Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Filemonit 1:18rreth 64 e.s.

    Unë, Pali, i shkrova me dorën time. Unë vetë do të paguaj; që të mos them se ti më detyrohesh edhe veten tënde!

  2. Filemonit 1:19rreth 64 e.s.

    Po, vëlla, ma bëj këtë nder në Perëndinë! Ma përtëri zemrën në Perëndinë!

  3. Filemonit 1:20rreth 64 e.s.

    Të shkrova me plotbesim se do të më dëgjosh, sepse e di se ti do të bësh edhe më shumë nga sa po të them.

  4. Filemonit 1:21rreth 64 e.s.

    Më përgatit njëkohësht një vend për të ndenjur, sepse shpresoj se, për hir të lutjeve tuaja, do t'ju dhurohem përsëri.

  5. Filemonit 1:22rreth 64 e.s.

    Epafra, i burgosur bashkë me mua në Jezu Krishtin,

  6. Filemonit 1:23rreth 64 e.s.

    Marku, Aristarku, Dema dhe Lluka, bashkëpunëtorët e mi, të bëjnë të fala.

  7. Filemonit 1:24rreth 64 e.s.

    Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen.

  8. Filemonit 1:25rreth 64 e.s.

    Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve,

  9. Hebrenjve 1:1rreth 64 e.s.

    së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë.

  10. Hebrenjve 1:2rreth 64 e.s.

    Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta,

  11. Hebrenjve 1:3rreth 64 e.s.

    edhe u bë aq më i lartë nga engjëjt, sa më të madhërueshëm se ata është emri që ai e trashëgoi.

  12. Hebrenjve 1:4rreth 64 e.s.

    Sepse cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ''Ti je Biri im, sot më je lindur''? Edhe përsëri: ''Unë do t'i jem Atë, dhe ai do të më jetë Bir''?

  13. Hebrenjve 1:5rreth 64 e.s.

    Dhe akoma, kur ta shtjerë të Parëlindurin në botë, thotë: ''Le ta adhurojnë të gjithë engjëjt e Perëndisë''.

  14. Hebrenjve 1:6rreth 64 e.s.

    Kurse për engjëjt thotë: ''Engjëjt e vet ai i bën erëra, dhe shërbenjësit e tij flakë zjarri'';

  15. Hebrenjve 1:7rreth 64 e.s.

    ndërsa për të Birin thotë: ''Froni yt, o Perëndi është në shekuj të shekujve; skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie.

  16. Hebrenjve 1:8rreth 64 e.s.

    E ke dashur drejtësinë dhe e ke urryer paudhësinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të vajosi me vaj gëzimi përmbi shokët e tu''.

  17. Hebrenjve 1:9rreth 64 e.s.

    Edhe: ''Ti, o Perëndi, në krye themelove tokën dhe qiejt janë vepër e duarve të tu.

  18. Hebrenjve 1:10rreth 64 e.s.

    Ata do të prishen, por ti mbetesh; edhe të gjithë do të vjetrohen si rrobë,

  19. Hebrenjve 1:11rreth 64 e.s.

    dhe ti do t'i mbështjellësh si një mantel edhe do të ndërrohen; por ti je po ai, dhe vitet e tua nuk do të shteren kurrë''.

  20. Hebrenjve 1:12rreth 64 e.s.

    Dhe cilit nga engjëjt i tha ndonjë herë: ''Rri në të djathtën time, gjersa t'i vë armiqtë e tu shtroje të këmbëve të tua''?

  21. Hebrenjve 1:13rreth 64 e.s.

    A nuk janë ata të gjithë frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin?

  22. Hebrenjve 1:14rreth 64 e.s.

    Prandaj ne duhet t'u përmbahemi më shumë atyre që dëgjuam, se mos shkasim ndonjë herë nga ruga.

  23. Hebrenjve 2:1rreth 64 e.s.

    Sepse, në qoftë se fjala që u fol nga engjëjt është e patundur dhe çdo shkelje e mosbindje mori një shpagim të drejtë,

  24. Hebrenjve 2:2rreth 64 e.s.

    si do të shpëtojmë ne, nëqoftëse e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? Ky shpëtim, si u shpall në fillim prej Perëndisë, u vërtetua ndër ne nga ata që e dëgjuan,

  25. Hebrenjve 2:3rreth 64 e.s.

    ndërsa Perëndia dëshmonte për të me anë shenjash e mrekullish, me vepra të ndryshme të fuqishme dhe me dhurata të Shpirtit të Shenjtë, sipas vullnetit të tij.