circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- 1 Thesalonikasve 5:10rreth 54 e.s.
Prandaj ngushëlloni njeri tjetrin dhe ndërtoni njeri tjetrin ashtu sikur edhe bëni.
- 1 Thesalonikasve 5:11rreth 54 e.s.
Tashmë, vëllezër, ju lutemi të keni respekt për ata që mundohen midis jush, që janë në krye ndër ju në Zotin dhe që ju qortojnë,
- 1 Thesalonikasve 5:12rreth 54 e.s.
edhe t'i vlerësoni shumë në dashuri për veprën e tyre. Jetoni në paqe midis jush.
- 1 Thesalonikasve 5:13rreth 54 e.s.
Tani, vëllezër, ju bëjmë thirrje t'i qortoni të parregulltit, të ngushëlloni zemërlëshuarit, të ndihmoni të dobëtit dhe të jeni të duruar me të gjithë.
- 1 Thesalonikasve 5:14rreth 54 e.s.
Vështroni se mos dikush t'ia kthejë dikujt të keqen me të keqen; po kërkoni gjithmonë të mirën edhe te njeri tjetri edhe te të gjithë.
- 1 Thesalonikasve 5:15rreth 54 e.s.
Jini gjithmonë të gëzuar.
- 1 Thesalonikasve 5:16rreth 54 e.s.
Lutuni pa pushim.
- 1 Thesalonikasve 5:17rreth 54 e.s.
Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.
- 1 Thesalonikasve 5:18rreth 54 e.s.
Mos e shuani Frymën.
- 1 Thesalonikasve 5:19rreth 54 e.s.
Mos i përbuzni profecitë.
- 1 Thesalonikasve 5:20rreth 54 e.s.
Provoni të gjitha, mbani të mirën.
- 1 Thesalonikasve 5:21rreth 54 e.s.
Hiqni dorë nga çdo dukje e ligë.
- 1 Thesalonikasve 5:22rreth 54 e.s.
Dhe Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ai vetë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht.
- 1 Thesalonikasve 5:23rreth 54 e.s.
Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë.
- 1 Thesalonikasve 5:24rreth 54 e.s.
Vëllezër, lutuni për ne.
- 1 Thesalonikasve 5:25rreth 54 e.s.
Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë.
- 1 Thesalonikasve 5:26rreth 54 e.s.
Ju përbetoj për Zotin që kjo letër t'u lexohet gjithë vëllezërve të shenjtë.
- 1 Thesalonikasve 5:27rreth 54 e.s.
Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju. Amen.
- 1 Thesalonikasve 5:28rreth 54 e.s.
Pali, Silvani dhe Timoteu, kishës së Thesalonikasve, që është në Perëndinë, Atin tonë, dhe në Zotin Jezu Krisht:
- 2 Thesalonikasve 1:1rreth 54 e.s.
paçi hir dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
- 2 Thesalonikasve 1:2rreth 54 e.s.
Ne e kemi për detyrë ta falënderojmë gjithnjë Perëndinë për ju, o vëllezër, sikurse është fort e drejtë, sepse besimi juaj po rritet shumë dhe dashuria e secilit prej jush për njëri-tjetrin po tepron,
- 2 Thesalonikasve 1:3rreth 54 e.s.
aq sa ne vetë po krenohemi me ju në kishat e Perëndisë, për qëndresën tuaj dhe për besimin në të gjitha përndjekjet dhe vështirësitë që po hiqni.
- 2 Thesalonikasve 1:4rreth 54 e.s.
Ky është një dëftim i gjyqit të drejtë të Përendisë, që ju të çmoheni të denjë për mbretërinë e Perëndisë për të cilën edhe vuani,
- 2 Thesalonikasve 1:5rreth 54 e.s.
sepse është e drejtë, nga ana e Perëndisë, t'u jepet mundim atyre që po ju mundojnë,
- 2 Thesalonikasve 1:6rreth 54 e.s.
kurse juve, të munduarve, të preheni bashkë me ne, kur Zoti Jezu Krisht të shfaqet nga qielli me engjëjt e pushtetit të vet,