Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 1 Timoteut 5:18rreth 65 e.s.

    Mos prano asnjë padi kundër një plaku, veçse kur ka dy ose tre dëshmitarë.

  2. 1 Timoteut 5:19rreth 65 e.s.

    Ata që mëkatojnë qortoji përpara të gjithëve, që edhe të tjerët të kenë frikë.

  3. 1 Timoteut 5:20rreth 65 e.s.

    Unë të vë në be përpara Perëndisë, dhe Zotit Jezu Krisht dhe engjëjve të zgjedhur, që t'i zbatosh këto gjëra pa paragjykime, dhe mos bëj asgjë me anësi.

  4. 1 Timoteut 5:21rreth 65 e.s.

    Mos i vër duart askujt me ngut dhe mos u bëj pjestar në mëkatet e të tjerëve; ruaje veten të pastër.

  5. 1 Timoteut 5:22rreth 65 e.s.

    Mos pi më ujë, por përdor pak verë për stomakun tënd dhe për sëmundjet e tua të shpeshta.

  6. 1 Timoteut 5:23rreth 65 e.s.

    Disa njerëzve mëkatet u duken sheshit edhe përpara gjyqit, ndërsa të tjerëve u duken më pas.

  7. 1 Timoteut 5:24rreth 65 e.s.

    Gjithashtu edhe veprat e mira duken; por edhe ato që janë ndryshe nuk mund të mbeten të fshehura.

  8. 1 Timoteut 5:25rreth 65 e.s.

    Të gjithë skllevërit që janë nën zgjedhë le t'i çmojnë zotërinjtë e tyre të denjë për çdo nderim, që të mos shuhen emri i Perëndisë dhe doktrina.

  9. 1 Timoteut 6:1rreth 65 e.s.

    Edhe ata që i kanë zotërinjtë besimtarë, të mos i përbuzin sepse janë vëllezër, por t'u shërbejnë edhe më mirë, sepse ata që kanë dobi nga shërbimi i tyre janë besimtarë dhe të dashur. Mëso këto gjëra dhe i këshillo.

  10. 1 Timoteut 6:2rreth 65 e.s.

    Në qoftë se dikush mëson një doktrinë tjetër dhe nuk ndjek fjalët e shëndosha të Zotit tonë Jezu Krisht dhe doktrinën sipas perëndishmërisë,

  11. 1 Timoteut 6:3rreth 65 e.s.

    ai mbahet më të madh dhe nuk di asgjë, por vuan nga sëmundja e grindjes dhe e të zënit me fjalë, prej nga lindin smira, grindja, të sharat, dyshimet e këqija,

  12. 1 Timoteut 6:4rreth 65 e.s.

    debatet e kota të njerëzve me mendje të prishur dhe të shterur nga e vërteta, sepse mendojnë se perëndishmëria është burim fitimi; largohu prej këtyre.

  13. 1 Timoteut 6:5rreth 65 e.s.

    Perëndishmëria është një mjet që sjell dobi të madhe, kur njeriu kënaqet me aq sa ka.

  14. 1 Timoteut 6:6rreth 65 e.s.

    Sepse ne nuk kemi asgjë me vete në këtë botë, dhe është e qartë se prej saj nuk mund të marrim gjë me vete;

  15. 1 Timoteut 6:7rreth 65 e.s.

    por, kur kemi çfarë të hamë dhe të veshim, të jemi të kënaqur me kaq.

  16. 1 Timoteut 6:8rreth 65 e.s.

    Por ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në lak dhe në shumë pasione të paarsyeshme dhe të dëmshme, që i plandosin njerëzit në rrënim dhe shkatërrim.

  17. 1 Timoteut 6:9rreth 65 e.s.

    Sepse lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave dhe, duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe e depërtuan veten e tyre në shumë dhimbje.

  18. 1 Timoteut 6:10rreth 65 e.s.

    Por ti, o njeriu i Perëndisë, hiq dorë nga këto dhe ndiq drejtësinë, perëndishmërinë, besimin, dashurinë, zemërgjerësinë dhe zemërbutësinë.

  19. 1 Timoteut 6:11rreth 65 e.s.

    Lufto luftën e drejtë të besimit, rrok jetën e përjetshme, në të cilën u thirre dhe për të cilën ke bërë rrëfimin e mirë të besimit përpara shumë dëshmitarëve.

  20. 1 Timoteut 6:12rreth 65 e.s.

    Po të përgjërohem përpara Perëndisë që u jep jetë të gjitha gjërave dhe të Krishtit Jezus, i cili, duke dëshmuar përpara Ponc Pilatit, dhe një dëshmi të mirë besimi,

  21. 1 Timoteut 6:13rreth 65 e.s.

    ta ruash këtë urdhërim pa njolla e te meta, derisa të shfaqet Zoti ynë Jezu Krisht,

  22. 1 Timoteut 6:14rreth 65 e.s.

    që, në kohën e caktuar, do ta tregojë i lumi e i vetmi sundimtar, Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotërve,

  23. 1 Timoteut 6:15rreth 65 e.s.

    ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm. Amen.

  24. 1 Timoteut 6:16rreth 65 e.s.

    Porositi të pasurit e kësaj bote të mos jenë krenarë, dhe të mos i mbajnë shpresat në pasurinë që është e pasigurt, por në Perëndinë e gjallë, i cili na jep gjithçka bujarisht për ta gëzuar,

  25. 1 Timoteut 6:17rreth 65 e.s.

    të bëjnë të mira, të bëhen të pasur në vepra të mira, të jenë bujarë dhe të gatshëm për të dhënë,