Kalo te përmbajtja

circa 1900–1700 BC

Jacob, Joseph & Egypt

Jacob wrestles with God and becomes Israel; Joseph is sold into slavery yet rises to save the world from famine.

840 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Zanafilla 26:26rreth 1804 p.e.s.

    Pastaj Abimeleku nga Gerari shkoi tek ai bashkë me Ahucathin, mikun e tij, dhe me Pikolin, kreun e ushtrisë së tij.

  2. Zanafilla 26:27rreth 1804 p.e.s.

    Dhe Isaku u tha atyre: "Pse keni ardhur tek unë, për deri sa më urreni dhe më keni larguar prej jush?".

  3. Zanafilla 26:28rreth 1804 p.e.s.

    Atëherë ata u përgjigjën: "Ne e pamë qartë që Zoti është me ty. Kështu thamë: "Le të bëjmë një betim midis nesh, midis nesh dhe teje, dhe të përfundojmë një aleancë me ty":

  4. Zanafilla 26:29rreth 1804 p.e.s.

    dhe kështu ti nuk do të na bësh asnjë të keqe, ashtu si ne nuk të kemi prekur, nuk të kemi bërë veçse të mira dhe të kemi lënë të ikësh në paqe. Ti je tani i bekuari i Zotit".

  5. Zanafilla 26:30rreth 1804 p.e.s.

    Kështu Isaku shtroi për ta një banket dhe ata hëngrën e pinë.

  6. Zanafilla 26:31rreth 1804 p.e.s.

    Të nesërmen në mëngjes u ngritën herët dhe shkëmbyen një betim. Pastaj Isaku i përcolli dhe ata ikën në paqe.

  7. Zanafilla 26:32rreth 1804 p.e.s.

    Po atë ditë ndodhi që shërbëtorët e Isakut erdhën për ta lajmëruar për pusin që kishin hapur duke i thënë: "Kemi gjetur ujë".

  8. Zanafilla 26:33rreth 1804 p.e.s.

    Dhe ai e quajti atë Shibah. Për këtë arësye qyteti mban emrin Beer-Sheba edhe sot e kësaj dite.

  9. Zanafilla 26:34rreth 1796 p.e.s.

    Në moshën dyzetvjeçare Esau mori për grua Juditin, të bijën e Beerit, Hiteut dhe të Basemathit, bijë e Elonit, Hiteut.

  10. Zanafilla 26:35rreth 1796 p.e.s.

    Këto u bënë shkas për një hidhërim të thellë të Isakut dhe të Rebekës.

  11. Zanafilla 27:1rreth 1760 p.e.s.

    Kur Isaku u plak dhe sytë e tij u dobësuan aq shumë sa nuk shikonte më, ai thirri të birin Esau dhe i tha: "Biri im!".

  12. Zanafilla 27:2rreth 1760 p.e.s.

    Esau i tha: "Ja ku jam!". Atëherë Isaku i tha: "Ja, unë jam plak dhe nuk e di në ç'ditë kam për të vdekur.

  13. Zanafilla 27:3rreth 1760 p.e.s.

    Prandaj merr tani armët e tua, kukurën dhe harkun tënd, dil nëpër fushat dhe kap për mua kafshë gjahu;

  14. Zanafilla 27:4rreth 1760 p.e.s.

    pastaj më përgatit një gjellë të shijshme nga ato që më pëlqejnë dhe sillma, që unë ta ha dhe shpirti im të të bekojë para se të vdes".

  15. Zanafilla 27:5rreth 1760 p.e.s.

    Tani Rebeka rrinte duke dëgjuar, ndërsa Isaku i fliste birit të tij Esau. Kështu Esau shkoi nëpër fusha për të gjuajtur kafshë të egra për t'ia shpënë të atit.

  16. Zanafilla 27:6rreth 1760 p.e.s.

    Atëherë Rebeka i foli Jakobit, birit të saj, dhe i tha: "Ja, unë dëgjova babanë tënd që i fliste Esaut, vëllait tënd duke i thënë:

  17. Zanafilla 27:7rreth 1760 p.e.s.

    "Më sill gjah dhe më përgatit një gjellë të shijshme, që unë ta ha dhe të të bekoj në prani të Zotit, para se të vdes".

  18. Zanafilla 27:8rreth 1760 p.e.s.

    Prandaj, biri im, bindju zërit tim dhe bëj atë që të urdhëroj.

  19. Zanafilla 27:9rreth 1760 p.e.s.

    Shko tani në kope dhe më sill dy keca të mirë; unë do të përgatis një gjellë të shijshme për babanë tënd, nga ato që i pëlqejnë atij.

  20. Zanafilla 27:10rreth 1760 p.e.s.

    Pastaj ti do t'ia çosh babait tënd që ta hajë, dhe kështu ai do të bekojë para se të vdesë".

  21. Zanafilla 27:11rreth 1760 p.e.s.

    Jakobi i tha Rebekës, nënës së tij: "Ja, vëllai im Esau është leshtor, ndërsa unë e kam lëkurën të lëmuar.

  22. Zanafilla 27:12rreth 1760 p.e.s.

    Ndofta babai im më prek me dorë; do t'i dukem atij mashtrues dhe do të tërheq mbi vete një mallkim në vend të një bekimi".

  23. Zanafilla 27:13rreth 1760 p.e.s.

    Por nëna e tij iu përgjegj: "Ky mallkim le të bjerë mbi mua, biri im! Bindju vetëm asaj që të thashë dhe shko të marrësh kecat".

  24. Zanafilla 27:14rreth 1760 p.e.s.

    Ai vajti pra t'i marrë dhe ia çoi nënës së tij; dhe e ëma përgatiti me to një gjellë të shijshme, nga ato që i pëlqenin babait të tij.

  25. Zanafilla 27:15rreth 1760 p.e.s.

    Pastaj Rebeka mori rrobat më të bukura të Esaut, birit të saj më të madh, që i mbante në shtëpi pranë vetes, dhe ia veshi Jakobit, birit të saj më të vogël;