Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Timoteut 2:15rreth 65 e.s.

    Kjo fjalë është e sigurt: Në qoftë se dikush dëshiron të bëhet peshkop, dëshiron një punë të mirë."

  2. 1 Timoteut 3:1rreth 65 e.s.

    Duhet, pra, që peshkopi të jetë i patëmetë, burrë i një gruaje të vetme, të jetë i përmbajtur, i arsyeshëm, i matur, mikpritës, i zoti të mësojë të tjerët,

  3. 1 Timoteut 3:2rreth 65 e.s.

    të mos jepet pas verës, të mos jetë i dhunshëm, të mos jetë koprac, por i butë, jo grindavec, të mos lakmojë paranë;

  4. 1 Timoteut 3:3rreth 65 e.s.

    njeri që e qeveris mirë familjen e vet dhe i ka fëmijët të bindur me çdo lloj mirësjellje;

  5. 1 Timoteut 3:4rreth 65 e.s.

    (sepse në qoftë se dikush nuk di të qeverisë familjen e vet, si do të kujdeset për kishën e Perëndisë?).

  6. 1 Timoteut 3:5rreth 65 e.s.

    Të mos jetë i posakthyer në besim, që të mos i rritet mendja dhe të bjerë në gabimet e djallit.

  7. 1 Timoteut 3:6rreth 65 e.s.

    Madje duhet që ai të ketë dëshmim të mirë edhe ndër të jashtmit, që të mos shahet dhe të bjerë në lakun e djallit.

  8. 1 Timoteut 3:7rreth 65 e.s.

    Gjithashtu dhjakët duhet të jenë dinjitozë, jo me dy faqe në fjalë, të mos jepen pas verës së tepërt, të mos lakmojnë fitime të paligjshme,

  9. 1 Timoteut 3:8rreth 65 e.s.

    dhe ta ruajnë misterin e besimit me ndërgjegje të pastër.

  10. 1 Timoteut 3:9rreth 65 e.s.

    Edhe këta le të vihen më parë në provë, pastaj ta kryejnë shërbesën e tyre po të jenë të patëmetë.

  11. 1 Timoteut 3:10rreth 65 e.s.

    Edhe bashkëshortet e tyre të kenë dinjitet, jo shpifarake, por të përmbajtura dhe besnike në gjithçka.

  12. 1 Timoteut 3:11rreth 65 e.s.

    Dhjakët të jenë bashkëshortë të një gruaje të vetme, t'i drejtojnë mirë fëmijët dhe familjet e veta.

  13. 1 Timoteut 3:12rreth 65 e.s.

    Sepse ata që e kanë kryer mirë shërbesën, fitojnë reputacion të mirë dhe siguri të madhe në besimin në Jezu Krishtin.

  14. 1 Timoteut 3:13rreth 65 e.s.

    Po t'i shkruaj këto gjëra duke shpresuar që të vij së shpejti te ti,

  15. 1 Timoteut 3:14rreth 65 e.s.

    por, po u vonova, të dish se si duhet të sillesh në shtëpinë e Perëndisë, që është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe mbështetja e së vërtetës.

  16. 1 Timoteut 3:15rreth 65 e.s.

    Dhe s'ka asnjë dyshim se misteri i mëshirës është i madh: Perëndia u shfaq në mish, u shfajësua në Frymë, u duk ndër engjëj, u predikua ndër johebrenj, u besua në botë, u ngrit në lavdi.

  17. 1 Timoteut 3:16rreth 65 e.s.

    Dhe Fryma e thotë shkoqur se në kohët e fundit disa do ta mohojnë besimin, duke u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve,

  18. 1 Timoteut 4:1rreth 65 e.s.

    që flasin gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre,

  19. 1 Timoteut 4:2rreth 65 e.s.

    të cilët do të ndalojnë martesën dhe do të urdhërojnë të mos hani ushqimet që Perëndia i krijoi, të merren me falënderim nga ata që besojnë dhe e njohin të vërtetën.

  20. 1 Timoteut 4:3rreth 65 e.s.

    Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe asgjë s'është për t'u hedhur, nëse merret me falënderim,

  21. 1 Timoteut 4:4rreth 65 e.s.

    sepse është shenjtëruar nga fjala e Perëndisë dhe nga lutja.

  22. 1 Timoteut 4:5rreth 65 e.s.

    Duke ua propozuar këto gjëra vëllezërve, ti do të jesh një shërbyes i mirë i Jezu Krishtit, i ushqyer me fjalët e besimit dhe të mësimit të mirë, që ke kuptuar plotësisht.

  23. 1 Timoteut 4:6rreth 65 e.s.

    Shmangu pra nga përrallat profane dhe të të vjetërve, edhe ushtrohu në perëndishmëri,

  24. 1 Timoteut 4:7rreth 65 e.s.

    sepse ushtrimi i trupit është i dobishëm për pak gjë, kurse perëndishmëria është e dobishme për çdo gjë, sepse përmban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë.

  25. 1 Timoteut 4:8rreth 65 e.s.

    Kjo fjalë është e sigurt dhe e denjë për t'u pranuar në çdo mënyrë.