Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Mateu 3:3rreth 26 e.s.

    Dhe në fakt për Gjonin kishte folur profeti Isaia kur tha: ''Një zë i atij që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"''.

  2. Mateu 3:4rreth 26 e.s.

    Tani Gjoni vet kishte veshur një rrobë prej leshi të devesë dhe një brez prej lëkure në bel; ai ushqehej me karkaleca dhe mjaltë të egër.

  3. Mateu 3:5rreth 26 e.s.

    Në atë kohë njerëzit e Jeruzalemit, nga gjithë Judeja dhe nga krahina e Jordanit rendnin tek ai,

  4. Mateu 3:6rreth 26 e.s.

    dhe pagëzoheshin nga ai, në Jordan duke rrëfyer mëkatet e tyre.

  5. Mateu 3:7rreth 26 e.s.

    Por ai, kur pa se shumë farisenj dhe saducenj po vinin për t'u pagëzuar tek ai, u tha atyre: ''Pjellë nepërkash, kush ju ka mësuar t'i arratiseni zemërimit që po vjen?

  6. Mateu 3:8rreth 26 e.s.

    Jepni pra fryte të denja të pendesës!

  7. Mateu 3:9rreth 26 e.s.

    Dhe mos t'ju shkojë mendja të thoni me vete: "Ne kemi Abrahamin për atë"; sepse unë po ju them se Perëndia mund të nxjerrë bij të Abrahamit edhe prej këtyre gurëve.

  8. Mateu 3:10rreth 26 e.s.

    Dhe tashmë sëpata është në rrënjën e drurëve; çdo dru, pra, që nuk jep fryt të mirë, do të pritet dhe do të hidhet në zjarr.

  9. Mateu 3:11rreth 26 e.s.

    Unë po ju pagëzoj me ujë, për pendim; por ai që vjen pas meje është më i fortë se unë, dhe unë nuk jam i denjë as të mbaj sandalet e tij; ai do t'ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarrin.

  10. Mateu 3:12rreth 26 e.s.

    Ai mban në dorë terploten dhe do ta pastrojë plotësisht lëmin e tij; grurin e tij do ta mbledhë në hambar, por bykun do ta djegë me zjarr të pashueshëm''.

  11. Mateu 3:13rreth 26 e.s.

    Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t'u pagëzuar prej tij.

  12. Mateu 3:14rreth 26 e.s.

    Por Gjoni e kundërshtoi fort duke i thënë: ''Mua më duhet të pagëzohem prej teje dhe ti po vjen tek unë?''.

  13. Mateu 3:15rreth 26 e.s.

    Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, u tha: ''Lejo të bëhet për tani, sepse në këtë mënyrë përmbushim çdo drejtësi''. Atëherë ai e lejoi.

  14. Mateu 3:16rreth 26 e.s.

    Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt iu hapën, dhe ai pa Frymën e Perëndisë duke zbritur si një pëllumb e duke ardhur mbi të;

  15. Mateu 3:17rreth 26 e.s.

    dhe ja një zë nga qielli që tha: ''Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur''.

  16. Mateu 4:1rreth 26 e.s.

    Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte.

  17. Mateu 4:2rreth 26 e.s.

    Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.

  18. Mateu 4:3rreth 26 e.s.

    Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: ''Në qoftë se je Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë''.

  19. Mateu 4:4rreth 26 e.s.

    Por ai, duke iu përgjigjur, tha: ''Éshtë shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"''.

  20. Mateu 4:5rreth 26 e.s.

    Atëherë djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit

  21. Mateu 4:6rreth 26 e.s.

    dhe i tha: ''Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: "Ai do t'u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur"''.

  22. Mateu 4:7rreth 26 e.s.

    Jezusi i tha: ''Éshtë shkruar gjithashtu: "Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd"''.

  23. Mateu 4:8rreth 26 e.s.

    Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre,

  24. Mateu 4:9rreth 26 e.s.

    dhe i tha: ''Unë do të t'i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron''.

  25. Mateu 4:10rreth 26 e.s.

    Atëherë Jezusi i tha: ''Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij"''.