Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Timoteut 2:4rreth 66 e.s.

    Po ashtu, nëse dikush merr pjesë në gara, nuk kurorëzohet po të mos ketë luftuar sipas rregullave.

  2. 2 Timoteut 2:5rreth 66 e.s.

    Bujku që mundohet duhet ta marrë i pari pjesën e fryteve.

  3. 2 Timoteut 2:6rreth 66 e.s.

    Mendo për ato që të them, sepse Zoti do të të japë mend për të gjitha.

  4. 2 Timoteut 2:7rreth 66 e.s.

    Kujto që Jezu Krishti, nga fisi i Davidit, u ngjall së vdekuri sipas ungjillit tim,

  5. 2 Timoteut 2:8rreth 66 e.s.

    për të cilin unë po vuaj deri edhe në pranga posi keqbërës; por fjala e Perëndisë nuk lidhet në pranga.

  6. 2 Timoteut 2:9rreth 66 e.s.

    Prandaj unë i duroj të gjitha për shkak të të zgjedhurve, që ata të kenë shpëtimin që është në Krishtin Jezus, bashkë me lavdi të përjetshme.

  7. 2 Timoteut 2:10rreth 66 e.s.

    Kjo fjalë është e vërtetë, sepse, nëse ne vdiqëm me të, me të edhe do të rrojmë;

  8. 2 Timoteut 2:11rreth 66 e.s.

    në qoftë se vuajmë, do të mbretërojmë bashkë me të; po ta mohojmë, edhe ai do të na mohojë.

  9. 2 Timoteut 2:12rreth 66 e.s.

    Nëse jemi të pabesë, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund të mohojë vetveten.

  10. 2 Timoteut 2:13rreth 66 e.s.

    Ua kujto atyre këto gjëra, duke u përbetuar përpara Zotit të mos hahen kot me fjalë pa asnjë dobi, në dëm të atyre që dëgjojnë.

  11. 2 Timoteut 2:14rreth 66 e.s.

    Mundohu të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që thotë drejt fjalën e së vërtetës.

  12. 2 Timoteut 2:15rreth 66 e.s.

    Shmangu nga fjalët e kota dhe profane, sepse do të çojnë në pabesi,

  13. 2 Timoteut 2:16rreth 66 e.s.

    dhe fjala e tyre do të brejë si një gangrenë; ndër këta janë Himeneu dhe Fileti,

  14. 2 Timoteut 2:17rreth 66 e.s.

    të cilët dolën jashtë rrugës së të vërtetës, duke thënë se ringjallja ka ngjarë dhe përmbysin besimin e disave.

  15. 2 Timoteut 2:18rreth 66 e.s.

    Megjithatë themeli i fortë i Perëndisë qëndron i patundur, dhe ka këtë vulë: "Zoti i njeh të vetët", dhe: "Le t'i largohet paudhësisë kushdo që përmend emrin e Krishtit".

  16. 2 Timoteut 2:19rreth 66 e.s.

    Në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë prej ari dhe argjendi, por edhe prej druri dhe balte; disa për të nderuar; të tjerat për të mos nderuar.

  17. 2 Timoteut 2:20rreth 66 e.s.

    Pra, në qoftë se dikush pastrohet nga këto gjëra, do të jetë një enë nderi, e shenjtëruar dhe e dobishme për të zotin, e përgatitur për çdo vepër të mirë.

  18. 2 Timoteut 2:21rreth 66 e.s.

    Largohu nga pasionet rinore dhe bjeru pas drejtësisë, besimit, dashurisë dhe paqes bashkë me ata që e thërresin në ndihmë Zotin me zemër të pastër.

  19. 2 Timoteut 2:22rreth 66 e.s.

    Shmang gjithashtu diskutimet e marra dhe pa mend, duke ditur se shkaktojnë grindje.

  20. 2 Timoteut 2:23rreth 66 e.s.

    Sepse shërbëtori i Zotit nuk duhet të zihet, por të jetë i butë me të gjithë, i aftë për të mësuar njerëzit dhe i durueshëm,

  21. 2 Timoteut 2:24rreth 66 e.s.

    duke i mësuar me butësi kundërshtarët, me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që arrijnë të njohin të vërtetën,

  22. 2 Timoteut 2:25rreth 66 e.s.

    dhe të vijnë në vete, duke shpëtuar nga laku i djallit, që i ka zënë robër të vullnetit të tij.

  23. 2 Timoteut 2:26rreth 66 e.s.

    Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira,

  24. 2 Timoteut 3:1rreth 66 e.s.

    sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë,

  25. 2 Timoteut 3:2rreth 66 e.s.

    të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s'e duan të mirën,