circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- 1 Thesalonikasve 4:3rreth 54 e.s.
që secili prej jush të dijë ta mbajë enën e vet në shenjtëri dhe me nder,
- 1 Thesalonikasve 4:4rreth 54 e.s.
jo me pasione epshi, si johebre që nuk e njohin Perëndinë,
- 1 Thesalonikasve 4:5rreth 54 e.s.
dhe që askush të mos mashtrojë ose t'ia hedhë në punë vëllait të vet, sepse Perëndia është hakmarrësi për të gjitha këto gjëra, sikurse edhe ju thamë më parë dhe e dëshmuam.
- 1 Thesalonikasve 4:6rreth 54 e.s.
Sepse Perëndia nuk na thirri në ndyrësi, por në shenjtërim.
- 1 Thesalonikasve 4:7rreth 54 e.s.
Prandaj ai që i përbuz këto gjëra, nuk përbuz një njeri, por Perëndinë që ju dha edhe Frymën e tij të Shenjtë.
- 1 Thesalonikasve 4:8rreth 54 e.s.
Sa për dashurinë vëllazërore, nuk keni nevojë që t'ju shkruaj, sepse ju vetë jeni të mësuar nga Perëndia që të doni njeri tjetrin.
- 1 Thesalonikasve 4:9rreth 54 e.s.
Sepse ju e bëni këtë ndaj gjithë vëllezërve që janë në gjithë Maqedoninë; por ne ju bëjmë thirrje, vëllezër, që në këtë të shtohemi edhe më shumë.
- 1 Thesalonikasve 4:10rreth 54 e.s.
dhe të përpiqeni me kujdes të jetoni në paqe, të merreni me gjërat tuaja dhe të punoni me duart tuaja, ashtu si ju kemi urdhëruar,
- 1 Thesalonikasve 4:11rreth 54 e.s.
që të silleni me nder ndaj atyre që janë jashtë dhe të mos keni nevojë për asgjë.
- 1 Thesalonikasve 4:12rreth 54 e.s.
Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në mosdije përsa u përket atyre që flenë, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë.
- 1 Thesalonikasve 4:13rreth 54 e.s.
Sepse, po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmë gjithashtu që Perëndia do të sjellë me të, me anë të Jezusit, ata që kanë fjetur.
- 1 Thesalonikasve 4:14rreth 54 e.s.
Dhe këtë po jua themi me fjalën e Zotit: ne të gjallët, që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur,
- 1 Thesalonikasve 4:15rreth 54 e.s.
sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët;
- 1 Thesalonikasve 4:16rreth 54 e.s.
pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin.
- 1 Thesalonikasve 4:17rreth 54 e.s.
Ngushëlloni, pra, njëri-tjetrin me këto fjalë.
- 1 Thesalonikasve 4:18rreth 54 e.s.
Sa për kohët dhe për stinët, vëllezër, nuk keni nevojë që t'ju shkruaj,
- 1 Thesalonikasve 5:1rreth 54 e.s.
sepse ju vetë e dini shumë mirë se dita e Zotit do të vijë, si një vjedhës natën.
- 1 Thesalonikasve 5:2rreth 54 e.s.
Sepse, kur thonë: "Paqe dhe siguri", atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë.
- 1 Thesalonikasve 5:3rreth 54 e.s.
Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t'ju zërë në befasi si një vjedhës.
- 1 Thesalonikasve 5:4rreth 54 e.s.
Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ.
- 1 Thesalonikasve 5:5rreth 54 e.s.
Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll.
- 1 Thesalonikasve 5:6rreth 54 e.s.
Sepse ata që flejnë, flejnë natën, dhe ata që dehen, dehen natën.
- 1 Thesalonikasve 5:7rreth 54 e.s.
Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit.
- 1 Thesalonikasve 5:8rreth 54 e.s.
Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht,
- 1 Thesalonikasve 5:9rreth 54 e.s.
i cili vdiq për ne kështu që, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmë bashkë me të.