Kalo te përmbajtja

circa AD 48–96

Letters to the Churches

Paul and other apostles write to strengthen, correct, and encourage the scattered churches across the Roman world.

2,767 vargje · 21 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Hebrenjve 3:11rreth 64 e.s.

    Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë,

  2. Hebrenjve 3:12rreth 64 e.s.

    por nxitni njeri tjetrin çdo ditë, derisa thuhet: "Sot", që të mos ngurtësohet ndonjë nga ju prej mashtrimit të mëkatit.

  3. Hebrenjve 3:13rreth 64 e.s.

    Sepse ne jemi bërë pjestarë të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit,

  4. Hebrenjve 3:14rreth 64 e.s.

    kur thuhet: ''Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos jini zemërgur si në ditën e kryengritjes''.

  5. Hebrenjve 3:15rreth 64 e.s.

    Kush janë ata që, mbasi e dëgjuan, e provokuan? A thua jo të gjithë ata që dolën nga Egjipti me anë të Moisiut?

  6. Hebrenjve 3:16rreth 64 e.s.

    Dhe kush qenë ata me të cilët u zemërua për dyzet vjet? A s'qenë vallë ata që mëkatuan, kufomat e të cilëve ranë nëpër shkretëtirë?

  7. Hebrenjve 3:17rreth 64 e.s.

    Dhe për cilët bëri be se nuk do të hynin në prehjen e tij, veç se për ata që qenë të pabindur?

  8. Hebrenjve 3:18rreth 64 e.s.

    Ne shohim se ata nuk mundën të hyjnë për shkak të mosbesimit.

  9. Hebrenjve 3:19rreth 64 e.s.

    Prandaj, përderisa mbetet akoma një premtim për të hyrë në prehjen e tij, le të kemi frikë se mos ndonjë nga ju të mbetet jashtë.

  10. Hebrenjve 4:1rreth 64 e.s.

    Në fakt neve si edhe atyre u ishte shpallur lajmi i mirë, por fjala e predikimit nuk u dha dobi fare, sepse nuk qe e bashkuar me besimin tek ata që e dëgjuan.

  11. Hebrenjve 4:2rreth 64 e.s.

    Sepse ne që besuam hyjmë në prehje, siç tha ai: ''Kështu u përbetova në mërinë time: nuk do të hyjnë në prehjen time'', ndonëse veprat e tij u mbaruan që kur se u krijua bota.

  12. Hebrenjve 4:3rreth 64 e.s.

    Sepse diku ai ka thënë kështu për të shtatën ditë: ''Dhe Perëndia u preh të shtatën ditë nga të gjitha veprat e tij'';

  13. Hebrenjve 4:4rreth 64 e.s.

    dhe po aty: ''Nuk do të hyjnë në prehjen time''.

  14. Hebrenjve 4:5rreth 64 e.s.

    Mbasi, pra, mbetet që disa të hyjnë në të, ndërsa ata që u ungjillzuan më përpara nuk hyjnë për shkak të mosbesimit të tyre,

  15. Hebrenjve 4:6rreth 64 e.s.

    ai cakton përsëri një ditë: "Sot", duke thënë, mbas kaq kohe, me gojën e Davidit: ''Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos u bëni zemërgur''.

  16. Hebrenjve 4:7rreth 64 e.s.

    Sepse, në qoftë se Jozueu do t'u kishte dhënë prehje, Perëndia nuk do të kishte folur për një ditë tjetër.

  17. Hebrenjve 4:8rreth 64 e.s.

    Mbetet, pra, një pushim i së shtunës për popullin e Perëndisë.

  18. Hebrenjve 4:9rreth 64 e.s.

    Sepse kush ka hyrë në prehjen e tij, ka bërë pushim edhe ai nga veprat e veta, ashtu si Perëndia nga të tijat.

  19. Hebrenjve 4:10rreth 64 e.s.

    Le të përpiqemi, pra, të hyjmë në atë prehje, që askush të mos bjerë në atë shëmbull të mosbindjes.

  20. Hebrenjve 4:11rreth 64 e.s.

    Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.

  21. Hebrenjve 4:12rreth 64 e.s.

    Dhe nuk ka asnjë krijesë që të jetë e fshehur para tij, por të gjitha janë lakuriq dhe të zbuluara para syve të Atij, të cilit ne do t'i japim llogari.

  22. Hebrenjve 4:13rreth 64 e.s.

    Duke pasur, pra, një kryeprift të madh që ka përshkuar qiejt, Jezusin, Birin e Perëndisë, le të mbajmë fort rrëfimin tonë të besimit.

  23. Hebrenjve 4:14rreth 64 e.s.

    Sepse ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t'i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar.

  24. Hebrenjve 4:15rreth 64 e.s.

    Le t'i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje.

  25. Hebrenjve 4:16rreth 64 e.s.

    Sepse çdo kryeprift, që merret prej njerëzve, vihet kryeprift mbi njerëzit për gjërat që kanë të bëjnë me Perëndinë, për të ofruar dhurata dhe flijime për mëkatet;