Skip to content

Vargje biblike për Strife: General references

124 vargje · 57 aspekte

Vargje për General references

Filtro sipas librit
  1. Dhe kështu Abrami i tha Lotit: "Nuk duhet të ketë mosmarrëveshje midis teje dhe meje, as midis barinjve të mi dhe barinjve të tu, sepse jemi vëllezër.

  2. Kështu i nisi vëllezërit e tij dhe, ndërsa ata po iknin, u tha: "Mos u grindni rrugës".

  3. Por si mundem unë, duke qenë i vetëm, të mbaj barrën tuaj, peshën tuaj dhe grindjet tuaja?

  4. Ti i fsheh në strehën e fshehtë të pranisë sate nga grackat e njerëzve, ti i ruan në një çadër të mbrojtur nga grindjet me fjalë.

  5. Shkatërroji, o Zot, ngatërro gjuhët e tyre, sepse kam parë dhunë dhe kacafytje në qytet.

  6. Ti na ke bërë objekt mosmarëveshjeje për fqinjët tanë, dhe armiqtë tanë qeshin njeri me tjetrin.

  7. Mos bëj padi kundër askujt pa shkak; po të jetë se nuk të ka bërë asnjë të keqe.

  8. Njeriu pa vlerë, njeriu i keq, ecën me një gojë të çoroditur;

  9. luan syrin, flet me këmbët, bën shenja me gishta;

  10. ka ligësi në zemër, kurdis vazhdimisht të keqen dhe mbjell grindje.

  11. Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:

  12. sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,

  13. zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes,

  14. dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.

  15. Urrejtja shkakton grindje, por dashuria mbulon të gjitha fajet.

  16. Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.

  17. Njeriu gjaknxehtë nxit grindje, por ai që nuk zemërohet shpejt i qetëson grindjet.

  18. Njeriu i çoroditur mbjell grindje dhe ai që shpif përçan miqtë më të mirë.

  19. Éshtë më mirë një copë bukë thatë me paqe se sa një shtëpi plot me kafshë të vrara me grindje.

  20. Të fillosh një grindje është sikur t'u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet.

  21. Ai që do mëkatin i do grindjet, dhe ai që ngre portën e tij kërkon rrënim.

  22. Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje.

  23. Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe grindjet janë si shulat e një kalaje.

  24. Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme.

  25. Éshtë një lavdi për njeriun t'u shmanget grindjeve, por çdo budalla përzihet në to.