Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Dhe ne kemi besim për ju te Zoti, se gjërat që ju porositëm po i bëni dhe do t'i bëni.

  2. Edhe Zoti i drejtoftë zemrat tuaja te dashuria e Perëndisë dhe te qëndrueshmëria e Krishtit.

  3. Dhe ju porositim, o vëllezër, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, që të largoheni nga çdo vëlla që ecën i çrregullt dhe jo sipas porosisë që keni marrë prej nesh.

  4. Sepse ju e dini vetë se si duhet të na shëmbëlleni, sepse ne nuk u sollëm në mënyrë të çrregullt midis jush,

  5. dhe nuk kemi ngrënë falas bukën e ndonjërit, por punuam me mundim e cfilitje ditë e natë, që të mos i bëheshim barrë asnjërit prej jush.

  6. Jo se ne nuk e kemi këtë të drejtë, po për t'ju dhënë ne vetë një shëmbull që ju të na imitonit.

  7. Në fakt, edhe kur ishim në mes tuaj, ju porosisnim këtë: se po qe se ndonjë nuk do të punojë, as të mos hajë.

  8. Në fakt dëgjojmë se disa prej jush që ecin në mënyrë të çrregullt, nuk bëjnë asgjë dhe merren me gjëra të kota.

  9. Këta i porosisim dhe i bëjmë thirrje në Zotin tonë Jezu Krisht, që të hanë bukën e tyre duke punuar shtruar.

  10. Dhe sa për ju, o vëllezër, mos u lodhni së bëri të mirën.

  11. Dhe nëqoftëse dikush nuk i bindet fjalës sonë në këtë letër, shënojeni atë dhe mos u shoqëroni me të, që ai të turpërohet.

  12. Por mos e mbani atë si një armik, po këshillojeni si vëlla.

  13. Dhe vetë Zoti i paqes ju dhëntë vazhdimisht paqe në çdo mënyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë.

  14. Të falat me shëndet janë nga dora ime, nga mua, Pali; dhe kjo është një shenjë në çdo letër prej meje; unë shkruaj kështu.

  15. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen.

  16. Pali, apostulli i Jezu Krishtit, me urdhër të Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, dhe të Zotit Jezu Krisht, shpresës sonë,

  17. 1 Timoteut 1:1rreth 65 e.s.

    Timoteut, birit të vërtetë në besim: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë Atit tonë dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë.

  18. 1 Timoteut 1:2rreth 65 e.s.

    Ashtu si të nxita kur u nisa për në Maqedoni, qëndro në Efes për t'u urdhëruar disave të mos mësojnë doktrina të tjera,

  19. 1 Timoteut 1:3rreth 65 e.s.

    dhe të mos merren me përralla dhe me gjenealogji që s'kanë të sosur, të cilat shkaktojnë përçarje më tepër sesa vepra e Perëndisë, që mbështetet në besim.

  20. 1 Timoteut 1:4rreth 65 e.s.

    Qëllimi i këtij urdhërimi është dashuria, prej një zemre të pastër, prej një ndërgjegjeje të pastër dhe prej një besimi jo të shtirur.

  21. 1 Timoteut 1:5rreth 65 e.s.

    Disa, duke u shmangur nga këto gjëra, u kthyen në biseda të kota dhe,

  22. 1 Timoteut 1:6rreth 65 e.s.

    duke dashur të jenë mësues të ligjit, nuk kuptojnë as ato që thonë, as ato që pohojnë.

  23. 1 Timoteut 1:7rreth 65 e.s.

    Dhe ne e dimë se ligji është i mirë, në qoftë se njeriu e përdor si duhet;

  24. 1 Timoteut 1:8rreth 65 e.s.

    duke ditur këtë, që ligji nuk është vënë për të drejtin, po për të pabesët dhe të rebelët, për të ligët dhe mëkatarët, për të pamëshirshmit dhe të ndyrët, për ata që vrasin babë e nënë, për vrasësit,

  25. 1 Timoteut 1:9rreth 65 e.s.

    për kurvarët, për homoseksualët, për grabitësit, për rremët, për ata që shkelin betimin, për çdo gjë tjetër që bie në kundërshtim me doktrinën e shëndoshë,