circa AD 48–96
Letters to the Churches
Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.
Vargje nga kjo periudhë
- 2 Timoteut 4:11rreth 66 e.s.
Tikikun e dërgova në Efes.
- 2 Timoteut 4:12rreth 66 e.s.
Kur të vish, sill mantelin që lashë në Troadë, pranë Karpit, dhe librat, sidomos pergamenat.
- 2 Timoteut 4:13rreth 66 e.s.
Aleksandri, remtari, më bëri shumë të këqija; Zoti ia shpagoftë sipas veprave të tij.
- 2 Timoteut 4:14rreth 66 e.s.
Ruaju edhe ti prej tij, sepse ka qenë kundërshtar i madh i fjalëve tona.
- 2 Timoteut 4:15rreth 66 e.s.
Në mbrojtjen time të parë në gjyq askush nuk qe me mua, por të gjithë më lanë; kjo të mos u numërohet për faj.
- 2 Timoteut 4:16rreth 66 e.s.
Por Zoti më ndenji pranë dhe më dha fuqi, që me anën time predikimi i ungjillit të kryhej plotësisht dhe ta dëgjonin të gjithë johebrenjtë; dhe unë shpëtova nga goja e luanit.
- 2 Timoteut 4:17rreth 66 e.s.
Edhe Zoti do të më shpëtojë nga çdo vepër e keqe dhe do të më ruajë për mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në shekuj të shekujve. Amen.
- 2 Timoteut 4:18rreth 66 e.s.
Të fala Prishilës dhe Akuilës dhe shtëpisë së Onesiforit.
- 2 Timoteut 4:19rreth 66 e.s.
Erasti mbeti në Korint, por Trofimin e lashë të sëmurë në Milet.
- 2 Timoteut 4:20rreth 66 e.s.
Përpiqu të vish përpara dimrit. Të përshëndetin Eubuli, Pudenti, Lini, Klaudja dhe të gjithë vëllezërit.
- 2 Timoteut 4:21rreth 66 e.s.
Zoti Jezu Krisht qoftë me frymën tënde! Hiri qoftë me ju! Amen.
- 2 Timoteut 4:22rreth 66 e.s.
Pali, shërbëtor i Perëndisë dhe apostull i Jezu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurve të Perëndisë dhe njohjes të së vërtetës që është sipas perëndishmërisë,
- Titit 1:1rreth 65 e.s.
në shpresën e jetës së përjetshme, të cilën Perëndia, që nuk gënjen, e premtoi para të gjitha kohërave,
- Titit 1:2rreth 65 e.s.
dhe që në kohë të caktuara e shfaqi fjalën e tij me anë të predikimit që m'u besua me urdhër të Perëndisë, Shpëtimtarit tonë,
- Titit 1:3rreth 65 e.s.
Titit, birit të vërtetë në besimin e përbashkët: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë, Atit, dhe prej Zotit Jezu Krisht, Shpëtimtarit tonë.
- Titit 1:4rreth 65 e.s.
Për këtë arsye të lashë në Kretë, që ti të ndreqësh mirë çështjet që janë për t'u bërë dhe që, në çdo qytet, të caktosh pleq, ashtu siç të porosita;
- Titit 1:5rreth 65 e.s.
secili prej tyre të jetë i paqortueshëm, bashkëshort i një gruaje të vetme, të ketë fëmijë besimtarë, që të mos përfliten për jetë të shthurur dhe për pandëgjesë.
- Titit 1:6rreth 65 e.s.
Sepse peshkopi, si administrues i shtëpisë së Perëndisë duhet të jetë i paqortueshëm, jo arrogant, jo zemërak, jo i dhënë pas verës, jo i dhunshëm, jo njeri që lakmon fitim të turpshëm,
- Titit 1:7rreth 65 e.s.
por mikpritës, mirëdashës, i urtë, i drejtë, i shenjtë, i përmbajtur,
- Titit 1:8rreth 65 e.s.
që mban fort fjalën besnike siç i është mësuar, që të jetë në gjëndje me doktrinën e shëndoshë të këshillojë dhe bindë ata që kundërshtojnë.
- Titit 1:9rreth 65 e.s.
Sepse ka, veçanërisht ndërmjet atyre që janë nga rrethprerja, shumë të pabindur, llafazanë dhe mashtrues, të cilëve u duhet mbyllur goja;
- Titit 1:10rreth 65 e.s.
këta ngatërrojnë familje të tëra, duke mësuar ato që s'duhet, për fitim të ndyrë.
- Titit 1:11rreth 65 e.s.
Një prej tyre, pikërisht një profet i tyre, tha: "Kretasit janë gjithnjë gënjeshtarë, egërsira të këqija, barkpërtacë!"
- Titit 1:12rreth 65 e.s.
Kjo dëshmi është e vërtetë; prandaj qortoji me ashpërsi, që të shëndoshen në besim,
- Titit 1:13rreth 65 e.s.
pa u vënë vesh përrallave të Judenjve dhe urdhërimeve të njerëzve që largohen nga e vërteta.