circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- 2 Timoteut 3:3rreth 66 e.s.
tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës,
- 2 Timoteut 3:4rreth 66 e.s.
të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu.
- 2 Timoteut 3:5rreth 66 e.s.
Sepse prej këtyre janë ata që futen nëpër shtëpi dhe i bëjnë për vete femrat e ngarkuara me mëkate, të sunduara nga pasione të ndryshme,
- 2 Timoteut 3:6rreth 66 e.s.
të cilat mësojnë gjithnjë dhe kurrë nuk mund të arrijnë në njohjen e plotë të së vërtetës.
- 2 Timoteut 3:7rreth 66 e.s.
Dhe sikurse Janesi dhe Jambresi i kundërshtuan Moisiut, po kështu edhe këta i kundërvihen së vërtetës; janë njerëz mendjeprishur, të neveritshëm në çështjen e besimit.
- 2 Timoteut 3:8rreth 66 e.s.
Por këta nuk do të shkojnë shumë përpara, sepse marrëzia e tyre do të dalë në shesh për të gjithë, ashtu sikurse u ngjau edhe atyre.
- 2 Timoteut 3:9rreth 66 e.s.
Dhe ti ndoqe nga afër mësimin tim, sjelljen, këshillat, besimin, durimin, dashurinë, ngulmin,
- 2 Timoteut 3:10rreth 66 e.s.
përndjekjet, vuajtjet që më ndodhën në Antioki, në Ikonio, dhe në Listra; ti e di çfarë përndjekjesh hoqa, por Perëndia më shpëtoi nga të gjitha.
- 2 Timoteut 3:11rreth 66 e.s.
Të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen,
- 2 Timoteut 3:12rreth 66 e.s.
por njerëzit e këqij dhe mashtrues do të shkojnë keq e më keq, duke gënjyer dhe duke u gënjyer vetë.
- 2 Timoteut 3:13rreth 66 e.s.
Por ti qëndro në ato që mësove dhe u binde plotësisht, duke e ditur prej kujt i mësove,
- 2 Timoteut 3:14rreth 66 e.s.
dhe se që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus.
- 2 Timoteut 3:15rreth 66 e.s.
I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi,
- 2 Timoteut 3:16rreth 66 e.s.
që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.
- 2 Timoteut 3:17rreth 66 e.s.
Po të përbej, pra, përpara Perëndisë dhe Zotit Jezu Krisht, që ka për të gjykuar të gjallë e të vdekur, në dukjen e tij dhe në mbretërinë e tij:
- 2 Timoteut 4:1rreth 66 e.s.
prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë.
- 2 Timoteut 4:2rreth 66 e.s.
Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët
- 2 Timoteut 4:3rreth 66 e.s.
dhe do t'i largojnë veshët nga e vërteta e do t'i sjellin drejt përrallave.
- 2 Timoteut 4:4rreth 66 e.s.
Por ti rri syçelë në çdo gjë, duro vuajtjet, kryeje punën e ungjilltarit, përmbushe plotësisht shërbesën tënde.
- 2 Timoteut 4:5rreth 66 e.s.
Sa për mua, po derdhem si ofertë pije, dhe koha e nisjes sime arriti.
- 2 Timoteut 4:6rreth 66 e.s.
Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin.
- 2 Timoteut 4:7rreth 66 e.s.
Pas kësaj më pret gati kurora e drejtësisë që Perëndia, gjykatësi i drejtë, do të ma japë atë ditë, dhe jo vetëm mua, por edhe gjithë atyre që presin me dashuri të shfaqurit e tij.
- 2 Timoteut 4:8rreth 66 e.s.
Përpiqu të vish shpejt tek unë,
- 2 Timoteut 4:9rreth 66 e.s.
sepse Dema më la, sepse deshi këtë botë, dhe iku në Thesaloniki; Kreshenci në Galati, Titi në Dalmaci.
- 2 Timoteut 4:10rreth 66 e.s.
Me mua është vetëm Lluka; merre Markun dhe sille me vete, sepse e kam shumë të dobishëm për shërbesë.