Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Timoteut 1:10rreth 65 e.s.

    sipas ungjillit të lavdisë të të lumit Perëndi, që më është besuar.

  2. 1 Timoteut 1:11rreth 65 e.s.

    Dhe e falënderoj Krishtin Zotin tonë, që më bën të fortë, sepse më çmoi të denjë për t'u besuar, duke më vënë në shërbimin e tij,

  3. 1 Timoteut 1:12rreth 65 e.s.

    që më parë isha blasfemues, përndjekës dhe i dhunshëm; por m'u dha mëshira, sepse i bëra nga padija, në mosbesimin tim;

  4. 1 Timoteut 1:13rreth 65 e.s.

    kështu hiri i Zotit tonë teproi pa masë me besimin dhe dashurinë, që është në Jezu Krishtin.

  5. 1 Timoteut 1:14rreth 65 e.s.

    Kjo fjalë është e sigurt e denjë për t'u pranuar plotësisht, që Krishti Jezus erdhi në botë për të shpëtuar mëkatarët, ndër të cilët unë jam i pari.

  6. 1 Timoteut 1:15rreth 65 e.s.

    Por prandaj u mëshirova, që Jezu Krishti të tregojë më përpara në mua gjithë zemërgjerësinë, për të qenë shembull për ata që do të besojnë në të për jetë të përjetshme.

  7. 1 Timoteut 1:16rreth 65 e.s.

    Dhe Mbretit të amshuar, të pavdekshmit, të padukshmit, të vetmit Perëndi të ditur, i qoftë nder e lavdi në shekuj të shekujve. Amen.

  8. 1 Timoteut 1:17rreth 65 e.s.

    Po ta besoj këtë detyrë, o Timote bir, sipas profecive që u bënë më parë për ty, që sipas tyre të bësh luftimin e mirë,

  9. 1 Timoteut 1:18rreth 65 e.s.

    duke pasur besim dhe ndërgjegje të mirë, sepse disa, duke e hedhur poshtë, u bënë lundërthyerje në besim.

  10. 1 Timoteut 1:19rreth 65 e.s.

    Ndër këta janë Imeneu dhe Aleksandri, të cilët unë i dorëzova në duart e Satanit që të mësojnë të mos blasfemojnë.

  11. 1 Timoteut 1:20rreth 65 e.s.

    Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit,

  12. 1 Timoteut 2:1rreth 65 e.s.

    për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder.

  13. 1 Timoteut 2:2rreth 65 e.s.

    Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,

  14. 1 Timoteut 2:3rreth 65 e.s.

    i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t'ia arrijnë njohjes të së vërtetës.

  15. 1 Timoteut 2:4rreth 65 e.s.

    Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri,

  16. 1 Timoteut 2:5rreth 65 e.s.

    i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar,

  17. 1 Timoteut 2:6rreth 65 e.s.

    për të cilin unë u vura predikues dhe apostull (them të vërtetën në Krisht, nuk gënjej), mësues i johebrenjve në besim dhe në të vërtetë.

  18. 1 Timoteut 2:7rreth 65 e.s.

    Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa mëri dhe pa grindje.

  19. 1 Timoteut 2:8rreth 65 e.s.

    Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta,

  20. 1 Timoteut 2:9rreth 65 e.s.

    po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri.

  21. 1 Timoteut 2:10rreth 65 e.s.

    Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim.

  22. 1 Timoteut 2:11rreth 65 e.s.

    Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje.

  23. 1 Timoteut 2:12rreth 65 e.s.

    Në fakt së pari u formua Adami dhe më pas Eva.

  24. 1 Timoteut 2:13rreth 65 e.s.

    Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje.

  25. 1 Timoteut 2:14rreth 65 e.s.

    Megjithatë ajo do të shpëtohet duke lindur fëmijë, në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe në shenjtërim me modesti.