Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Hebrenjve 5:1rreth 64 e.s.

    kështu ai mund të ketë dhembshuri për ata që janë të paditur dhe të gënjyer, sepse edhe ai është i veshur me dobësi,

  2. Hebrenjve 5:2rreth 64 e.s.

    dhe për këtë arsye është i detyruar të ofrojë flijime për fajet, si për popullin ashtu edhe për veten e tij.

  3. Hebrenjve 5:3rreth 64 e.s.

    Dhe askush nuk e merr këtë nder prej vetes së tij, po ai që thirret nga Perëndia, sikurse Aaroni.

  4. Hebrenjve 5:4rreth 64 e.s.

    Kështu edhe Krishti nuk e përvetësoi ai vetë lavdinë që të bëhet kryeprift, por ia dha Ai që i tha: ''Ti je im Bir, sot ti më linde'',

  5. Hebrenjve 5:5rreth 64 e.s.

    dhe ashtu si thuhet diku gjetiu: ''Ti je prift përjetë, sipas rendit të Melkisedekut''.

  6. Hebrenjve 5:6rreth 64 e.s.

    I cili, në ditët e mishit të tij, me klithma të larta dhe me lot, i ofroi lutje dhe urata atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij nga Perëndia.

  7. Hebrenjve 5:7rreth 64 e.s.

    Edhe pse ishte Bir, mësoi të jetë i bindur nga ato që pësoi,

  8. Hebrenjve 5:8rreth 64 e.s.

    dhe, si u bë i përkryer, u bë vepronjësi i shpëtimit të amshuar për të gjithë ata që që i binden,

  9. Hebrenjve 5:9rreth 64 e.s.

    duke qenë i shpallur kryeprift nga Perëndiaa sipas rendit të Melkisedekut,

  10. Hebrenjve 5:10rreth 64 e.s.

    për të cilin kemi shumë gjëra për të thënë, por të vështira për t'u shpjeguar, sepse ju jeni rënduar nga veshët për të dëgjuar.

  11. Hebrenjve 5:11rreth 64 e.s.

    Sepse, ndonëse tashmë duhet të ishit mësues, keni përsëri nevojë që t'ju mësojnë njohuritë e para të orakujve të Perëndisë, dhe keni nevojë për qumësht, dhe jo për ushqime të forta.

  12. Hebrenjve 5:12rreth 64 e.s.

    Sepse kushdo që ushqehet me qumësht nuk ka përvojën e fjalës së drejtësisë, sepse është foshnjë;

  13. Hebrenjve 5:13rreth 64 e.s.

    kurse ushqimi i fortë është për të rriturit, të cilët, nga përvoja, i kanë të zhvilluara vetitë për të dalluar të mirën dhe të keqen.

  14. Hebrenjve 5:14rreth 64 e.s.

    Prandaj, duke e lënë fjalën e fillimit të Krishtit, le të synojmë përkryerjen, pa hedhur përsëri themel pendimi nga vepra të vdekura dhe nga besimi te Perëndia,

  15. Hebrenjve 6:1rreth 64 e.s.

    nga doktrina për pagëzimet, të vënies së duarve, të ringjalljes të të vdekurve dhe të gjyqit të përjetshëm;

  16. Hebrenjve 6:2rreth 64 e.s.

    dhe këtë do ta bëjmë, në e lejoftë Perëndia.

  17. Hebrenjve 6:3rreth 64 e.s.

    Sepse ata që janë ndriçuar një herë, e shijuan dhuntinë qiellore dhe u bënë pjestarë të Frymës së Shenjtë,

  18. Hebrenjve 6:4rreth 64 e.s.

    dhe shijuan fjalën e mirë të Perëndisë dhe mrrekullitë e jetës së ardhshme,

  19. Hebrenjve 6:5rreth 64 e.s.

    dhe po u rrëzuan, është e pamundur t'i sjellësh përsëri në pendim, sepse ata, për vete të tyre, e kryqëzojnë përsëri Birin e Perëndisë dhe e poshtërojnë.

  20. Hebrenjve 6:6rreth 64 e.s.

    Sepse toka, që pi shiun, i cili bie shpesh mbi të dhe prodhon barëra të dobishme për ata që e punojnë, merr bekim nga Perëndia;

  21. Hebrenjve 6:7rreth 64 e.s.

    kurse, po të prodhojë ferra e murriza, shahet edhe afër mallkimit dhe fundi i vet është për t'u djegur.

  22. Hebrenjve 6:8rreth 64 e.s.

    Dhe ndonëse flasim kështu, ne, o të dashur, lidhur me ju jemi të bindur për gjëra më të mira dhe që i takojnë shpëtimit;

  23. Hebrenjve 6:9rreth 64 e.s.

    sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë që treguat për emrin e tij me shërbesën që u bëtë dhe po u bëni shenjtorëve.

  24. Hebrenjve 6:10rreth 64 e.s.

    Dhe dëshirojmë që secili nga ju të tregojë deri në fund të njëjtin zell për të arritur në sigurimin e plotë të shpresës,

  25. Hebrenjve 6:11rreth 64 e.s.

    që të mos bëheni përtacë, por t'u përngjani atyre që nëpërmjet besim dhe durim trashëgojnë premtimet.