Kalo te përmbajtja

circa 1900–1700 BC

Jacob, Joseph & Egypt

Jacob wrestles with God and becomes Israel; Joseph is sold into slavery yet rises to save the world from famine.

840 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Zanafilla 27:16rreth 1760 p.e.s.

    dhe me lëkurët e kecave veshi duart e tij dhe pjesën e lëmuar të qafës së tij.

  2. Zanafilla 27:17rreth 1760 p.e.s.

    Pastaj vuri në dorë të Jakobit, birit të saj, gjellën e shijshme dhe bukën që kishte përgatitur.

  3. Zanafilla 27:18rreth 1760 p.e.s.

    Atëherë ai shkoi tek i ati dhe i tha: "Ati im!". Isaku u përgjegj: "Ja ku jam; kush je ti, biri im?".

  4. Zanafilla 27:19rreth 1760 p.e.s.

    Atëherë Jakobi i tha babait të tij: "Jam Esau, i parëlinduri yt. Bëra siç më ke thënë. Tani çohu, ulu dhe fillo të hash nga gjahu im, me qëllim që shpirti yt të më bekojë".

  5. Zanafilla 27:20rreth 1760 p.e.s.

    Por Isaku i tha të birit: "Por si bëre që e gjete kaq shpejt, biri im?". Ai u përgjegj: "Sepse Zoti, Perëndia yt, bëri që të vijë tek unë".

  6. Zanafilla 27:21rreth 1760 p.e.s.

    Atëherë Isaku i tha Jakobit: "Afrohu dhe lërmë të të prek, biri im, për të ditur nëse je pikërisht biri im Esau ose jo".

  7. Zanafilla 27:22rreth 1760 p.e.s.

    Dhe kështu Jakobi iu afrua Isakut, babait të tij; dhe mbasi ky e preku me dorë, tha: "Zëri është i Jakobit, por duart janë duart e Esaut".

  8. Zanafilla 27:23rreth 1760 p.e.s.

    Kështu ai nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore ashtu si duart e vëllait të tij Esau; dhe e bekoi.

  9. Zanafilla 27:24rreth 1760 p.e.s.

    Dhe tha: "A je ti me të vërtetë biri im Esau?". Ai u përgjigj: "Po".

  10. Zanafilla 27:25rreth 1760 p.e.s.

    Atëherë Isaku i tha: "Më shërbe që të ha nga gjahu i birit tim dhe shpirti im të të bekojë". Kështu Jakobi i shërbeu dhe Isaku hëngri. Jakobi i solli edhe verë dhe ai e piu.

  11. Zanafilla 27:26rreth 1760 p.e.s.

    Pastaj babai i tij Isaku i tha: "Tani afrohu dhe më puth, biri im".

  12. Zanafilla 27:27rreth 1760 p.e.s.

    Dhe ai u afrua dhe e puthi. Dhe Isaku ndjeu erën e rrobave të tij dhe e bekoi duke thënë: "Ja, era e tim biri është si era e një fushe, që Zoti e ka bekuar.

  13. Zanafilla 27:28rreth 1760 p.e.s.

    Perëndia të dhëntë vesën e qiellit dhe pjellorinë e tokës, si edhe bollëkun e grurit dhe të verës.

  14. Zanafilla 27:29rreth 1760 p.e.s.

    Të shërbefshin popujt dhe kombet u përkulshin para teje. Qofsh pronar i vëllezërve të tu dhe bijtë e nënës sate u përkulshin para teje. I mallkuar qoftë cilido të mallkon, i bekuar qoftë cilido të bekon!".

  15. Zanafilla 27:30rreth 1760 p.e.s.

    Dhe ndodhi që, pikërisht kur Isaku kishte mbaruar së bekuari Jakobin dhe ky sapo ishte larguar nga prania e të atit Isak, vëllai i tij Esau u kthye nga gjahu.

  16. Zanafilla 27:31rreth 1760 p.e.s.

    Edhe ai përgatiti një gjellë të shijshme dhe ia shpuri babait të tij dhe i tha: "Çohu ati im dhe ha nga gjahu i birit tënd, me qëllim që shpirti yt të më bekojë".

  17. Zanafilla 27:32rreth 1760 p.e.s.

    Isaku, babai i tij, i tha: "Kush je ti?". Ai u përgjegj: "Jam Esau, biri yt i parëlindur".

  18. Zanafilla 27:33rreth 1760 p.e.s.

    Atëherë Isakun e zunë ca të dridhura shumë të forta dhe i tha: "Kush është ai, pra, që gjuajti gjahun dhe ma solli? Unë i hëngra të gjitha para se të vije ti dhe e bekova; dhe i bekuar ka për të mbetur ai".

  19. Zanafilla 27:34rreth 1760 p.e.s.

    Me të dëgjuar fjalët e të atit, Esau dha një ulurimë të fortë dhe shumë të hidhur. Pastaj i tha të atit: "Bekomë edhe mua, ati im!".

  20. Zanafilla 27:35rreth 1760 p.e.s.

    Por Isaku iu përgjigj: "Yt vëlla erdhi me mashtrim dhe mori bekimin tënd".

  21. Zanafilla 27:36rreth 1760 p.e.s.

    Esau i tha: "Jo më kot është quajtur Jakob? Ai ma zuri vendin deri tani dy herë: më hoqi parëbirninë dhe ja tani po merr bekimin tim". Pastaj shtoi: "A nuk ke ruajtur një bekim për mua?".

  22. Zanafilla 27:37rreth 1760 p.e.s.

    Atëherë Isaku u përgjegj dhe i tha Esaut: "Ja, unë e bëra zotrinë tënd dhe i dhashë tërë vëllezërit e tij si shërbëtorë, dhe e pajisa me grurë dhe me verë; ç'mund të bëj për ty, biri im?".

  23. Zanafilla 27:38rreth 1760 p.e.s.

    Esau i tha babait të tij: "A ke vetëm këtë bekim, ati im? Bekomë edhe mua, o ati im!". Dhe Esau ngriti zërin dhe qau.

  24. Zanafilla 27:39rreth 1760 p.e.s.

    Isaku, babai i tij, u përgjigj duke i thënë: "Ja, banesa jote do të privohet nga pjelloria e tokës dhe nga vesa që zbret nga lartësia e qiellit.

  25. Zanafilla 27:40rreth 1760 p.e.s.

    Ti do të jetosh me shpatën tënde dhe do të jesh shërbëtori i vëllait tënd; por do të ndodhë që, kur do të luftosh, do ta thyesh zgjedhën e tij nga qafa jote".