circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- 2 Thesalonikasve 1:7rreth 54 e.s.
në një zjarr flakërues, për t'u hakmarrë kundër atyre që nuk njohin Perëndi, dhe të atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht.
- 2 Thesalonikasve 1:8rreth 54 e.s.
Ata do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së tij,
- 2 Thesalonikasve 1:9rreth 54 e.s.
kur ai të vijë, atë ditë, për të qenë i lavdëruar në shenjtorët e vet, për të qenë i admiruar në mes të atyre që kenë besuar, sepse dëshmia jonë tek ju u besua.
- 2 Thesalonikasve 1:10rreth 54 e.s.
Edhe për këtë ne vazhdimisht po lutemi për ju, që Perëndia ynë t'ju bëjë të denjë për këtë thirrje dhe të përmbushë me fuqinë çdo qëllim të mirë dhe veprën e besimit,
- 2 Thesalonikasve 1:11rreth 54 e.s.
që të lëvdohet emri i Zotit tonë Jezu Krisht në ju dhe ju në të, sipas hirit të Perëndisë sonë dhe të Zotit Jezu Krisht.
- 2 Thesalonikasve 1:12rreth 54 e.s.
Ju lutemi, o vëllezër, lidhur me ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht dhe me tubimin tonë me të,
- 2 Thesalonikasve 2:1rreth 54 e.s.
të mos lejoni që menjëherë t'ju prishet mendja ose të trazoheni as prej fryme, as prej fjale, as prej ndonjë letre gjoja të shkruar prej nesh, thua se ja, erdhi dita e Krishtit.
- 2 Thesalonikasve 2:2rreth 54 e.s.
Askush të mos ju gënjejë kursesi, sepse ajo ditë nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia dhe pa u shfaqur njeriu i mëkatit, i biri i humbjes,
- 2 Thesalonikasve 2:3rreth 54 e.s.
kundërshtari, ai që lartëson veten mbi çdo gjë që quhet perëndi ose objekt adhurimi, aq sa të shkojë e të rrijë në tempullin e Perëndisë si Perëndi, duke e paraqitur veten se është Perëndi.
- 2 Thesalonikasve 2:4rreth 54 e.s.
A nuk ju bie ndër mend se, kur isha akoma ndër ju, jua thoja këto gjëra?
- 2 Thesalonikasve 2:5rreth 54 e.s.
Tani e dini atë që e ndalon atë që të shfaqet vetëm në kohën e vet.
- 2 Thesalonikasve 2:6rreth 54 e.s.
Misteri i paudhësisë në fakt është tashmë në veprim, duke pritur vetëm që të hiqet nga mesi ai që e ndalon tashti.
- 2 Thesalonikasve 2:7rreth 54 e.s.
Atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti do ta shkatërrojë me hukatjen e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me të dukurit e ardhjes së tij.
- 2 Thesalonikasve 2:8rreth 54 e.s.
Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrrekullish të rreme,
- 2 Thesalonikasve 2:9rreth 54 e.s.
dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar.
- 2 Thesalonikasve 2:10rreth 54 e.s.
E prandaj Perëndia do t'u dërgojë atyre një gënjim që do t'i bëjë të gabojnë, që t'i besojnë gënjeshtrës,
- 2 Thesalonikasve 2:11rreth 54 e.s.
që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë!
- 2 Thesalonikasve 2:12rreth 54 e.s.
Por ne duhet ta falënderojmë vazhdimisht Perëndinë për ju, o vëllezër të dashur nga Zoti, sepse Perëndia ju zgjodhi që në fillim për t'ju shpëtuar, me anë të shenjtërimit të Frymës dhe të besimit në të vërtetën;
- 2 Thesalonikasve 2:13rreth 54 e.s.
tek e cila ju thirri me anë të ungjillit tonë, që të arrini të merrni lavdinë e Zotit tonë Jezu Krisht.
- 2 Thesalonikasve 2:14rreth 54 e.s.
Prandaj, vëllezër, qëndroni dhe mbani porositë që mësuat, me anë të fjalës ose me anë të letrës sonë.
- 2 Thesalonikasve 2:15rreth 54 e.s.
Dhe vetë Zoti jonë Jezu Krisht dhe Perëndia Ati ynë, që na deshi dhe na dha me anë të hirit një ngushëllim të përjetshëm dhe një shpresë të mirë,
- 2 Thesalonikasve 2:16rreth 54 e.s.
ngushëlloftë zemrat tuaja dhe ju forcoftë në çdo fjalë e punë të mirë.
- 2 Thesalonikasve 2:17rreth 54 e.s.
Më në fund, o vëllezër, lutuni për ne, që fjala e Zotit të përhapet me të shpejtë dhe të lëvdohet, porsi ndër ju,
- 2 Thesalonikasve 3:1rreth 54 e.s.
dhe derisa të shpëtojmë nga njerëzit e çoroditur dhe të këqij, sepse jo të gjithë kanë besim.
- 2 Thesalonikasve 3:2rreth 54 e.s.
Por Zoti është besnik, dhe ai do t'ju forcojë dhe do t'ju ruajë nga i ligu.