Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për God

662 vargje · 46 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. A i njeh ti ligjet e qiellit, ose a mund të vendosësh ti sundimin e tyre mbi tokë?

  2. A mund ta çosh zërin tënd deri në retë me qëllim që të mbulohesh nga shiu i bollshëm?

  3. Mos je ti ai që hedh rrufetë atje ku duhet të shkojnë, duke thënë: "Ja ku jam?".

  4. Kush e ka vënë diturinë në mendje, ose kush i ka dhënë gjykim zemrës?

  5. Kush numëron retë me anë të diturisë, dhe kush derdh shakujt e qiellit

  6. kur pluhuri shkrihet në një masë dhe plisat bashkohen midis tyre?

  7. A mund ta gjuash ti gjahun për luaneshën apo të ngopësh të vegjlit e uritur të luanit,

  8. kur struken në strofkat e tyre apo rrinë në pritë në strukën e tyre?

  9. Kush i siguron korbit ushqimin e tij, kur zogjtë e tij i thërrasin Perëndisë dhe enden pa ushqim?

  10. A e di ti kohën kur pjellin dhitë e malit apo ke vërejtur vallë pjelljen e drenushave?

  11. A di ti të numërosh muajt kur merr fund barra e tyre, apo njeh ti kohën kur duhet të pjellin?

  12. Mblidhen dhe pjellin të vegjlit e tyre, duke u dhënë fund kështu dhembjeve të tyre.

  13. Të vegjlit e tyre bëhen të fortë, rriten jashtë, shkëputen dhe nuk kthehen më pranë tyre.

  14. Kush lë të lirë gomarin e egër, kush e ka zgjidhur gomarin e egër,

  15. të cilit i kam caktuar të rrijë në shkretëtirë dhe tokën e kripur si banesë?

  16. Ai përçmon zhurmën e qytetit dhe nuk dëgjon britmat e asnjë zotërie.

  17. Hapësirat e gjera të maleve janë kullota e tij, dhe ai shkon dhe kërkon çdo gjë që është e gjelbër.

  18. Bualli vallë a pranon të të shërbejë ose të kalojë natën pranë grazhdit tënd?

  19. A mund ta lidhësh vallë buallin me litar që të lërojë tokën në hulli, ose të lesojë luginat pas teje?

  20. A do t'i kesh besim atij, sepse forca e tij është e madhe, ose do t'ia lësh atij punën tënde?

  21. A do të mbështetesh tek ai për të çuar në shtëpi grurin dhe për ta mbledhur në lëmë?

  22. Krahët e strucit rrahin tërë gaz, por ato nuk janë me siguri krahët dhe pendët e lejlekut.

  23. Ai në fakt i braktis vezët e tij për tokë dhe i lë të ngrohen në pluhur.

  24. duke harruar që një këmbë mund t'i shtypë ose një kafshë e fushave mund t'i shkelë.

  25. I trajton ashpër të vegjlit e tij, sikur të mos ishin të vetët; por lodhja e tij pa asnjë interes është e kotë,