circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- 1 Timoteut 4:9rreth 65 e.s.
Për këtë, në fakt, ne po mundohemi dhe na shajnë, sepse kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është Shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve.
- 1 Timoteut 4:10rreth 65 e.s.
Urdhëro këto gjëra dhe mëso këto gjëra.
- 1 Timoteut 4:11rreth 65 e.s.
Askush të mos e shpërfillë moshën tënde të re, por bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në Frymë, në besim dhe në dëlirësi.
- 1 Timoteut 4:12rreth 65 e.s.
Kushtoju leximit, këshillimit dhe mësimit derisa të vij unë.
- 1 Timoteut 4:13rreth 65 e.s.
Mos e lër pas dore dhuntinë që është në ty, e cila të është dhënë me anë profecie, me vënien e duarve nga ana e pleqësisë.
- 1 Timoteut 4:14rreth 65 e.s.
Kujdesu për këto gjëra dhe kushtoju atyre tërësisht, që përparimi yt të jetë i dukshëm për të gjithë.
- 1 Timoteut 4:15rreth 65 e.s.
Ruaje veten tënde dhe mësimin, qëndro në këto gjëra, sepse, duke vepruar kështu, do të shpëtosh veten dhe ata që të dëgjojnë.
- 1 Timoteut 4:16rreth 65 e.s.
Mos e qorto ashpër një plak, por këshilloje si atë, dhe më të rinjtë si vëllezër,
- 1 Timoteut 5:1rreth 65 e.s.
plakat si nëna, të rejat si motra, me plot dlirësi.
- 1 Timoteut 5:2rreth 65 e.s.
Ndero vejushat që janë me të vërtetë të veja.
- 1 Timoteut 5:3rreth 65 e.s.
Por në qoftë se një e ve ka djem a nipa, këta le të mësojnë më parë të tregojnë perëndishmëri ndaj atyre të familjes së vet dhe t'ua shpërblejnë prindërve të tyre, sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë.
- 1 Timoteut 5:4rreth 65 e.s.
Dhe ajo që është me të vërtetë e ve, dhe ka mbetur e vetme, e ka shpresën në Perëndinë dhe qëndron në lutje dhe në të falura natë e ditë.
- 1 Timoteut 5:5rreth 65 e.s.
Ndërsa ajo që jeton e shthurur, ndonëse rron, është e vdekur.
- 1 Timoteut 5:6rreth 65 e.s.
Porosit edhe këto gjëra, që të jenë të patëmeta.
- 1 Timoteut 5:7rreth 65 e.s.
Por në qoftë se dikush nuk kujdeset për të vetët, dhe më tepër për ata të shtëpisë, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar.
- 1 Timoteut 5:8rreth 65 e.s.
Një e ve të regjistrohet në listën e vejushave, po të jetë jo më e re se gjashtëdhjetë vjeçe, të ketë qenë bashkëshorte e një burri të vetëm,
- 1 Timoteut 5:9rreth 65 e.s.
dhe të ketë dëshminë për vepra të mira: që i ka rritur fëmijët e saj, ka pritur të huajt, ua ka larë këmbët shenjtorëve, ka ndihmuar nevojtarët, i është kushtuar vazhdimisht çdo vepre të mirë.
- 1 Timoteut 5:10rreth 65 e.s.
Po mos i prano vejushat më të reja, sepse, duke u dhënë pas dëshirave të tyre, ngrihen kundër Krishtit, duan të martohen,
- 1 Timoteut 5:11rreth 65 e.s.
duke tërhequr mbi vete një dënim, sepse kanë shkelur besimin e parë.
- 1 Timoteut 5:12rreth 65 e.s.
Madje ato mësojnë të jenë përtace duke shkuar shtëpi më shtëpi, edhe jo vetëm përtace, por edhe llafazane dhe kureshtare duke folur për gjëra të kota.
- 1 Timoteut 5:13rreth 65 e.s.
Dua, pra, që vejushat e reja të martohen, të kenë fëmijë, të bëhen zonja shtëpie dhe të mos i japin kundërshtarit asnjë shkak për të përfolur;
- 1 Timoteut 5:14rreth 65 e.s.
sepse disa tashmë devijuan për të ndjekur Satanin.
- 1 Timoteut 5:15rreth 65 e.s.
Në qoftë se ndonjë besimtar ose besimtare ka vejusha, le t'i ndihmojë e të mos bëhen barrë kishës, e cila mund të ndihmojë ato që janë me të vërtetë të veja.
- 1 Timoteut 5:16rreth 65 e.s.
Pleqtë që e drejtojnë mirë parësinë në kishë, le të nderohen dyfish, sidomos ata që mundohen me fjalë e me mësim.
- 1 Timoteut 5:17rreth 65 e.s.
Sepse Shkrimi thotë: "Mos ia lidh gojën kaut që shin në lëmë", dhe: ''Punëtori e ka hak mëditjen e tij''.