gjithë të sëmurët,

  18. Mateu 8:17rreth 31 e.s.

    që kështu të përmbushej fjala e profetit Isaia kur tha: ''Ai i mori lëngatat tona dhe i mbarti sëmundjet tona''.

  19. Mateu 8:18rreth 31 e.s.

    Tani Jezusi, duke parë rreth tij turma të mëdha, urdhëroi që të kalonin në bregun tjetër.

  20. Mateu 8:19rreth 31 e.s.

    Atëherë një skrib iu afrua dhe i tha: ''Mësues, unë do të ndjek kudo që të shkosh''.

  21. Mateu 8:20rreth 31 e.s.

    Dhe Jezusi i tha: ''Dhelprat i kanë strofkat, dhe zogjtë e qiellit i kanë çerdhet, por Biri i njeriut nuk ka as ku të mbështetë kokën''.

  22. Mateu 8:21rreth 31 e.s.

    Pastaj një tjetër nga dishepujt e tij i tha: ''O Zot, më jep më parë leje të shkoj të varros atin tim''.

  23. Mateu 8:22rreth 31 e.s.

    Por Jezusi i tha: Më ndiq, dhe lëri të vdekurit të varrosin të vdekurit e vet''.

  24. Mateu 8:23rreth 31 e.s.

    Dhe mbasi ai hipi në barkë, dishepujt e tij e ndiqnin.

  25. Mateu 8:24rreth 31 e.s.

    Dhe ja, që u ngrit në det një stuhi aq e madhe, sa valët po e mbulonin barkën, por ai flinte.