Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Titit 3:8rreth 65 e.s.

    Por ti shmangu nga diskutimet e ma-rra, nga gjenealogjitë, nga grindjet dhe debatet rreth ligjit, sepse janë të padobishme dhe të kota.

  2. Titit 3:9rreth 65 e.s.

    Shmangu nga njeriu sektar, mbasi ta kesh qortuar një herë e dy herë,

  3. Titit 3:10rreth 65 e.s.

    duke ditur se një i tillë është çoroditur dhe mëkaton, duke dënuar vetveten.

  4. Titit 3:11rreth 65 e.s.

    Kur të dërgoj Arteman ose Tikikun, bëj çmos për të ardhur tek unë në Nikopoli, sepse vendosa ta kaloj dimrin aty.

  5. Titit 3:12rreth 65 e.s.

    Përcilli me kujdes për udhëtim Zenën, juristin e ligjit, dhe Apolonin, që të mos u mungojë gjë.

  6. Titit 3:13rreth 65 e.s.

    Edhe le të mësojnë edhe tanët t'u kushtohen veprave të mira për nevojat e ngutshme, që të mos jenë të pafrytshëm.

  7. Titit 3:14rreth 65 e.s.

    Të gjithë ata që janë me mua të bejnë të fala. Përshëndeti ata që na duan në besim. Hiri qoftë me ju të gjithë. Amen.

  8. Titit 3:15rreth 65 e.s.

    Pali, i burgosuri i Jezu Krishtit, dhe vëlla Timoteu, Filemonit të dashur dhe bashkëpunëtorit tonë,

  9. Filemonit 1:1rreth 64 e.s.

    motrës Apfi, bashkëluftëtarit tonë Arkipit, dhe kishës që mblidhet në shtëpinë tënde:

  10. Filemonit 1:2rreth 64 e.s.

    hir dhe paqe mbi ju prej Perëndisë sonë, Atit, dhe Zotit Jezu Krisht.

  11. Filemonit 1:3rreth 64 e.s.

    E falënderoj Perëndinë tim, duke të kujtuar gjithnjë në lutjet e mia,

  12. Filemonit 1:4rreth 64 e.s.

    sepse po dëgjoj për dashurinë tënde dhe për besimin që ke ndaj Zotit Jezu Krisht dhe ndaj gjithë shenjtorëve,

  13. Filemonit 1:5rreth 64 e.s.

    që bashkësia e besimit tënd të bëhet e frytshme nëpërmjet njohjes së çdo të mire që është në ju për shkak të Jezu Krishtit.

  14. Filemonit 1:6rreth 64 e.s.

    Sepse ne patëm gëzim të madh dhe përdëllim nga dashuria jote, sepse me anën tënde, o vëlla, zemrat e shenjtorëve u përtërinë.

  15. Filemonit 1:7rreth 64 e.s.

    Prandaj, edhe pse kam liri të plotë në Krishtin të të urdhëroj atë që duhet të bësh,

  16. Filemonit 1:8rreth 64 e.s.

    më shumë më pëlqen të të lutem për dashurinë, kështu siç jam unë, Pali, plak dhe tashti edhe i burgosur i Jezu Krishtit;

  17. Filemonit 1:9rreth 64 e.s.

    të lutem për birin tim Onesim, që më lindi në prangat e mia,

  18. Filemonit 1:10rreth 64 e.s.

    i cili dikur s'kishte fare vlerë për ty, por që tani është shumë i vlefshëm për ty e për mua,

  19. Filemonit 1:11rreth 64 e.s.

    të cilin ta dërgova përsëri; dhe ti prite atë, zemrën time.

  20. Filemonit 1:12rreth 64 e.s.

    Do të desha ta mbaja pranë vetes që të më shërbente në vendin tënd në prangat për shkak të ungjillit;

  21. Filemonit 1:13rreth 64 e.s.

    por nuk desha të bëja asgjë pa mendjen tënde që e mira të cilën do të bësh të mos jetë nga detyrimi, por me dashje.

  22. Filemonit 1:14rreth 64 e.s.

    Sepse ndoshta për këtë arsye qe ndarë prej teje për pak kohë, që ta kesh atë përgjithmonë,

  23. Filemonit 1:15rreth 64 e.s.

    por jo më si skllav, por shumë më tepër se skllav, vëlla të dashur, sidomos për mua, por aq më tepër për ty si sipas mishit, ashtu dhe në Zotin.

  24. Filemonit 1:16rreth 64 e.s.

    në qoftë se ti, pra, më konsideron shok, prite si të isha vetë!

  25. Filemonit 1:17rreth 64 e.s.

    Dhe në qoftë se të ka bërë ndonjë padrejtësi ose të ka ndonjë detyrim, m'i ngarko mua.