- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1010–970 BC
The Reign of David
David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.
Vargje nga kjo periudhë
- 1 Kronikave 14:16rreth 1047 p.e.s.
Davidi bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia, dhe ata mundën ushtrinë e Filistejve nga Gabaoni deri në Gezer.
- 1 Kronikave 14:17rreth 1047 p.e.s.
Kështu fama e Davidit u përhap në të gjitha vendet, dhe Zoti solli tmerrin e tij mbi të gjitha kombet.
- 1 Kronikave 15:1rreth 1042 p.e.s.
Davidi ndërtoi disa shtëpi në qytetin e Davidit, përgatiti një vend për arkën e Perëndisë dhe ngriti një çadër për atë.
- 1 Kronikave 15:2rreth 1042 p.e.s.
Atëherë Davidi tha: "Asnjeri nuk duhet të mbartë arkën e Zotit përveç Levitëve, sepse Zoti ka zgjedhur ata për ta mbajtur arkën e Perëndisë dhe për t'i shërbyer atij përjetë".
- 1 Kronikave 15:3rreth 1042 p.e.s.
Davidi mblodhi tërë Izraelin në Jeruzalem për ta çuar arkën e Zotit në vendin që i kishte përgatitur.
- 1 Kronikave 15:4rreth 1042 p.e.s.
Davidi mblodhi edhe bijtë e Aaronit dhe Levitët.
- 1 Kronikave 15:5rreth 1042 p.e.s.
Nga bijtë e Kehathit, Urielin, të parin, dhe njëqind e njëzet vëllezërit e tij;
- 1 Kronikave 15:6rreth 1042 p.e.s.
nga bijtë e Merarit, Asajahun, të parin, dhe dyqind e njëzet vëllezërit e tij;
- 1 Kronikave 15:7rreth 1042 p.e.s.
nga bijtë e Gershomit, Joelin, të parin, dhe njëqind e tridhjetë vëllezërit e tij;
- 1 Kronikave 15:8rreth 1042 p.e.s.
nga bijtë e Elitsafanit, Shemajahun, të parin, dhe dyqind vëllezërit e tij;
- 1 Kronikave 15:9rreth 1042 p.e.s.
nga bijtë e Hebronit, Elielin, të parin, dhe tetëdhjetë vëllezërit e tij;
- 1 Kronikave 15:10rreth 1042 p.e.s.
nga bijtë e Uzielit, Aminadabin, të parin, dhe njëqind e dymbëdhjetë vëllezërit e tij.
- 1 Kronikave 15:11rreth 1042 p.e.s.
Pastaj Davidi thirri priftërinjtë Tsadok dhe Abiathar, dhe Levitët Uriel, Asajahu, Joel, Shemajahu, Eliel dhe Aminadab,
- 1 Kronikave 15:12rreth 1042 p.e.s.
dhe u tha atyre: "Ju jeni të parët e shtëpive atërore të Levitëve; shenjtërohuni, ju dhe vëllezëzit tuaj, që të mund të transportojnë arkën e Zotit, Perëndisë të Izraelit, në vendin që i kam përgatitur.
- 1 Kronikave 15:13rreth 1042 p.e.s.
Sepse herën e parë ju nuk ishit dhe Zoti, Perëndia ynë, hapi një të çarë midis nesh, sepse nuk e kishim kërkuar sipas rregullave të caktuara".
- 1 Kronikave 15:14rreth 1042 p.e.s.
Kështu priftërinjtë dhe Levitët u shenjtëruan për të transportuar arkën e Zotit, Perëndisë të Izraelit.
- 1 Kronikave 15:15rreth 1042 p.e.s.
Bijtë e Levitëve e mbajtën arkën e Perëndisë mbi shpatullat e tyre me anë të shufrave, ashtu si kishte urdhëruar Moisiu sipas fjalës të Zotit.
- 1 Kronikave 15:16rreth 1042 p.e.s.
Pastaj Davidi urdhëroi krerët e Levitëve të caktonin vëllezërit e tyre këngëtarë me vegla muzikore, harpa, qeste dhe cembale për të pasur tinguj gëzimi.
- 1 Kronikave 15:17rreth 1042 p.e.s.
Prandaj Levitët caktuan Hemanin, birin e Joelit, midis vëllezërve të tij, Asafin, birin e Berakiahut, dhe midis bijve të Merarit, vëllezërit e tyre, Ethanin, birin e Kushajahut.
- 1 Kronikave 15:18rreth 1042 p.e.s.
Me ta ishin vëllezërit e tyre të klasës së dytë: Zakaria, Beni, Jaazieli, Semiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Benajahu, Maasejahu, Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi dhe Jeeli, që ishin derëtarë.
- 1 Kronikave 15:19rreth 1042 p.e.s.
Këngëtarët Heman, Asaf dhe Ethan përdornin cembale prej bronzi;
- 1 Kronikave 15:20rreth 1042 p.e.s.
Zakaria, Azieli, Shemiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Maasejahu dhe Benajahu u binin harpave për zëra sopranoje;
- 1 Kronikave 15:21rreth 1042 p.e.s.
Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi, Jejeli dhe Azaziahu u binin qesteve në oktavë për të udhëhequr këngën;
- 1 Kronikave 15:22rreth 1042 p.e.s.
Kenaiahu, i pari i Levitëve, ishte i ngarkuar me këngën; ai drejtonte këngën, sepse ishte kompetent në këtë fushë.
- 1 Kronikave 15:23rreth 1042 p.e.s.
Berekiahu dhe Elkanahu ishin derëtarë pranë arkës.