Kalo te përmbajtja

circa 1010–970 BC

The Reign of David

David unites the tribes, conquers Jerusalem, and establishes Israel's golden age—even through deep personal failure.

1,230 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Kronikave 16:20rreth 1042 p.e.s.

    Kur shkonin nga një komb në një tjetër, nga një mbretëri në një popull tjetër,

  2. 1 Kronikave 16:21rreth 1042 p.e.s.

    ai nuk lejoi që ndokush t'i shtypte; përkundrazi dënoi disa mbretër për dashurinë që ushqente për ta,

  3. 1 Kronikave 16:22rreth 1042 p.e.s.

    duke thënë: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi".

  4. 1 Kronikave 16:23rreth 1042 p.e.s.

    Këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës, lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij!

  5. 1 Kronikave 16:24rreth 1042 p.e.s.

    Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mrekullitë e tij midis tërë popujve!

  6. 1 Kronikave 16:25rreth 1042 p.e.s.

    Sepse Zoti është i madh dhe i denjë të lëvdohet në kulm; ai është me friksuësi nga tërë perënditë.

  7. 1 Kronikave 16:26rreth 1042 p.e.s.

    Sepse tërë perënditë e kombeve janë idhuj, kurse Zoti ka krijuar qiejtë.

  8. 1 Kronikave 16:27rreth 1042 p.e.s.

    Shkëlqimi dhe madhëria janë para tij, forca dhe gëzimi ndodhen në banesën e tij.

  9. 1 Kronikave 16:28rreth 1042 p.e.s.

    Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë.

  10. 1 Kronikave 16:29rreth 1042 p.e.s.

    Jepini Zotit zulmin që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani para tij. Bini përmbys para Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij;

  11. 1 Kronikave 16:30rreth 1042 p.e.s.

    dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës! Po, bota është e qëndrueshme dhe nuk do të tundet.

  12. 1 Kronikave 16:31rreth 1042 p.e.s.

    Le të gëzohen qiejtë dhe toka, dhe le të thonë kombet: "Zoti mbretëron".

  13. 1 Kronikave 16:32rreth 1042 p.e.s.

    Le të gjëmojë deti dhe tërë ato që janë në të;

  14. 1 Kronikave 16:33rreth 1042 p.e.s.

    atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit, sepse ai vjen të gjykojë tokën.

  15. 1 Kronikave 16:34rreth 1042 p.e.s.

    Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

  16. 1 Kronikave 16:35rreth 1042 p.e.s.

    Thoni: "Shpëtona, o Perëndi i shpëtimit tonë! Na mblidh dhe na çliro nga kombet, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të mburremi se të kemi lëvduar".

  17. 1 Kronikave 16:36rreth 1042 p.e.s.

    I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga amshimi në amshim! Dhe tërë populli tha: "Amen", dhe lëvdoi Zotin.

  18. 1 Kronikave 16:37rreth 1042 p.e.s.

    Kështu Davidi la Asafin dhe vëllezërit e tij atje përpara arkës së besëlidhjes të Zotit, me qëllim që të shërbenin vazhdimisht përpara arkës, sipas nevojave të çdo dite,

  19. 1 Kronikave 16:38rreth 1042 p.e.s.

    la edhe Obed-Edomin dhe të gjashtëdhjetë e tetë vëllezërit e tij (Obed-Edomi, bir i Jeduthunit dhe Hosahu si derëtarë),

  20. 1 Kronikave 16:39rreth 1042 p.e.s.

    dhe priftin Tsadok dhe priftërinjtë vëllezër të tij përpara tabernakullit të Zotit, në vendin e lartë që ishte në Gabaon,

  21. 1 Kronikave 16:40rreth 1042 p.e.s.

    me qëllim që ata t'i ofronin Zotit olokauste mbi altarin e olokausteve, vazhdimisht në mëngjes e në mbrëmje, sipas tërë atyre që janë shkruar në ligjin e Zotit, që ai ia kishte imponuar Izraelit.

  22. 1 Kronikave 16:41rreth 1042 p.e.s.

    Dhe me ta ishin Hemani, Jeduthuni dhe të tjerët që ishin zgjedhur dhe caktuar me emër për të lëvduar Zotin, sepse mirësia e tij është e përjetshme.

  23. 1 Kronikave 16:42rreth 1042 p.e.s.

    Me ta ishin gjithashtu Hemani dhe Jeduthuni me bori dhe cembale, për ata që do t'u binin veglave, dhe me vegla muzikore për të shoqëruar këngët e Perëndisë. Bijtë e Jeduthunit duhet të rrinin te porta.

  24. 1 Kronikave 16:43rreth 1042 p.e.s.

    Më në fund tërë populli u kthye, secili në shtëpinë e vet, dhe Davidi u kthye për të bekuar shtëpinë e vet.

  25. 1 Kronikave 17:1rreth 1042 p.e.s.

    Ndodhi që Davidi, mbasi u vendos në shtëpinë e vet, i tha profetit Nathan: "Ja, unë banoj në një shtëpi prej kedri, ndërsa arka e besëlidhjes të Zotit ndodhet nën një çadër".