- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- Hebrenjve 2:4rreth 64 e.s.
Sepse Perëndia nuk e vuri nën pushtet të engjëjve botën që ka për të ardhur, për të cilin po flasim,
- Hebrenjve 2:5rreth 64 e.s.
por dikush dëshmoi diku duke thënë: ''Ç'është njeriu, që të bie ndërmend për të? Ose i biri i njeriut që të kujdesesh për të?
- Hebrenjve 2:6rreth 64 e.s.
Ti e bëre për pak kohë më të vogël nga engjëjt, ti e kurorëzove me lavdi dhe me nder dhe e vure përmbi veprat e duarve të tua;
- Hebrenjve 2:7rreth 64 e.s.
Ti i vure të gjitha nën këmbët e tij''. Sepse, mbasi i vuri të gjitha nën pushtetin e tij, nuk la asgjë pa iu nënshtruar. Por tani nuk shohim ende që të gjitha janë nën pushtetin e tij,
- Hebrenjve 2:8rreth 64 e.s.
por shohim Jezusin të kurorëzuar me lavdi dhe me nder për vdekjen që pësoi; ai u bë për pak kohë më i vogël se engjëjt, që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit.
- Hebrenjve 2:9rreth 64 e.s.
Sepse i duhej atij, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit janë të gjitha, duke çuar shumë bij në lavdi, ta bënte të përsosur me anë të vuajtjeve realizuesin e shpëtimit të tyre.
- Hebrenjve 2:10rreth 64 e.s.
Sepse ai që shenjtëron dhe ata që shenjtërohen janë të gjithë prej një; prandaj as nuk turpërohet t'i quajë vëllezër,
- Hebrenjve 2:11rreth 64 e.s.
duke thënë: ''Vëllezërve të mi do t'ua shpall emrin tënd, do të të lavdëroj në mes të kishës''.
- Hebrenjve 2:12rreth 64 e.s.
Edhe më: ''Do të shpresoj në të''. Dhe përsëri: ''Ja unë, dhe fëmijët që m'i dha Perëndia''.
- Hebrenjve 2:13rreth 64 e.s.
Sepse, duke qenë se bijtë kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai u bë pjestar në po ato gjëra, që të shkatërronte, me anë të vdekjes, atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin,
- Hebrenjve 2:14rreth 64 e.s.
edhe të çlironte të gjithë ata që nga frika e vdekjes i ishin nënshtruar robërisë për tërë jetën.
- Hebrenjve 2:15rreth 64 e.s.
Sepse ai nuk kujdeset për engjëjt, por ndihmon pasardhjen e Abrahamit.
- Hebrenjve 2:16rreth 64 e.s.
Prandaj ai duhej t'u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të mund të ishte i mëshirshëm e kryeprift besnik në ato që i përkasin Perëndisë, për për t'u bërë pajtim për mëkatet e popullit.
- Hebrenjve 2:17rreth 64 e.s.
sepse, duke qenë se ai vetë hoqi kur u tundua, mund t'u vijë në ndihmë atyre që tundohen.
- Hebrenjve 2:18rreth 64 e.s.
Prandaj, o vëllezër të shenjtë, pjestarë të thirrjes qiellore, vështroni apostullin dhe kryepriftin e rrëfimit të besimit tonë, Jezu Krishtin,
- Hebrenjve 3:1rreth 64 e.s.
i cili është besnik ndaj atij që e bëri, ashtu si qe edhe Moisiu në tërë shtëpinë e tij.
- Hebrenjve 3:2rreth 64 e.s.
Sepse Jezusi është i denjë për më shumë lavdi se Moisiu, meqenëse ai që ndërton shtëpinë ka më shumë nder se shtëpia.
- Hebrenjve 3:3rreth 64 e.s.
sepse çdo shtëpi ndërtohet prej dikujt, por ai që ka ndërtuar gjithçka është Perëndia.
- Hebrenjve 3:4rreth 64 e.s.
Dhe Moisiu qe me të vërtetë besnik në shtëpinë e Perëndisë si shërbëtor, për të dëshmuar për të gjitha gjërat që duheshin thënë,
- Hebrenjve 3:5rreth 64 e.s.
por Krishti, si bir, është mbi shtëpinë e tij dhe shtëpia e vet jemi ne, në qoftë se e mbajmë deri në fund guximin dhe mburrjen e shpresës.
- Hebrenjve 3:6rreth 64 e.s.
Prandaj, sikurse thotë Fryma e Shenjtë: ''Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij,
- Hebrenjve 3:7rreth 64 e.s.
mos i ngurtësoni zemrat tuaja si në provokim, në ditën e tundimit në shkretëtirë,
- Hebrenjve 3:8rreth 64 e.s.
ku etërit tuaj më tunduan duke më vënë në sprovë, ndonëse i kishin parë veprat e mia dyzet vjet.
- Hebrenjve 3:9rreth 64 e.s.
Prandaj u indinjova me atë brez dhe thashë: Gabojnë gjithnjë me zemër dhe nuk i njohën udhët e mia;
- Hebrenjve 3:10rreth 64 e.s.
kështu u betova në mërinë time: Nuk do të hyjnë në prehjen time''.