circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- 1 Timoteut 6:18rreth 65 e.s.
duke mbledhur si thesar një themel të mirë për të ardhmen, për të arritur jetën e përjetshme.
- 1 Timoteut 6:19rreth 65 e.s.
O Timote, ruaj atë që të është besuar, duke u shmangur nga fjalët e kota dhe profane dhe nga kundërshtimet e asaj që quhet në mënyrë të rreme shkencë,
- 1 Timoteut 6:20rreth 65 e.s.
të cilën e përqafuan disa dhe dolën nga besimi. Hiri qoftë me ty! Amen!
- 1 Timoteut 6:21rreth 65 e.s.
Pali, apostulli i Jezu Krishtit nëpërmjet vullnetit të Perëndisë, sipas premtimit të jetës që është në Krishtin Jezus,
- 2 Timoteut 1:1rreth 66 e.s.
Timoteut, birit të dashur: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë Atit, dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë.
- 2 Timoteut 1:2rreth 66 e.s.
E falënderoj Perëndinë, të cilit i shërbej sikurse edhe të parët e mi me ndërgjegje të pastër, se pa pushim të kujtoj në lutjet e mia, ditë e natë;
- 2 Timoteut 1:3rreth 66 e.s.
dhe, kur kujtoj lotët e tu, kam shumë mall të të shoh që të mbushem me gëzim,
- 2 Timoteut 1:4rreth 66 e.s.
sepse kujtoj besimin e sinqertë që është në ty, i cili më parë ishte te gjyshja jote Loide dhe te nëna jote Eunike, dhe jam i bindur se është edhe te ti.
- 2 Timoteut 1:5rreth 66 e.s.
Për këtë arsye po të kujtoj ta zgjosh dhuntinë e Perëndisë që është në ty me anë të vënies së duarve të mia.
- 2 Timoteut 1:6rreth 66 e.s.
Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.
- 2 Timoteut 1:7rreth 66 e.s.
Mos ki turp, pra, të dëshmosh Zotin tonë, as mua, të burgosurin e tij, por hiq keq bashkë me mua për ungjillin, sipas fuqisë së Perëndisë,
- 2 Timoteut 1:8rreth 66 e.s.
që na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara fillimit të kohëve
- 2 Timoteut 1:9rreth 66 e.s.
dhe tani u shfaq me anë të dukjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit, që e prishi vdekjen dhe nxori në dritë jetën dhe pavdekësinë me anë të ungjillit,
- 2 Timoteut 1:10rreth 66 e.s.
për të cilin unë u caktova predikues, apostull dhe mësues i johebrenjve.
- 2 Timoteut 1:11rreth 66 e.s.
Për këtë arsye unë po vuaj edhe nga këto gjëra, po nuk kam turp, sepse e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është i zoti ta ruajë visarin tim deri në atë ditë.
- 2 Timoteut 1:12rreth 66 e.s.
Ruaje modelin e fjalëve të shëndosha që dëgjove prej meje me besim dhe dashuri, që janë në Krishtin Jezus.
- 2 Timoteut 1:13rreth 66 e.s.
Ruaje visarin e mirë me anë të Frymës së Shenjtë që rri te ne.
- 2 Timoteut 1:14rreth 66 e.s.
Ti e di se të gjithë ata që janë në Azi më kthyen krahët, dhe midis tyre Figeli dhe Hermogeni.
- 2 Timoteut 1:15rreth 66 e.s.
Zoti i dhëntë mëshirë familjes së Onesiforit, sepse shpeshherë më dha zemër dhe nuk pati turp nga prangat e mia;
- 2 Timoteut 1:16rreth 66 e.s.
madje, kur erdhi në Romë, më kërkoi me shumë zell dhe më gjeti.
- 2 Timoteut 1:17rreth 66 e.s.
Zoti i dhëntë të gjejë mëshirë nga ana e Zotit në atë ditë. Ti e di më mirë se askush sa shërbime më bëri në Efes.
- 2 Timoteut 1:18rreth 66 e.s.
Ti, pra, biri im, forcohu në hirin që është në Krishtin Jezus;
- 2 Timoteut 2:1rreth 66 e.s.
dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë dëshmitarëve, jepua njerëzve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë.
- 2 Timoteut 2:2rreth 66 e.s.
Ti, pra, duro pjesën tënde të vuajtjeve, si një ushtar i mirë i Jezu Krishtit.
- 2 Timoteut 2:3rreth 66 e.s.
Sepse asnjë nga ata që shkojnë ushtarë nuk ngatërrohet me punërat e jetës, që t'i pëlqejë atij që e mori ushtar.