Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Jakobi 3:12rreth 60 e.s.

    Por në qoftë se ne zemrën tuaj keni smirë të hidhur dhe grindje, mos u mbani me të madh dhe mos gënjeni kundër së vërtetës.

  2. Jakobi 3:13rreth 60 e.s.

    Kjo nuk është dituri që zbret nga lart, por është tokësore, shtazore, djallëzore.

  3. Jakobi 3:14rreth 60 e.s.

    Sepse atje ku ka smirë dhe grindje, atje ka trazirë dhe gjithfarë veprash të këqija,

  4. Jakobi 3:15rreth 60 e.s.

    Kurse dituria që vjen nga lart, më së pari është e pastër, pastaj pajtuese, e butë, e bindur, plot mëshirë dhe fryte të mira, e paanshme dhe jo hipokrite.

  5. Jakobi 3:16rreth 60 e.s.

    Dhe fryti i drejtësisë mbillet në paqe për ata që bëjnë paqen.

  6. Jakobi 3:17rreth 60 e.s.

    Nga vijnë luftërat dhe grindjet te ju?. A nuk vijnë, nga pasionet që luftojnë ndër gjymtyrët tuaja?

  7. Jakobi 3:18rreth 60 e.s.

    Ju lakmoni dhe nuk keni, ju vrisni dhe keni smirë dhe nuk fitoni gjë; ju ziheni dhe luftoni, por nuk keni, sepse nuk kërkoni.

  8. Jakobi 4:1rreth 60 e.s.

    Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas që të shpenzoni për kënaqësitë tuaja.

  9. Jakobi 4:2rreth 60 e.s.

    O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë.

  10. Jakobi 4:3rreth 60 e.s.

    Apo pandehni se Shkrimi thotë kot: ''Fryma që rri në ne a lakmon deri në smirë''?

  11. Jakobi 4:4rreth 60 e.s.

    Por ai jep hir edhe më të madh; prandaj thotë: ''Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve''.

  12. Jakobi 4:5rreth 60 e.s.

    Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju!

  13. Jakobi 4:6rreth 60 e.s.

    Afrohuni te Perëndia dhe ai do t'ju afrohet juve; pastroni duart tuaja, o mëkatarë; dhe pastroni zemrat o njerëz me dy mendje!

  14. Jakobi 4:7rreth 60 e.s.

    Pikëllohuni, mbani zi dhe qani; të qeshurit tuaj le të kthehet në zi, dhe gëzimi në trishtim.

  15. Jakobi 4:8rreth 60 e.s.

    Përuluni përpara Zotit, dhe ai do t'ju lartësojë!

  16. Jakobi 4:9rreth 60 e.s.

    Mos flisni keq për njeri tjetrin, vë-llezër; ai që flet kundër vëllait dhe e gjykon vëllanë e vet, flet kundër ligjit dhe gjykon ligjin; dhe, po të gjykosh ligjin, ti nuk je zbatues i ligjit, por gjykatës.

  17. Jakobi 4:10rreth 60 e.s.

    Ka vetëm një Ligjdhënës, që mund të të shpëtojë ose të të çojë në humbje; por ti kush je që gjykon një tjetër?

  18. Jakobi 4:11rreth 60 e.s.

    Dhe tani, ju që thoni: ''Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë'',

  19. Jakobi 4:12rreth 60 e.s.

    ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç'është jeta? Éshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet.

  20. Jakobi 4:13rreth 60 e.s.

    Në vend që të thoni: ''Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë''.

  21. Jakobi 4:14rreth 60 e.s.

    Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe.

  22. Jakobi 4:15rreth 60 e.s.

    Ai, pra, që di të bëjë të mirë edhe nuk e bën, bën mëkat.

  23. Jakobi 4:16rreth 60 e.s.

    Dhe tani ju, o pasanikë: qani dhe vajtoni për të këqijat që do t'ju zënë!

  24. Jakobi 4:17rreth 60 e.s.

    Pasuria juaj u kalb dhe rrobat tuaja i brejti tenja.

  25. Jakobi 5:1rreth 60 e.s.

    Ari dhe argjendi juaj u ndryshkën, dhe ndryshku i tyre do të jetë një dëshmi kundër jush dhe do t'ju përpijë mishërat si zjarr; keni mbledhur thesare në ditët e fundit.