Skip to content

circa 1900–1700 BC

Jacob, Joseph & Egypt

Jacob wrestles with God and becomes Israel; Joseph is sold into slavery yet rises to save the world from famine.

840 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Zanafilla 26:1rreth 1804 p.e.s.

    Por ndodhi një mungesë ushqimesh në vend, përveç asaj të parës që kishte ndodhur në kohën e Abrahamit. Pastaj Isaku shkoi tek Abimeleku, mbreti i Filistejve në Gerar.

  2. Zanafilla 26:2rreth 1804 p.e.s.

    Atëherë Zoti iu shfaq dhe i tha: "Mos zbrit në Egjipt, qëndro në vendin që do të të them.

  3. Zanafilla 26:3rreth 1804 p.e.s.

    Qëndro në këtë vend dhe unë do të jem me ty dhe do të të bekoj, sepse kam për të të dhënë ty dhe pasardhësve të tu tërë këto vende dhe do ta mbaj betimin që i kam bërë Abrahamit, babait tënd,

  4. Zanafilla 26:4rreth 1804 p.e.s.

    dhe do t'i shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit; do t'u jap atyre tërë këto vende, dhe të gjitha kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu,

  5. Zanafilla 26:5rreth 1804 p.e.s.

    sepse Abrahami iu bind vullnetit tim dhe respektoi urdhërat, urdhërimet, statutet dhe ligjet e mia".

  6. Zanafilla 26:6rreth 1804 p.e.s.

    Kështu Isaku qëndroi në Gerar.

  7. Zanafilla 26:7rreth 1804 p.e.s.

    Kur njerëzit e vendit i bënin pyetje rreth gruas së tij, ai u përgjigjej: "Éshtë motra ime", sepse kishte frikë të thoshte: "Éshtë gruaja ime", sepse mendonte: "Njerëzit e vendit mund të më vrasin për shkak të Rebekës, sepse ajo është e pashme".

  8. Zanafilla 26:8rreth 1804 p.e.s.

    Kur kishte kaluar një kohë e gjatë në atë vend, Abimelekut, mbretit të Filistejve, i rastisi të shikojë nga dritarja dhe pa Isakun që përkëdhelte Rebekën, gruan e tij.

  9. Zanafilla 26:9rreth 1804 p.e.s.

    Atëherë Abimeleku thiri Isakun dhe i tha: "Ajo është me siguri gruaja jote; si bëhet që ti the: "Ajo është motra ime"?". Isaku iu përgjegj: "Sepse thoja: "Nuk do të doja të vdes për shkak të saj"".

  10. Zanafilla 26:10rreth 1804 p.e.s.

    Abimeleku tha: "Ç'është kjo që na bëre? Ndokush nga populli mund të binte lehtë në shtrat me gruan tënde dhe ti do të na kishe ngarkuar me faj të rëndë".

  11. Zanafilla 26:11rreth 1804 p.e.s.

    Kështu Abimeleku i dha këtë urdhër tërë popullit: "Kushdo që prek këtë njeri ose të shoqen do të dënohet pa tjetër me vdekje".

  12. Zanafilla 26:12rreth 1804 p.e.s.

    Isaku mbolli në atë vend dhe po atë vit korri një prodhim njëqind herë më të madh; dhe Zoti e bekoi.

  13. Zanafilla 26:13rreth 1804 p.e.s.

    Ky njeri u bë i madh dhe vazhdoi të rritet deri sa u bë jashtëzakonisht i madh.

  14. Zanafilla 26:14rreth 1804 p.e.s.

    Ai arriti të zotërojë kope dhënsh dhe qesh dhe kishte një numër të madh shërbëtorësh. Kështu Filistejtë e patën zili,

  15. Zanafilla 26:15rreth 1804 p.e.s.

    dhe për këtë arësye i zunë, duke i mbushur me dhe, tërë puset që shërbëtorët e babait të tij kishin hapur në kohën e Abrahamit, atit të tij.

  16. Zanafilla 26:16rreth 1804 p.e.s.

    Atëherë Abimeleku i tha Isakut: "Largohu nga ne, sepse ti je shumë më i fuqishëm se ne".

  17. Zanafilla 26:17rreth 1804 p.e.s.

    Kështu Isaku u largua që andej dhe u vendos në luginën e Gerarit, dhe aty banoi.

  18. Zanafilla 26:18rreth 1804 p.e.s.

    Dhe Isaku filloi të hapë puse uji që ishin hapur në kohën e Abrahamit, atit të tij, dhe që Filistejtë i kishin mbyllur mbas vdekjes së Abrahamit, dhe u vuri po ato emra që u kishte vënë babai i tij.

  19. Zanafilla 26:19rreth 1804 p.e.s.

    Pastaj shërbëtorët e Isakut gërmuan në luginë dhe gjetën aty një pus me ujë të freskët.

  20. Zanafilla 26:20rreth 1804 p.e.s.

    Por barinjtë e Gerarit u grindën me çobanët e Isakut, duke u thënë: "Uji është yni". Dhe ai e quajti pusin Esek, sepse ata e kishin kundërshtuar.

  21. Zanafilla 26:21rreth 1804 p.e.s.

    Shërbëtorët hapën pastaj një pus tjetër, por ata kundërshtuan edhe për këtë. Dhe Isaku e quajti Sitnah.

  22. Zanafilla 26:22rreth 1804 p.e.s.

    Atëherë ai u largua që andej dhe hapi një pus tjetër për të cilin nuk pati kundërshtim. Dhe ai e quajti atë Rehoboth, sepse ai tha: "Tani Zoti na ka vënë larg dhe ne do të kemi mbarësi në këtë vend".

  23. Zanafilla 26:23rreth 1804 p.e.s.

    Pastaj së këtejmi Isaku u ngjit në Beer-Sheba.

  24. Zanafilla 26:24rreth 1804 p.e.s.

    Dhe Zoti iu shfaq po atë natë dhe i tha: "Unë jam Perëndia i Abrahamit, babait tënd; mos ki frikë, sepse unë jam me ty; do të të bekoj dhe do të shumoj pasardhësit e tu, për hir të Abrahamit, shërbëtorit tim".

  25. Zanafilla 26:25rreth 1804 p.e.s.

    Atëherë ai ndërtoi në atë vend një altar dhe përmendi emrin e Zotit, dhe po aty ai ngriti edhe çadrën e tij. Aty shërbëtorët e Isakut hapën një pus.