Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Titit 1:14rreth 65 e.s.

    Gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër, por asgjë nuk është e pastër për të ndoturit dhe për ata që nuk besojnë; madje edhe mendja, edhe ndërgjegja e tyre janë të ndotura.

  2. Titit 1:15rreth 65 e.s.

    Ata pohojnë se njohin Perëndinë, po me vepra e mohojnë, sepse janë të neveritshëm, të pabindur dhe të pazotë për çfarëdo vepre të mirë.

  3. Titit 1:16rreth 65 e.s.

    Por ti shpall ato që përkojnë me doktrinën e shëndoshë:

  4. Titit 2:1rreth 65 e.s.

    pleqtë të jenë të përmbajtur, dinjitozë, të urtë, të shëndoshë në besim, në dashuri, në durim.

  5. Titit 2:2rreth 65 e.s.

    Gjithashtu edhe gratë e moshuara të kenë sjellje ashtu si u ka hije shenjtoreve, jo shpifëse, jo robinja ndaj verës së shumtë, por mësuese të së mirës,

  6. Titit 2:3rreth 65 e.s.

    që t'i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre,

  7. Titit 2:4rreth 65 e.s.

    të jenë fjalëpakë, të dlira, t'i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.

  8. Titit 2:5rreth 65 e.s.

    Nxiti gjithashtu të rinjtë që të jenë të matur,

  9. Titit 2:6rreth 65 e.s.

    duke e nxjerrë në çdo gjë veten tënde si shembull veprash të mira, duke treguar në mësim pastërti, dinjitet, paprishshmëri,

  10. Titit 2:7rreth 65 e.s.

    një e folur e shëndoshë e të paqortueshme, që kundërshtari të turpërohet e të mos ketë të flasë asgjë të keqe për ju.

  11. Titit 2:8rreth 65 e.s.

    Shërbëtorët t'u binden zotërinjve të tyre, të mundohen t'i kënaqin në të gjitha gjërat, të mos i kundërshtojnë me fjalë,

  12. Titit 2:9rreth 65 e.s.

    të mos përvetësojnë gjënë e huaj, por të tregojnë një besnikëri të plotë, që në çdo gjë të nderojnë mësimin e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë.

  13. Titit 2:10rreth 65 e.s.

    Sepse hiri shpëtues i Perëndisë iu shfaq gjithë njerëzve,

  14. Titit 2:11rreth 65 e.s.

    dhe na mëson të mohojmë pabesinë dhe lakmitë e botës, sepse ne rrojmë me urtësi, me drejtësi dhe me perëndishmëri në këtë jetë,

  15. Titit 2:12rreth 65 e.s.

    duke pritur shpresën e lume dhe të shfaqurit e lavdisë të të madhit Perëndi dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht,

  16. Titit 2:13rreth 65 e.s.

    i cili e dha veten për ne, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar për vete një popull të veçantë, të zellshëm në vepra të mira.

  17. Titit 2:14rreth 65 e.s.

    Mësoju këto gjëra, këshillo dhe qorto me çdo pushtet! Askush mos të përçmoftë.

  18. Titit 2:15rreth 65 e.s.

    U kujto atyre që t'u nënshtrohen pushtetarëve dhe autoriteteve, të jenë të bindur, gati për çdo vepër të mirë,

  19. Titit 3:1rreth 65 e.s.

    të mos flasin keq për asnjeri, të jenë paqësorë dhe të butë, duke treguar mirësjellje të madhe kundrejt të gjithë njerëzve.

  20. Titit 3:2rreth 65 e.s.

    Sepse edhe ne dikur ishim të pamendë, rebelë, endacakë, robër të lakmive të ndryshme dhe të qejfeve, duke jetuar në ligësi dhe në smirë, të urryer dhe duke e urryer njeri tjetrin.

  21. Titit 3:3rreth 65 e.s.

    Po kur u shfaq mirësia e Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe dashuria e tij për njerëzit,

  22. Titit 3:4rreth 65 e.s.

    ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë,

  23. Titit 3:5rreth 65 e.s.

    të cilën e derdhi me mbushëlli mbi ne, me anë të Jezu Krishtit, shpëtimtarit tonë,

  24. Titit 3:6rreth 65 e.s.

    që ne, të shfajësuar me anë të hirit të tij, të bëhemi trashëgimtarë të jetës së përjetshme, sipas shpresës që kemi.

  25. Titit 3:7rreth 65 e.s.

    Kjo fjalë është e sigurt, dhe dua që ti të pohosh me forcë këto gjëra, që ata që kanë besuar në Perëndinë të kujdesen për të kryer vepra të mira. Këto gjëra janë të mira dhe të dobishme për njerëzit.