- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446 BC
Moses & The Exodus
God raises up Moses to confront Pharaoh; the ten plagues culminate in Israel's dramatic deliverance from four centuries of bondage.
Vargje nga kjo periudhë
- Eksodi 12:42rreth 1491 p.e.s.
Kjo është një natë për t'u kremtuar për nder të Zotit, sepse ai i nxori nga vendi i Egjiptit; kjo natë do të jetë një kremtim solemn ndaj Zotit, për të gjithë bijtë e Izraelit brez pas brezi.
- Eksodi 12:43rreth 1491 p.e.s.
Pastaj Zoti i tha Moisiut dhe Aaronit: "Ky është rregulli i Pashkëve: asnjë i huaj nuk do të hajë;
- Eksodi 12:44rreth 1491 p.e.s.
por çdo skllav, i blerë me para, mbasi të jetë rrethprerë, mund të hajë.
- Eksodi 12:45rreth 1491 p.e.s.
Të ardhurit dhe mercenarët nuk do të hanë.
- Eksodi 12:46rreth 1491 p.e.s.
Qengji do të hahet vetëm në një shtëpi; asnjë pjesë të mishit të tij nuk do ta nxirrni jashtë shtëpisë dhe nuk do të thyeni asnjë kockë të tij.
- Eksodi 12:47rreth 1491 p.e.s.
Tërë asambleja e Izraelit do ta kremtojë atë.
- Eksodi 12:48rreth 1491 p.e.s.
Dhe kur një i huaj do të banojë me ty do të dojë të kremtojë Pashkët për nder të Zotit, tërë meshkujt e familjes së tij duhet të rrethpriten më parë dhe pastaj ai le të afrohet për të kremtuar këtë ditë, ai do të konsiderohet si i lindur në vend; por asnjë i parrethprerë s'ka për të ngrënë.
- Eksodi 12:49rreth 1491 p.e.s.
Do të ketë një ligj të vetëm për atë që ka lindur në vend dhe për të huajin që banon me ju".
- Eksodi 12:50rreth 1491 p.e.s.
Tërë bijtë e Izraelit vepruan në këtë mënyrë; ata bënë pikërisht atë që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut dhe Aaronit.
- Eksodi 12:51rreth 1491 p.e.s.
Kështu ndodhi që pikërisht atë ditë Zoti i bëri bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i Egjiptit, simbas radhëve të tyre.
- Eksodi 13:1rreth 1491 p.e.s.
Zoti i foli Moisiut duke i thënë:
- Eksodi 13:2rreth 1491 p.e.s.
"Më shenjtëro çdo të parëlindur, ai që çel barkun ndër bijtë e Izraelit, qofshin njerëz apo kafshë; më takon mua".
- Eksodi 13:3rreth 1491 p.e.s.
Pastaj Moisiu i tha popullit: "Mbajeni mend këtë ditë, gjatë së cilës dolët nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë; sepse Zoti ju nxori nga ky vend me dorë të fuqishme; nuk do të hahet bukë me maja.
- Eksodi 13:4rreth 1491 p.e.s.
Ju po dilni sot, në muajin e Abibit.
- Eksodi 13:5rreth 1491 p.e.s.
Atëherë pra kur Zoti do të bëjë që të hyni në vendin e Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Hivejve dhe të Jebusejve që u është betuar etërve të tu të të japë, vend ku rrjedh qumështi dhe mjalti, do të kryesh këtë rit gjatë këtij muaji.
- Eksodi 13:6rreth 1491 p.e.s.
Shtatë ditë me radhë do të hash bukë të ndorme; dhe ditën e shtatë do të bëhet një festë për Zotin.
- Eksodi 13:7rreth 1491 p.e.s.
Do të hahet bukë e ndorme gjatë shtatë ditëve; dhe nuk do të duket bukë me maja tek ju, as do të duket maja pranë teje, brenda tërë kufijve të tu.
- Eksodi 13:8rreth 1491 p.e.s.
Atë ditë do t'ia shpjegosh këtë gjë birit tënd, duke i thënë: "Veprohet kështu për shkak të asaj që bëri Zoti për mua kur dola nga Egjipti".
- Eksodi 13:9rreth 1491 p.e.s.
Dhe do të jetë për ty si një shenjë mbi dorën tënde dhe si një kujtim ndër sytë e tu, me qëllim që ligji i Zotit të jetë në gojën tënde; sepse Zoti të bëri të dalësh nga Egjipti me dorë të fuqishme.
- Eksodi 13:10rreth 1491 p.e.s.
Zbatoje pra këtë rregull në kohën e caktuar, vit pas viti.
- Eksodi 13:11rreth 1491 p.e.s.
Kur Zoti do të ketë bërë që të hysh në vendin e Kananejve, ashtu siç të është betuar ty dhe etërve të tu, dhe do të ta ketë dhënë atë,
- Eksodi 13:12rreth 1491 p.e.s.
do t'i shenjtërosh Zotit tërë ata që çelin barkun dhe çdo pjellje të parë të bagëtisë që ti zotëron: meshkujt do t'i takojnë Zotit.
- Eksodi 13:13rreth 1491 p.e.s.
Kështu do të shpengosh çdo pjellje të parë të gomarit me një qengj; por në qoftë se nuk dëshiron ta shpengosh, atëherë thyeja qafën; kështu do të shpengosh çdo të parëlindur të njeriut ndër bijtë e tu.
- Eksodi 13:14rreth 1491 p.e.s.
Kur në të ardhmen biri yt do të të pyesë, duke thënë: "Çfarë do të thotë kjo?", ti do t'i përgjigjesh: "Zoti na bëri të dalim nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë, me dorë të fuqishme;
- Eksodi 13:15rreth 1491 p.e.s.
dhe ndodhi që, kur Faraoni nguli këmbë të mos na linte të shkonim, Zoti vrau tërë të parëlindurit në vendin e Egjiptit, si të parëlindurit e njerëzve ashtu dhe të parëlindurit e kafshëve. Prandaj unë i bëj fli Zotit tërë meshkujt që çelin barkun, por shpengoj çdo të parëlindur të bijve të mi".