- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- 1 Pjetrit 3:7rreth 60 e.s.
pa e kthyer të keqen me të keqe ose fyerjen me fyerje, po, përkundrazi, bekoni, duke e ditur se për këtë u thirrët, që të trashëgoni bekimin.
- 1 Pjetrit 3:8rreth 60 e.s.
Sepse ''kush don ta dojë jetën dhe të shohë ditë të mira, le ta ruajë gojën e tij nga e keqja dhe buzët e tij nga të folurit me mashtrim;
- 1 Pjetrit 3:9rreth 60 e.s.
të largohet nga e keqja dhe të bëjë të mirën, të kërkojë paqen dhe të ndjekë atë,
- 1 Pjetrit 3:10rreth 60 e.s.
sepse sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë në lutjen e tyre; por fytyra e Zotit është kundër atyre që bëjnë të keqen''.
- 1 Pjetrit 3:11rreth 60 e.s.
Dhe kush do t'ju bëjë keq, në qoftë se ju ndiqni të mirën?
- 1 Pjetrit 3:12rreth 60 e.s.
Por, edhe sikur të vuani për drejtësinë, lum ju! ''Pra, mos kini asnjë druajtje prej tyre dhe mos u shqetësoni'',
- 1 Pjetrit 3:13rreth 60 e.s.
madje shenjtëroni Zotin Perëndinë në zemrat tuaja dhe jini gjithnjë gati për t'u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje,
- 1 Pjetrit 3:14rreth 60 e.s.
duke pasur ndërgjegje të mirë, që, kur t'ju padisin si keqbërës, të turpërohen ata që shpifin për sjelljen tuaj të mirë në Krishtin.
- 1 Pjetrit 3:15rreth 60 e.s.
Sepse është më mirë, nëse është i tillë vullneti i Perëndisë, të vuani duke bërë mirë, se sa duke bërë keq,
- 1 Pjetrit 3:16rreth 60 e.s.
sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma,
- 1 Pjetrit 3:17rreth 60 e.s.
me anë të së cilës ai shkoi t'u predikojë frymërave që ishin në burg,
- 1 Pjetrit 3:18rreth 60 e.s.
që dikur ishin rebelë, kur durimi i Perëndisë i priste në ditët e Noeut, ndërsa po ndërtohej arka, në të cilën, pak vetë, gjithsejt tetë, shpëtuan nëpërmjet ujit,
- 1 Pjetrit 3:19rreth 60 e.s.
i cili është shëmbëllesa e pagëzimit (jo heqja e ndyrësisë së mishit, po kërkesa e një ndërgjegjeje të mirë te Perëndia), që tani na shpëton edhe ne me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit,
- 1 Pjetrit 3:20rreth 60 e.s.
i cili shkoi në qiell dhe është në të djathtën e Perëndisë ku i janë nënshtruar engjëj, pushtete dhe fuqie.
- 1 Pjetrit 3:21rreth 60 e.s.
Sepse duke qenë se Krishti ka vuajtur për ne në mish, armatosuni edhe ju me të njëjtin mendim, sepse ai që ka vuajtur në mish pushoi së mëkatuari,
- 1 Pjetrit 3:22rreth 60 e.s.
për të jetuar kohën që mbetet në mish jo më në pasionet e njerëzve, por sipas vullnetit të Perëndisë.
- 1 Pjetrit 4:1rreth 60 e.s.
Sepse për ne është e mjaftueshme koha e jetës që shkuam për të kënaqur gjërat e dëshiruara nga johebrenjtë, kur ecnim në shthurje, në pasione, në dehje, në teprime, në të ngrëna e në të pira dhe në idhujtari të neveritshme.
- 1 Pjetrit 4:2rreth 60 e.s.
Prandaj u duket çudi që ju nuk rendni me ta në po ato teprime shthurjeje dhe flasin keq për ju.
- 1 Pjetrit 4:3rreth 60 e.s.
Ata do të japin llogari para atij që është gati të gjykojë të gjallë e të vdekur.
- 1 Pjetrit 4:4rreth 60 e.s.
Për këtë në fakt, ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve, që ata të gjykohen në mish sipas njerëzve, por të jetojnë në frymë sipas Perëndisë.
- 1 Pjetrit 4:5rreth 60 e.s.
Tashmë fundi i të gjithave u afrua; jini, pra, të përkorë dhe rrini zgjuar për t'iu kushtuar lutjeve.
- 1 Pjetrit 4:6rreth 60 e.s.
dhe të keni para së gjithash një dashuri të madhe për njeri tjetrin, sepse ''dashuria do të mbulojë një shumicë mëkatesh''.
- 1 Pjetrit 4:7rreth 60 e.s.
Jini mikpritës njëri për tjetrin, pa murmuritje.
- 1 Pjetrit 4:8rreth 60 e.s.
Gjithsecili le ta vërë në shërbim të tjetrit dhuntinë që ka marrë, si kujdestarë të mirë të hirit të shumëfarshëm të Perëndisë.
- 1 Pjetrit 4:9rreth 60 e.s.
Nëse dikush flet, le ta bëjë si të shpa-llë orakullit të Perëndisë; kush bën një shërbim, le të bëjë në forcën që i jep Perëndia, që në gjithçka të përlëvdohet Perëndia nëpërmjet Jezu Krishtit, të cilit i takon lavdia dhe pushteti për shekuj të shekujve. Amen.