- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1010–970 BC
The Reign of David
David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.
Vargje nga kjo periudhë
- 1 Kronikave 15:24rreth 1042 p.e.s.
Priftërinjtë Shebarniahu, Joshafati, Nethaneel, Amasai, Zakaria, Benajah dhe Elezieri u binin borive përpara arkës së Perëndisë, kurse Obed-Edomi dhe Jehijahu kryenin detyrën e derëtarit afër arkës.
- 1 Kronikave 15:25rreth 1042 p.e.s.
Atëherë Davidi, pleqtë e Izraelit dhe komandantët e mijëshëve vepruan me gëzim në transportimin e arkës së besëlidhjes të Zotit nga shtëpia e Obed-Edomit.
- 1 Kronikave 15:26rreth 1042 p.e.s.
Kështu, sepse Perëndia i ndihmoi Levitët që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, u ofruan si flijime shtatë dema dhe shtatë desh.
- 1 Kronikave 15:27rreth 1042 p.e.s.
Davidi kishte veshur një mantel prej liri të hollë, ashtu si tërë Levitët që mbanin arkën, këngëtarët dhe Kenianahu, drejtuesi i këngës së bashku me këngëtarët; Davidi kishte veshur gjithashtu një efod prej liri.
- 1 Kronikave 15:28rreth 1042 p.e.s.
Kështu tërë Izraeli e çoi lart arkën e besëlidhjes të Zotit me klithma gëzimi nën tingujt e burive, brirëve, cembaleve, qesteve dhe harpave.
- 1 Kronikave 15:29rreth 1042 p.e.s.
Por ndodhi që, ndërsa arka e besëlidhjes të Zotit arriti në qytetin e Davidit, Mikal, e bija e Saulit, duke shikuar nga dritarja, pa mbretin David që kërcente dhe hidhej përpjetë, dhe e përçmoi në zemër të saj.
- 1 Kronikave 16:1rreth 1042 p.e.s.
Kështu e prunë arkën e Perëndisë dhe e vendosën në mes të tabernakullit që Davidi kishte ngritur për të; pastaj ofruan olokauste dhe flijime falenderimi përpara Perëndisë.
- 1 Kronikave 16:2rreth 1042 p.e.s.
Kur Davidi mbaroi së ofruari olokaustet dhe flijimet e falenderimit, ai bekoi popullin në emër të Zotit;
- 1 Kronikave 16:3rreth 1042 p.e.s.
pastaj u ndau tërë Izraelitëve, burra dhe gra, secilit prej tyre një bukë, një racion mish dhe një sasi rrushi të thatë.
- 1 Kronikave 16:4rreth 1042 p.e.s.
Pastaj vendosi përpara arkës të Zotit disa Levitë për të kryer shërbimin për të kujtuar, për të falenderuar dhe për të lëvduar Zotin, Perëndinë e Izraelit;
- 1 Kronikave 16:5rreth 1042 p.e.s.
Asafi, i pari, Zakaria i dyti mbas tij, pastaj Jeieli, Shemiramothi, Jehieli, Matithiahu, Eliabi, Benajahu, Obed-Edomi dhe Jejeli. Ata u binin harpave dhe qesteve, ndërsa Asafi u binte cembaleve.
- 1 Kronikave 16:6rreth 1042 p.e.s.
Priftërinjtë Benajah dhe Jahaziel përkundrazi i binin trombës vazhdimisht përpara arkës së besëlidhjes së Perëndisë.
- 1 Kronikave 16:7rreth 1042 p.e.s.
Atë ditë Davidi u besoi për herë të parë Asafit dhe vëllezërve të tij detyrën që të këndonin lëvdata Zotit.
- 1 Kronikave 16:8rreth 1042 p.e.s.
Kremtoni Zotin, kujtoni emrin e tij; bëjini të njohura veprat e tij midis popujve.
- 1 Kronikave 16:9rreth 1042 p.e.s.
Këndojini atij, lëvdoheni, mendoni të gjitha mrekullitë e tij.
- 1 Kronikave 16:10rreth 1042 p.e.s.
Lëvdohuni me emrin e tij të shenjtë; u gëzofshin zemrat e të gjithë atyre që kërkojnë Zotin!
- 1 Kronikave 16:11rreth 1042 p.e.s.
Kërkoni Zotin dhe forcën e tij, kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij!
- 1 Kronikave 16:12rreth 1042 p.e.s.
Kujtoni mrekullitë që ka bërë, çuditë e tij dhe gjykimet që kanë dalë nga goja e tij,
- 1 Kronikave 16:13rreth 1042 p.e.s.
ju, o stermpa të Izraelit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij!
- 1 Kronikave 16:14rreth 1042 p.e.s.
Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij i gjejmë mbi të gjithë tokën.
- 1 Kronikave 16:15rreth 1042 p.e.s.
Mos harroni kurrë besëlidhjen e tij, fjalën e tij të urdhëruar për një mijë breza,
- 1 Kronikave 16:16rreth 1042 p.e.s.
besëlidhjen e lidhur me Abrahamin, betimin që i ka bërë Isakut,
- 1 Kronikave 16:17rreth 1042 p.e.s.
që ia konfirmoi Jakobit si një statut dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme,
- 1 Kronikave 16:18rreth 1042 p.e.s.
duke thënë: "Unë do t'ju jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj".
- 1 Kronikave 16:19rreth 1042 p.e.s.
kur nuk ishin veçse një numër i vogël, fare i pakët dhe të huaj në vend.