Skip to content

Vargje biblike për Strife

158 vargje · 57 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,

  2. zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes,

  3. dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.

  4. Urrejtja shkakton grindje, por dashuria mbulon të gjitha fajet.

  5. Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.

  6. Njeriu gjaknxehtë nxit grindje, por ai që nuk zemërohet shpejt i qetëson grindjet.

  7. Njeriu i çoroditur mbjell grindje dhe ai që shpif përçan miqtë më të mirë.

  8. Éshtë më mirë një copë bukë thatë me paqe se sa një shtëpi plot me kafshë të vrara me grindje.

  9. Të fillosh një grindje është sikur t'u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet.

  10. Ai që do mëkatin i do grindjet, dhe ai që ngre portën e tij kërkon rrënim.

  11. Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje.

  12. Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe grindjet janë si shulat e një kalaje.

  13. Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme.

  14. Éshtë një lavdi për njeriun t'u shmanget grindjeve, por çdo budalla përzihet në to.

  15. Mos thuaj: "Do t'i përgjigjem së keqes me të keqen"; ki shpresë te Zoti dhe ai do të të shpëtojë.

  16. Éshtë më mirë të banosh në një shkretëtirë se sa me një grua grindavece dhe ngacmuese.

  17. Përzëre tallësin dhe grindjet do të ikin bashkë me të; po, grindjet dhe fyerjet do të pushojnë.

  18. Për cilin janë "ah-ët", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur?

  19. Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.

  20. Mos bëj padi me tepër nxitim, sepse në fund nuk do të dish çfarë të bësh, kur i afërmi yt do të të ketë bërë me turp.

  21. Éshtë më mirë të banosh në cep të një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

  22. Kalimtari që përzihet në një grindje që nuk i përket, është si ai që kap nga veshët një qen.

  23. Kur mungojnë drutë, zjarri shuhet; dhe kur nuk ka një gojë të keqe, grindja merr fund.

  24. Ashtu si qymyri jep shpuzën dhe drutë zjarrin, kështu njeriu grindavec i nxit grindjet.

  25. Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njera tjetrës.