Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Pjetrit 1:7rreth 60 e.s.

    duke arritur përmbushjen e besimit tuaj, shpëtimin e shpirtrave.

  2. 1 Pjetrit 1:8rreth 60 e.s.

    Për këtë shpëtim kërkuan dhe hetuan profetët që profetizuan nga hirin për ju,

  3. 1 Pjetrit 1:9rreth 60 e.s.

    duke kërkuar të njohin kohën dhe rrethanat që tregonte Fryma e Krishtit që ishte në ta, dhe që dëshmonte që më parë për vuajtjet që do të vinin mbi Krishtin dhe për lavditë që do të pasonin.

  4. 1 Pjetrit 1:10rreth 60 e.s.

    Dhe atyre iu zbulua se ata i administronin jo për vete, po për ne, ato gjëra që po ju rrëfehen tani nga ata që ju kanë predikuar ungjillin, me anë të Frymës së Shenjtë të dërguar nga qielli; gjëra të cilat engjëjt dëshirojnë t'i vëzhgojnë.

  5. 1 Pjetrit 1:11rreth 60 e.s.

    Prandaj, ngjeshni ijët e mendjes suaj, rrini zgjuar dhe mbani shpresë të plotë në hirin që do vijë mbi ju në zbulesën e Jezu Krishtit.

  6. 1 Pjetrit 1:12rreth 60 e.s.

    Si bij të bindur, mos iu përshtatni lakmive të mëparshme kur ishit në padijen tuaj,

  7. 1 Pjetrit 1:13rreth 60 e.s.

    por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj,

  8. 1 Pjetrit 1:14rreth 60 e.s.

    sepse është shkruar: ''Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë''.

  9. 1 Pjetrit 1:15rreth 60 e.s.

    Dhe në qoftë se thërrisni si Atë atë që, pa favorizuar njeri, gjykon sipas veprës së gjithsecilit, kalojeni kohën e shtegtimit tuaj mbi dhe me frikë,

  10. 1 Pjetrit 1:16rreth 60 e.s.

    duke ditur se jo me anë gjërash që prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit të trashëguar nga etërit,

  11. 1 Pjetrit 1:17rreth 60 e.s.

    por nga gjaku i çmuar i Krishtit, si të Qengjit të patëmetë dhe të panjollë,

  12. 1 Pjetrit 1:18rreth 60 e.s.

    të paranjohur përpara krijimit të botës, por të shfaqur kohët e fundit për ju,

  13. 1 Pjetrit 1:19rreth 60 e.s.

    që, nëpërmjet tij, të besoni në Perëndinë që e ringjalli prej së vdekurish dhe i dha lavdi, që besimi juaj dhe shpresa të jenë në Perëndinë.

  14. 1 Pjetrit 1:20rreth 60 e.s.

    Mbasi të pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj së vërtetës me anë të Frymës, për të pasur një dashuri vëllazërore pa hipokrizi, të doni fort njeri tjetrin me zemër të pastër,

  15. 1 Pjetrit 1:21rreth 60 e.s.

    sepse jeni ringjizur jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë.

  16. 1 Pjetrit 1:22rreth 60 e.s.

    Sepse çdo mish është si bari dhe çdo lavdi njeriu si lule e barit; bari thahet dhe lulja bie,

  17. 1 Pjetrit 1:23rreth 60 e.s.

    por fjala e Zotit mbetet përjetë, dhe kjo është fjala që ju është shpallur.

  18. 1 Pjetrit 1:24rreth 60 e.s.

    Hiqni tej, pra, çdo ligësi dhe çdo mashtrim, hipokrizitë, smirat dhe çdo shpifje,

  19. 1 Pjetrit 1:25rreth 60 e.s.

    posi foshnja të sapolindura, të dëshironi fort qumështin e pastër të fjalës, që të rriteni me anë të tij,

  20. 1 Pjetrit 2:1rreth 60 e.s.

    nëse e keni shijuar se Zoti është i mirë.

  21. 1 Pjetrit 2:2rreth 60 e.s.

    Duke iu afruar atij, si te guri i gjallë, i flakur tej nga njerëzit, por i zgjedhur dhe i çmuar përpara Perëndisë,

  22. 1 Pjetrit 2:3rreth 60 e.s.

    edhe ju, si gurë të gjallë, ndërtoheni për të qenë një shtëpi frymërore, një priftëri e shenjtë, për të ofruar flijime frymërore, që i pëlqejnë Perëndisë me anë të Jezu Krishtit.

  23. 1 Pjetrit 2:4rreth 60 e.s.

    Sepse në Shkrimet lexohet: ''Ja, unë po vë në Sion një gur çipi, të zgjedhur, dhe ai që beson në të nuk do të turpërohet aspak''.

  24. 1 Pjetrit 2:5rreth 60 e.s.

    Sepse për ju që besoni ai është i çmuar, po për ata të pabindurit: ''Guri, që u hoq mënjanë nga ndërtuesit, u bë guri i qoshes, gur pengese dhe shkëmb skandali që i bën të rrëzohen''.

  25. 1 Pjetrit 2:6rreth 60 e.s.

    Duke qenë të pabindur, ata pengohen në fjalë, dhe për këtë ata ishin të caktuar.