Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Moses & The Exodus

God raises up Moses to confront Pharaoh; the ten plagues culminate in Israel's dramatic deliverance from four centuries of bondage.

415 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Eksodi 12:17rreth 1491 p.e.s.

    Do të kremtoni, pra, festën e të ndormëve, sepse pikërisht në këtë ditë bëra të dalin radhët tuaja nga vendi i Egjiptit; do ta kremtoni, pra, këtë ditë nëpër kohëra si ligj të përjetshëm.

  2. Eksodi 12:18rreth 1491 p.e.s.

    Gjatë muajit të parë, nga dita e katërmbëdhjetë e muajit, në mbrëmje, deri ditën e njëzetenjëtë, në mbrëmje, do të hani bukë të ndorme.

  3. Eksodi 12:19rreth 1491 p.e.s.

    Për shtatë ditë të mos gjendet maja në shtëpitë tuaja, sepse kushdo që do të hajë diçka të mbrujtur, do të këputet nga asambleja e Izraelit, qoftë ai i huaj apo i lindur në vend.

  4. Eksodi 12:20rreth 1491 p.e.s.

    Nuk do të hani asgjë të mbrujtur; në të gjitha banesat tuaja do të hani bukë të ndorme"".

  5. Eksodi 12:21rreth 1491 p.e.s.

    Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: "Shkoni dhe merrni qengja për ju dhe për familjet tuaja, dhe flijoni Pashkët.

  6. Eksodi 12:22rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj do të merrni një tufëz hisopi, do ta ngjyeni në gjakun që është në legen, dhe me gjakun që është në legen do të spërkatni arkitraun dhe të dy shtalkat e dyerve; dhe asnjë prej jush nuk do të dalë nga dera e shtëpisë së tij deri në mëngjes.

  7. Eksodi 12:23rreth 1491 p.e.s.

    Sepse Zoti do të kalojë për të goditur Egjiptasit; po, kur do të shohë gjakun mbi arkitraun dhe mbi dy shtalkat, Zoti do të kalojë më tej derës dhe nuk do ta lejojë shkatërruesin të hyjë në shtëpitë tuaja për t'ju goditur.

  8. Eksodi 12:24rreth 1491 p.e.s.

    Zbatojeni, pra, këtë si një porosi të përjetshme për ju dhe për bijtë tuaj.

  9. Eksodi 12:25rreth 1491 p.e.s.

    Kur të hyni në vendin që do t'ju japë Zoti, siç e ka thënë, zbatoni këtë rit.

  10. Eksodi 12:26rreth 1491 p.e.s.

    Kur bijtë tuaj do t'ju pyesin: "Ç'kuptim ka ky rit për ju?",

  11. Eksodi 12:27rreth 1491 p.e.s.

    ju do t'u përgjigjeni: "Kjo është flija e Pashkës së Zotit, që kaloi tej shtëpive të bijve të Izraelit në Egjipt, kur goditi Egjiptasit dhe i fali shtëpitë tona"". Dhe populli u përkul dhe adhuroi.

  12. Eksodi 12:28rreth 1491 p.e.s.

    Atëherë bijtë e Izraelit shkuan dhe vepruan ashtu; ata bënë ashtu si i kishte urdhëruar Zoti Moisiun dhe Aaronin.

  13. Eksodi 12:29rreth 1491 p.e.s.

    Prandaj ndodhi që në mesnatë Zoti goditi tërë të parëlindurit në vendin e Egjiptit, që nga i parëlinduri i Faraonit që rrinte mbi fronin e tij, deri te i parëlinduri i të burgosurit që ishte në burg, si dhe çdo pjellë e parë e bagëtive.

  14. Eksodi 12:30rreth 1491 p.e.s.

    Kështu Faraoni u ngrit natën, ai me gjithë shërbëtorët e tij dhe gjithë Egjiptasit; dhe u dëgjua një klithmë e madhe në Egjipt, sepse nuk kishte shtëpi ku të mos kishte një të vdekur.

  15. Eksodi 12:31rreth 1491 p.e.s.

    Atëherë ai thirri Moisiun dhe Aaronin natën dhe u tha: "Çohuni dhe largohuni nga mesi i popullit tim, ju dhe bijtë e Izraelit; dhe shkoni t'i shërbeni Zotit, siç e keni thënë.

  16. Eksodi 12:32rreth 1491 p.e.s.

    Merrni me vete kopetë e bagëtive të imta dhe të trasha, siç keni thënë, dhe shkoni; dhe më bekoni edhe mua!".

  17. Eksodi 12:33rreth 1491 p.e.s.

    Dhe Egjiptasit e nxisnin popullin për të shpejtuar nisjen nga vendi, sepse thonin: "Do të vdesim të gjithë".

  18. Eksodi 12:34rreth 1491 p.e.s.

    Populli mori me vete brumin e bukës para se ai të vinte; i mbështolli magjet e tij me rroba trupi dhe i vuri mbi kurriz.

  19. Eksodi 12:35rreth 1491 p.e.s.

    Dhe bijtë e Izraelit bënë ashtu siç i kishte thënë Moisiu dhe u kërkuan Egjiptasve sende argjendi, sende ari dhe rroba;

  20. Eksodi 12:36rreth 1491 p.e.s.

    dhe Zoti bëri që Egjiptasit ta shikonin me sy të mirë popullin dhe t'i jepnin atë që kërkonte. Kështu i zhveshën Egjiptasit.

  21. Eksodi 12:37rreth 1491 p.e.s.

    Bijtë e Izraelit u nisën nga Ramsesi për në Sukoth, ishin rreth gjashtëqind mijë njerëz më këmbë, pa llogaritur fëmijët.

  22. Eksodi 12:38rreth 1491 p.e.s.

    Dhe me ta iku gjithashtu një përzierje e madhe njerëzish, bashkë me kopetë e tyre të bagëtive të imta dhe të trasha, një numër i madh kafshësh.

  23. Eksodi 12:39rreth 1491 p.e.s.

    Dhe ata e poqën brumin që kishin sjellë nga Egjipti, duke bërë kuleçë të ndormë; në fakt brumi nuk kishte maja, sepse ata u dëbuan nga Egjipti dhe nuk mundën të mënojnë, as të përgatisin rezerva për udhëtimin.

  24. Eksodi 12:40rreth 1491 p.e.s.

    Koha që bijtë e Izraelit kaluan në Egjipt qe katërqind e tridhjetë vjet.

  25. Eksodi 12:41rreth 1491 p.e.s.

    Në fund të katërqind e tridhjetë vjetëve, pikërisht atë ditë, ndodhi që të gjitha radhët e Zotit dolën nga vendi i Egjiptit.